Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
SHBA– Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden nuk beson se paraardhësi i tij Donald Trump duhet të ketë qasje në informacionet e zbulimit për shkak të “sjelljes së tij të çorientuar” dhe shqetësimit se ai mund t’ua japë atë informacion të tjerëve, tha Biden në një intervistë të premten.
“Mendoj se jo”, tha Biden kur u pyet nga drejtuesja e emisionit CBS Evening News, Norah O’Donnell nëse ish presidenti republikan Trump, duhet t’i merrte informimet e zbulimit.
Ish presidentët amerikanë tradicionalisht kanë marrë disa informacione zbulimi edhe pasi kanë lënë detyrën.
Ish presidenti Trump e denigronte shpesh komunitetin e zbulimit dhe nuk preferonte raportime të gjata për zbulimin gjatë mandatit të tij në Shtëpinë e Bardhë. Ai kishte vënë gjithashtu në pikëpyetje përfundimet e zbulimit amerikan sipas së cilave Rusia kishte ndërhyrë në zgjedhjet e vitit 2016.
Biden tha se pikëpamja e tij se Trump nuk duhet të merrte njoftimet e zbulimit nuk ishte e lidhur me trazirat e Kapitolit.
“Për shkak të sjelljes së tij të çorientuar, pa lidhje me rebelimin”, tha zoti Biden, duke shpjeguar arsyetimin e tij.
I pyetur se cili do të ishte shqetësimi i tij më i madh nëse zoti Trump do të merrte informacion të tillë të klasifikuar sekret, zoti Biden nuk pranoi të hynte në hollësi.
“Do të preferoja të mos spekuloja me zë të lartë. Thjesht mendoj se nuk ka nevojë që ai të ketë informacione të tilla. Çfarë vlere ka t’i japësh atij një përmbledhje informacioni zbulimi? Çfarë ndikimi ka ai, përveç faktit se mund t’i rrëshqasë goja dhe të thotë diçka?”, tha presidenti Biden.
Shtëpia e Bardhë kishte thënë më parë se çështja ishte nën shqyrtim. Për muaj me radhë pas zgjedhjeve, zoti Trump sfidoi rezultatin e tyre me ankesa në gjykata dhe duke bërë akuza të pabazuara për mashtrim të përhapur me votimet. Ai nuk mori pjesë në inaugurimin e zotit Biden më 20 janar, ku ishin të pranishëm ish-presidentë të tjerë të Shteteve të Bashkuara, duke zgjedhur të udhëtojë në Florida, ku është vendosur pas presidencës.
Marrë nga VOA
(kle.mu./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha të premten se 75% e të gjitha vaksinave për COVID-19 në të gjithë botën janë injektuar në vetëm 10 vende, ndërsa g...
SHBA– Kompania filmike e Barak dhe Michelle Obamës njoftoi të premten gjashtë projekte të reja për kompaninë Netflix, duke përfshirë një histori dashurie ...
SHBA- Presidenti Joe Biden i bëri thirrje të premten Kongresit që të miratojë me shpejtësi paketën e tij të ndihmës për koronavirusin prej 1.9 trilion dollarësh...
BRUKSEL- Krerët e Danimarkës, Austrisë, Republikës Çeke dhe Greqisë i kanë kërkuar Komisionit Evropian të veprojë shpejt për të siguruar doza nga vaksina...
UTAH- Fotografi Renan Ozturk ka bashkuar disa foto të një sportisti të linjave të larta duke ecur midis dy kullave në shkretëtirën e Utah. National Geography sh...
TURQI- Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka sulmuar komitetin LGBT gjatë një deklarate për mediat.BBC shkruan se Erdogan foli publikisht pas protestave...
KOSOVË- Kandidatja e për Presidente e Kosovës, Vjosa Osmani e ka krahasuar vendimin për ndalimin e Kurtit në zgjedhje me Bashkimin Evropian. Në një intervi...
KOSOVË- Kandidati për Kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar se Albin Kurti i bën dëm Kosovës ndaj u hoq nga qeveria. Gj...
SHBA- Kompania farmaceutike Johnson & Johnson ka kërkuar autorizim për përdorim emergjent të vaksinës së saj te Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA). ...
SHBA– Një shumicë e amerikanëve thonë se ish-Presidenti Donald Trump është në një farë mase fajtor për sulmin ndaj Kapitolit më 6 janar. Rreth gjysma thon...