LIVE UPDATES
Aktualitet

HAP PAS HAPI/ Sekretari i MF e dinte se pagesa ishte bërë, por vazhdoi ti jepte Ilir Thanës para nga buxheti i shtetit

Kjo MEMO e përpiluar më 21 qershor 2022, tregon se Gjokutaj kishte dijeni se pagesa e detyrimit është kryer e plotë.

12 Janar 2023, 10:00 Nga f.g
HAP PAS HAPI/ Sekretari i MF e dinte se pagesa ishte bërë, por vazhdoi
Arlind Gjokutaj

TIRANE- Arlind Gjokutaj, sekretari i arrestuar nga Prokuroria e Tiranës për shpërdorim detyre me një dëm prej 1.2 milionë euro që i është shkaktuar buxhetit të shtetit ishte në dijeni të plotë se pagesa që shteti i detyrohej shtetasit Ilir Thana, për tërheqjen nga privatizimi i një godine shtetërore ishte kryer 100%. Në dosjen e prokurorisë thuhet se Thana kishte dijeni që paratë i ishin kaluar nga MF në vitin 2015 dhe i kishte tërhequr ato, por më pas ka rikërkuar para dhe i ka marrë, përmes një MEMO-je. Kjo MEMO e përpiluar më 21 qershor 2022, tregon se Gjokutaj kishte dijeni se pagesa e detyrimit është kryer e plotë. Por pavarësisht kësaj MEMO është vijuar me ekzekutimin për një vendim të ekzekutuar tashmë dhe në kundërshtim me ligjin duke i sjellë një dëm të konsiderueshëm buxhetit të shtetit.

PJESE NGA DOSJA HETIMORE:

Personi nën hetim Ilir Thana rezulton se ka vjedhur shuma të konsiderueshme parash. Thana kishte dijeni se ekzekutimi i vendimit gjyqësor është bërë i plotë nga Ministria e Financave në vitin 2015 dhe ka tërhequr këtë shumë në të njëjtën ditë që shuma është derdhur në llogarinë e tij.

Thana rezulton se më 2 dhjetor 2005 ka shitur të njëjtin objekt për të cilin më tej ka kërkuar vënien në ekzekutim dhe është bërë vlerësimi në rreth 150.000.000 lekë.

Organi procedues konstaton se funksionarë të Ministrisë së Financave kanë shpërdoruar detyrën pasi kanë bërë të mundur kalimin deri në këtë moment të shumës prej 48.118.366 lekë në llogarinë e Ilir Thana dhe Shpresa Prifti.

Në vitin 2015 nga ana e përmbaruesit gjyqësor Suela Ndreca i është kërkuar Ministrisë së Financave vënia në ekzekutim e vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë me nr.16 datë 14.07.2000.

Në vitin 2015 nga ana e përmbaruesit gjyqësor Suela Ndreca i është kërkuar Ministrisë së Financave vënia në ekzekutim e vendimit të gjykatës së Apelit Tiranë me nr.16 datë 14.07.2000.

Ministria e Financave ka mbajtur korrespodencë me INSTAT lidhur me evidentimin e koeficentëve të rivlerësimit lidhur me indeksimin e vlerës së parasë (LEK) për periudhën 1992-2015 dhe INSTAT ka kthyer përgjigje duke u bërë dhe përllogaritja e plotë që ka çuar në pagesën dhe ekzekutimin vullnetar të detyrimit nga Ministria e Financave në llogarinë e personit nën hetim Ilir Thana.

Nga aktet rezulton se nga ana e Ministrisë së Financave është arsyetuar drejt në vitin 2015 lidhur me dispozitivin e vendimit të gjykatës dhe kuptimin e termit të indeksimit të parasë për të bërë pagesën për personin nën hetim Ilir Thana.

Kjo rezulton nga MEMO nr.904 datë 02.02.2015 dhe MEMO nr.904/2, datë 2801.2015.

Më datë 21.06.2022 në Ministrinë e Financave përpilohet MEMO me nr.11813 lidhur me depozitimin e urdhrit për vendosjen e sekuestros konservative mbi detyrimet që personat e tretë kanë ndaj debitorit të përmbaruesit privat Besnik Bajraktari.

Kjo MEMO rezulton se është drejtuar shtetases Roza Naumi me detyrë drejtore e Financës dhe Buxhetit, Drejtorit të Mirëadministrimit të burimeve njerëzore dhe Shërbimeve, Shqipe Nushi e sektorit të ankesave administrative dhe Gjyqësore dhe konceptuar nga Ornela Braçe si specialiste.

Sipas akteve bashkëlidhur kësa MEMO, rezulton dhe provohet tërësisht se personit nën hetim Ilir Thana në vitin 2005 edhe pse në kundërshtim me ligjin dhe pa qenë pronar ka shitur objektin magazinë shtetasit Koço Xhani.
…Sipas akteve bashkëlidhur kësaj MEMO, rezulton dhe provohet tërësisht se personi nën hetim Ilir Thana në vitin 2005 edhe pse në kundërshtim me ligjin dhe pa qenë pronar ka shitur objektin magazinë shtetasit Koço Xhani.

Në këto rrethana Ministria e Financave ka pasur dijeni minimalisht se objekti ishte shitur nga Ilir Thana dhe se nuk duhet të pranonin dhe të ekzekutonin një kërkesë të përmbaruesit gjyqësor që kishte vlerësuar një objekt dhe një truall në vlerën e rreth 82.000.000 lekë.

Në MEMON nr.16935, datë 14.09.2022 të konceptuar nga Alma Veterniku, drejtuar Arlind Gjokutës, me detyrë sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave, miratuar nga Roza Naumi, drejtore e drejtorisë së buxhetit dhe menaxhimit financiar dhe konceptuar nga Alma Veterniku, përgjegjëse e sektorit të kontabilitetit dhe financës.

Sipas kësaj MEMO, sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave është vënë në dijeni se pagesa e detyrimit është kryer e plotë. Pavarësisht kësaj MEMO është vijuar me ekzekutimin për një vendim të ekzekutuar tashmë dhe në kundërshtim me ligjin duke i sjellë një dëm të konsiderueshëm buxhetit të shtetit. Organi procedues në kushtet kur ka vendosur sekuestrimin e llogarive bankare të shtetases Shpresa Prifti (motra e Ilir Thanës) dhe llogarisë qëllimore të përmbaruesit të kontraktuar nga Ilir Thana si dhe kryer një sërë veprimesh të tjera hetimore të hapura, të cilat dyshohet se kanë informuar personin nën hetim, si dhe nisur nga fakti se personi nën hetim ka tërhequr për një kohë të shkurtër rreth 23.000.000 lekë të vjedhura nga buxheti i shtetit, çmon se ka rrezik të ikjes së këtij personi.

Arrestimi i Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj u bë dje nga Prokuroria e Tiranës që e akuzon zyrtarin për shpërdorim detyre. Në pranga janë edhe përmbaruesi Alban Ruli dhe drejtori Juridik i institucionit, Fatmir Hoxhaj. Ata akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë firmosur shkresa për ti kaluar 1.2 milionë euro shtetasit Ilir Thana, i cili u trajtua si ish-pronar, edhe pse nuk e gëzonte titullin. Ilir Thana mori vetëm 400 mijë euro deri në momentin e arrestimit, ndërsa ryshfeti për zyrtarët ishte 82 milionë lekë. 

Si funksiononte skema? Mashtrimi lidhej me një kontratë të firmosur nga Ilir Thana për të blerë një objekt në pronësi të shtetit. Bëhet fjalë për një magazinë nr.2, në vitin 1992 në pronësi të Drejtorisë së Shërbimit qeveritar. Por me një vendim të gjykatës së Apelit, nuk u lejua privatizimi dhe Thanës iu kthyen lekët që kishte blerë objektin, ndërsa godina i ngeli shtetit. Pas disa tentativash, Thana iu drejtua përmbarimit që i dha statusin e pronarit në mënyrë të kundraligjshme, dhe kjo procedurë u kalua nga Ministria e Financave, që miratoi 1.2 milionë euro kompesim për Thanën. Paratë kaluan në llogarinë  e motres së Thanës, ndërsa prokuroria ka mundur të sekuestrojë 220 milionë lekë. /Dosja.al

arlind gjokutaj ilir thana mashtrimi ne ministrine e financave

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet