LIVE UPDATES
Aktualitet

Zgjatja e moratoriumit nuk ngjall shpresë për luftën ndaj gjuetisë së paligjshme

Shtegu që të çon drejt Syrit të Sheganit nuk është i vetmi ku Zylja ka hasur gëzhoja armësh gjuetie. E njëjta pamje, sipas Zyljas gjendet në zonat e mbrojtura në liqenin e Shkodrës si dhe përgjatë lumit të Bunës.

17 Qershor 2022, 10:43 Nga Emi Kalaja
Zgjatja e moratoriumit nuk ngjall shpresë për luftën ndaj
Foto ilustruese

Në fillim të shtatorit 2021, Aurora Zylja, biologe në Shkodër dhe një grup natyralistësh ishin pjesë e një ekspedite që përfshinte vëzhgimin e shpendëve buzë Liqenit të Shkodrës. Ata ecën nga fshati Flakë drejt Syrit të Sheganit përmes shtegut që kalon pëmes ligatinave dhe pyllit dhe gjetën gjatë rrugëtimit me dhjetëra gëzhoja.

“Nuk dëgjuam krisma, por nëpër tokë gjeta gëzhojat e fotografuara, që vërtetojnë që në këtë zonë zhvillohet gjuetia e paligjshme”, tha biologia.

Shtegu që të çon drejt Syrit të Sheganit nuk është i vetmi ku Zylja ka hasur gëzhoja armësh gjuetie. E njëjta pamje, sipas Zyljas gjendet në zonat e mbrojtura në liqenin e Shkodrës si dhe përgjatë lumit të Bunës. Prej marsit të vitit 2014, Shqipëria ka miratuar moratoriumin e gjuetisë dhe aktualisht në Kuvend gjendet në axhendë edhe projekti për zgjatjen e afatit të ndalimit të gjuetisë për 5 vite të tjera. Por aktivistët mjedisorë theksojnë se problemi është tek gjuetia e paligjshme dhe paaftësia e institucioneve për të ndëshkuar autorët.

Ndryshe nga shqetësimi i aktivistëve, të dhënat e institucioneve zyrtare tregojnë zero raste të gjuetisë së paligjshme në dy vitet e fundit në Shkodër. Kreu i Administratës së Zonave të Mbrojtura i tha BIRN se për vitet 2021-2022 nuk kishte asnjë rast të gjuetisë së paligjshme të identifikuar. Policia dhe Prokuroria e Shkodrës thanë gjithashtu në përgjigje me shkrim se nuk kishin raste të identifikuara.

Në vitet 2019 dhe 2020, Shqipëria importoi mbi 1500 armë gjuetie dhe vetëm në vitin 2020 në doganë hynë mbi 150 mijë fishekë, pavarësisht se vendi ishte nën monatorium. Vetëm Drejtoria e Policisë së Shkodrës dha 310 autorizime për armë gjuetie në këto dy vite. Në kontrast, numri i personave të hetuar për gjueti të paligjshme është në rënie vit pas viti.

Mungesa e rasteve të kapura të gjuetisë së paligjshme del edhe në Raportin e Vlerësimit të Ndikimit që shoqëron propozimin e qeverisë për zgjatjen me 5 vjet të tjera të moratoriumit për ndalimin e gjuetisë. Raporti vë në dukje se rastet e kapura të gjuetisë së paligjshme ranë nga 19 në vitin 2018 në vetëm 4 raste në vitin 2020.

Megjithatë, raporti pranon se gjuetia, edhe pse nën moratoriumi që prej marsit 2014,  ka vijuar në mënyrë të paligjshme.

“Nga anëtarët e Këshillit (Këshillit Kombëtar për Faunën e Egër) u evidentua situata e faunës së egër që është në një gjendje të pa ndryshuar këtë periudhë të fundit, për të mos thënë dhe me raste në rritje të gjuetisë së paligjshme e vrasjeve të llojeve të ndryshme,” thuhet në raport.

Në relacion pretendohet se ndalimi i gjuetisë mundësoi një qetësi për shpendët dhe kafshët e egra dhe se zgjatja e tij do të japë më shumë mundësi rigjenerimi. Por raporti pranon se rezultatet nuk kanë qenë ato që priteshin. Sipas relacionit të qeverisë, kontrolli i dobët mbi paligjshmërinë ka ardhur si pasojë e vullnetit të ulët të inspektorëve në terren dhe për shkak të paqartësisë së kompetencave në ligjin e vjetër.

“Mbështetja nga drejtuesit e lartë të policisë dhe inspektoratit ka qenë e lartë, ndërkohë që aftësitë dhe vullneti i inspektorëve në terren ka qenë i ulët, duke u justifikuar me anë të mungesës së kapaciteteve, mungesës së infrastrukturës mbështetëse, mosfunksionimin e organit të akuzës për rastet e ndaluara, riorganizimit të strukturës inspektuese dhe kohës që mori ky proces”, thuhet në raport.

Por projektligji nuk parashikohen as stafe shtesë dhe as infrastrukturë që do të mundësonte kontroll më të mirë të territorit.

Nisur nga kjo specialistët dyshojnë se moratoriumi i ri nuk do të ketë ndonjë efekt më të mirë, edhe pse qeveria pretendon se në këtë rast i ka qartësuar kompetencat e institucioneve.

“Nuk është zgjidhje, sepse kjo është mënyra më e mirë për të fshehur përgjegjësitë dhe paaftësitë e administratës që e ka kompetencë monitorimin dhe kontrollin në terren,” thotë Aurora Zylja.

Edhe gjuetarët e regjistruar e shohin zgjatjen e moratoriumit si tregues të pamundësive të qeverisë për të kontrolluar territorin.

“Zgjatja 3 herë e moratoriumit tregon se shteti nuk ka kontroll mbi territorin dhe gjen zgjidhje me komanda të papranueshme,” tha Zyhdi Mustafa, kryetari i shoqatës së gjuetarëve “Jakup Bajri” në Shkodër.

Mustafa e quajti propozimin për të zgjatur moratoriumin një teatër, që dëmtonte vetëm 17 mijë gjuetarët e regjistruar sipas tij, por që nuk ndalonte shkatërrimin e faunës.

“Moratoriumi vetëm ka penalizuar gjuetarët e ligjshëm, të tjerët kanë vijuar abuzivisht. Faunën këtu po e shkatërrojnë njerëzit të nuk e njohin dhe abuzojnë. Ata gjuajnë natën dhe ditën edhe sot që ne flasim”, tha Zyhdi Mustafa.

Xhabir Mehmeti, një gjuetar i apasionuar në Shkodër, thotë po ashtu se gjuetarët e paligjshëm nuk e kanë ndërprerë asnjë ditë aktivitetin e tyre, pavarësisht moratoriumit 7 vjeçar.

“Nëse do të zbatoheshin ligjet që janë dhe do të ndalohej gjuetia e paligjshme, nuk do te kishte patur asnjë problem, por këta nuk dinë ta luftojnë gjuetinë e paligjshme dhe bëjnë sikur punojnë,”-tha ai.

Ndryshe nga gjuetarët, Agim Dardha, drejtues i AdZM-së së Shkodrës beson se zgjatja e moratoriumit do të përmirësojë situatën e faunës në zonë.

“Sa i takon moratoriumit të gjuetisë, ka qenë rezultativ pasi në censusin e shpendëve të përvitshëm kemi patur shtim të individëve dhe shpendëve ujorë,” tha ai, duke shtuar se në Bunë dhe në liqen ishin regjistruar më shumë shpendë se në Lagunën e Karavastasë./BIRN

aurora zylja shkoder gjuetia e paligjshme

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit