LIVE UPDATES
Aktualitet

Episodi me Policinë, Spartak Braho: Në makinën e tyre vinte era drogë, i pyeta ç'bëni çuna

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Spartak Braho tregoi se në momentin kur ishte në një makinë të policisë, ndjeu aromë kanabisi. Efektivët i pohuan se e konsumojnë ndonjëherë.

17 Qershor 2022, 09:25 Nga A.B
Episodi me Policinë, Spartak Braho: Në makinën e tyre vinte era
Spartak Braho

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Spartak Braho ka treguar një situtatë që i ka ndodhur me Policinë e Shtetit. I ftuar në emisionin “Frontline”, të gazetares Marsela Karapanços, Braho tregoi se teksa ishte në një mjet të policisë, ndjeu aromë kanabisi. Në momentin kur pyeti oficerët e policisë se çfarë ishte kjo aromë, ata janë shprehur se ata e përdorin herë pas here që i përdorin lëndët narkotike. 

“Deri tani kemi folur mirë për trajtimin e policisë po nuk kemi folur problemet që ka venë policia. Ka mes tyre të korruptuar. Kam hyrë një ditë në një makinë policie, vinte era drogë. I thash ç’bëni mo çuna. Pimë ndonjëherë tha.Mos u çudit sepse këto punë i nxori testi që u bë në polici dhe u ndërpre se do të hapte një plagë të madhe. Jam i sigurt që ka plot nga këta që kanë bërë këtë shkollë kur bien në kontakt me drogaxhit i kërkojnë një cigare ose i kërcënojë se do t’i raportojnë. Apo i kërkojnë para e nisin problematikat”, është shprehur Braho.

RRËFIMI I PLOTË I BRAHOS:

“Çuçi është shtetar i mirë por me deklaratat ka rënë pre e frymës nga lart. Nuk është situata ajo që paraqiti Çuçi është e besueshme që sa kohë zhvillohen takime e evente ndërkombëtare, organizimi i tyre pa probleme është një pjesë e punës së strukturave ligjzbatuese por jo lufta reale kundër krimit. Ndodhin çdo ditë vrasje. Ka një problematikë të rëndë e cila duhet analizuar. Problematika është që situata nuk është e mirë krahas punës së mirë të shtetit për ruajtjen e sigurisë së përgjithshme në evente që na nderojnë. Duhet parë se ç’bëhet për parandalimine krimit. Edhe në Amerikë vriten për ditë. Është krijuar një problematikë edhe atje për pajisjen me armë, është lëshuar dora më shumë se sa duhet sepse nuk janë sanksionuar rregullat për përdorimin e tyre. Krimi shpërthen lulëzon kur i krijon kushtet. Problemi është si i përgjigjen strukturat.

Ne sot kemi një polici përgjithësisht të plagosur për shkak të situatës së trashëguar dhe kanë zënën vend, edhe pse kemi një drejtor policie me formim profesional të tillë, ka mbaruar akademinë e policisë nuk ka pasur të tillë më parë. Performanca personale është pozitive, rrezaton në organizimin e tyre, ka një numër personash që bashkëpunon shumë mirë por nuk pasqyrohet në terren. Por nuk është vetëm kjo. Çështja fillon në përgatitjen e policit të thjeshtë. Sot bëhen 6 muaj shkollë dhe 6 muaj kurs për të dalë polic. Kjo është e papranueshme. Gledis Nano nuk e ka në dorë këtë por shteti dhe qeveria që duhet të kuptojnë që me 6 muaj nuk bëhet polic, sepse një polic jo i rregullt mendërisht vret edhe kolegun. Një psikopat i sëmurë bëhet shkak për një ngjarje të rëndë. Polici ynë ende nuk di të përdorë arën, mbajnë ende në brez TT e viteve më parë. Duhet të kalojë teste dhe përgatitje të forta psikologjike. Polici është figura e shtetit dhe tek shteti është tipar kryesor dhe detyrë kryesore ruajtja e rendit dhe sigurisë së qytetarëve, përdor edhe dhunën dhe ndërhyrjet e forta. Pra polici duhet të ketë të gjithë përgatitjen e duhur. Ku bëjnë policët përgatitje fizike. Ca barkmëdhenj që bëri mirë që i hoqi Tahiri.

Policia duhet të jetë e përgatitur dhe e depolitizuar në kulm. Për të marrë një karabinier studiohet 3 breza biografi. Nuk duhet të ketë anëtar familje në sindikata politike. Ne marrim policë rrugësh që sot jemi në një parti nesër në një tjetër. Kjo problematikë është edhe për oficerin drejtues të strukturave të policisë, 3 vjet. Ky oficer bëhet oficer i pol gjyqësore. Çka mësuar ai për 3 vite? Dhe e fundit, trajtimi financiar i policisë. Një polic sot merr 400 mijë lekë gjobë. Është i diskriminuar, nafta ka vajtur 3 mijë lekë dhe polici përdor makinën e tij për të vajtur në vendngjarje. Ku i gjen lekët? Kujdesi financiar i shtetit për policin është pak sipër zeros.

Rroga e një polici duhet të jetë mbi një milion e gjysëm lekë të vjetra. Të kemi një polici tamam jo policë… Nëse nuk vihet dorë e fortë nuk kemi gjë në vijë. Me këto të merret Çuçi ti bjerë tavolinës atje në qeveri se ai që është atje nuk i kupton këto. Nuk ka rend e qetësi pa polici të mbështetur financiarisht. Çdo të bëjë konkretisht ministri për të shtuar fondet? E di ç’bëhet në SHBA? Asetet e sekuestruara të krimit i kalojnë policisë?

spartak braho

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës