Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Bota
Aleksander Vuçiç jep deklaratën e fortë: Nuk jemi afër zgjidhjes politike me Kosovën
22 Shtator 2020, 15:10Nga DOSJA
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç i minimizoi shpresat se marrëveshjet për bashkëpunim ekonomik me Kosovën, të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara, mund të çojnë së shpejti në marrëveshje politike me Kosovën. Kosova dhe Serbia kanë rënë dakord që të ndërmarrin hapa drejt bashkëpunimit ekonomik, duke përfshirë punën në projekte të përbashkëta të infrastrukturës.
Dy palët kanë nënshkruar marrëveshje në Shtëpinë e Bardhë, më 4 shtator, në prani të presidentit amerikan, Donald Trump.
Duke folur për agjencinë e lajmeveReuters, Vuçiç i përshkroi marrëveshjet e Uashingtonit si një hap i madh në drejtim të duhur, por tha se ka një rrugë të gjatë deri te normalizimi politik.
“Mendoj se marrëveshjet e tilla janë shumë të rëndësishme për të ruajtur paqen dhe për t’i zgjidhur, njëherë e përgjithmonë, problemet tona, për të pasur të ardhme të qartë për fëmijët tanë. Nuk po them se jemi afër një zgjidhjeje politike”, tha Vuçiç.
Vuçiç, megjithatë, e përshkroi bashkëpunimin ekonomik si “çelës” të çdo marrëveshjeje politike në të ardhmen. Marrëveshjet për normalizimin ekonomik janë nënshkruar nga Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.
Dy palët nuk i kanë hedhur nënshkrimet në dokumentin e njëjtë, por secila veç e veç i ka nënshkruar zotimet e saj. Trump, në anën tjetër, ka nënshkruar një letër, përmes së cilës i ka përgëzuar palët për guxim drejt normalizimit të marrëdhënieve.
Të martën, në Beograd qëndroi një delegacion amerikan, i udhëhequr nga i dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i cili diskutoi për mundësinë e financimit të projekteve. I njëjti delegacion e vizitoi Kosovën të hënën.
(A.K.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
LIBAN- Libani pas pothuajse dy muajsh është tronditur sërish ditën e sotme. Sipas mediave të huaja një depo armësh që i përkiste “Hezbollah”-ut ka shpërtheyr. S...
MAQEDONI E VERIUT– Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ditën e sotme ka raportuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 5 persona si shkak i COVI...
KOSOVË- Asnjë viktimë dhe 66 raste të reja janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Shëndetësisë, Armend Zema...
BRITANI E MADHE- Kryeministri Britanik Boris Johnson nuk po kalon kohën më të mirë të mundshme dhe kjo është mjaft e qartë për të gjithë, por problemet e parave...
FRANCË– Airbus po synon të vendosë në shërbim aeroplanin e parë tregtar në botë me energji hidrogjeni deri në vitin 2035, tha CEO Guillaume Faury.Hid...
SHBA– Dy ditë më parë u publikuan dosjet FinCen , që nxorrën në pah dështimin e qeverive për të frenuar pastrimin e parave. Klanet mafioze, despotët, olig...
BOTSVANA- Në fillim të muajit korrik më shumë se 350 u gjetën të vdekur në Afrikën Jugore, që atë kohë ekspertët deklaruan se është një vdekje misterioze. As au...
SHBA-Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) hoqi të hënën udhëzimet paralajmëruese për transmetimin e mundshëm nga ajri të koronavi...
SUEDI– Në një kohë që në mbarë botën po pritet vaksina efektive kundër koronavirusit, qeveria suedeze ka bërë me dije se nuk do të rekomandojë një vaksinë kundë...