12 Janar 2023, 10:20
Nga k.m.
Foto ilustruese
DEVOLL- Zbardhet ngjarja e ndodhur dje në fshati Menkulas. 62-vjeçari, Vasil Babinis, që goditi me sëpatë një të moshuar në Devoll është vënë në pranga, disa orë pas hetimeve të Policisë së Shtetit. Fillimisht ngjarja u raportua si aksidentale, më pas u bë me dije se 73-vjeçari, Vasil Begolli banues në fshatin Menkulas, fillimisht ka deklaruar në polici se ishte rrëzuar në oborrin e banesës së tij.
Por pas hetimeve rezultoi se i moshuari është goditur në kokë me sëpatë nga 62-vjeçari, i cili u vendos menjëherë në pranga. Ndërkohë që Begolli u transportua në Spitalin e Traumës Tiranë, për mjekim të specializuar. Hetimet vazhdojnë për të zbuluar shkakun e sherrit mes të dyve që ka sjellë edhe tentativën për vrasje.
NJOFTIMI I POLICISË:
Devoll | Finalizohet operacioni policor i koduar “Menkulas”. Zbardhet ngjarja e ndodhur pasditen e djeshme, në fshatin Menkulas, ku një shtetas tentoi të vriste me mjet të fortë (sëpatë), një 73-vjeçar. Falë veprimeve hetimore të Policisë u identifikua dhe u vu në pranga autori i dyshuar i ngjarjes, e cila fillimisht u raportua si ngjarje aksidentale.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll, pasditen e djeshme, pas marrjes së njoftimit se në spitalin e Bilishtit, kishte shkuar për ndihmë mjekësore një shtetas i dëmtuar në kokë, menjëherë kanë shkuar në spital, me qëllim verifikimin e rastit. Shtetasi i dëmtuar Vasil Begolli, 73 vjeç, banues në fshatin Menkulas, Devoll, ka deklaruar fillimisht përpara oficerit të policisë gjyqësore se ishte rrëzuar aksidentalisht, në oborrin e banesës së tij.
Falë hetimeve të thelluara, në kuadër të operacionit policor të koduar “Menkulas”, u bë e mundur zbardhja e rrethanave të kësaj ngjarjeje. Nga provat e siguruara nga hetimi rezultoi se shtetasi Vasil Babinis, 62 vjeç, banues në Bilisht, Devoll, për motive të dobëta, kishte goditur me mjet të fortë (sëpatë), në kokë, 73-vjeçarin, i cili do të transportohet nga spitali i Korçës në Spitalin e Traumës Tiranë, për mjekim të specializuar. Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll arrestuan në flagrancë shtetasin Vasil Babinis, 62 vjeç, banues në Bilisht, Devoll, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë.
vasil babinis vasil bengolli
Aktualitet
12 Janar 2023, 10:06
a.l
Policia Italiane
ITALI- Një shqiptar i cili dyshohet se është përfshirë në një vrajse të ndodhur 13 vite në Gr...
Aktualitet
12 Janar 2023, 10:00
f.g
Arlind Gjokutaj
TIRANE- Arlind Gjokutaj, sekretari i arrestuar nga Prokuroria e Tiranës për shpërdorim detyre me një dëm prej 1.2 ...
Aktualitet
12 Janar 2023, 10:03
A.B
Antonio Leka
LEZHË- Gjykata e Lezhës, ka dhënë ditën e sotme masën e sigurisë 'arrest me burg' për 36-vjeçar...
Aktualitet
12 Janar 2023, 10:01
A.B
Policia
ITALI- Shtatë kilogramë kokainë për një vlerë tregu prej 1 milion euro u sekuestrua në Itali, ndërsa në...
Aktualitet
12 Janar 2023, 09:54
a.bb
Policia
TIRANË- “Droni edukues” i vënë në dispozicion të policisë ka kapur manovrat e gabuar të drejtue...
Aktualitet
12 Janar 2023, 09:44
a.l
Skoci
SKOCI- Një operacion blic është zhvilluar në Skoci, në kuadër të të cilës është zbuluar nj&eum...
Aktualitet
12 Janar 2023, 09:37
A.B
Joy Abongo
TIRANË- Dhunimi dhe gjendja e rëndë e Joy Abongo në Shqipëri, është komentuar në mediat keniane. Qyteta...
Aktualitet
12 Janar 2023, 09:24
a.l
aksident
VLORË- Një aksident rrugor ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Vlor&eum...
Aktualitet
11 Janar 2023, 11:43
f.g
Arlind Gjokutaj
TIRANE- Detaje të reja janë zbardhur sot nga dosja hetimore pas arrestimit të Sekretarit të Përgjithshëm t&eu...
Aktualitet
12 Janar 2023, 08:44
A.B
Anije
VLORË- Shpëtohen tre persona që kishin mbetur në anijen e peshkimit në mes të detit. Drejtoria e Përgjithshme Deta...