23 Qershor 2026, 14:05
Nga E. D
Ylli Zalla
TIRANË- Policia ka dhënë detaje lidhur me operacion në fshatin Zallë, për kapjen e të shumëkërkuarit, Ylli Zalla. Blutë bëjnë me dije se në pranga ka rënë shoku i tij Fatmir Alla, që dyshohet se ka informuar Zallën për ardhjen e Policisë. Ndërsa, 49-vjeçari ka mundur të largohet dhe të futet në pyll, duke përfituar nga errësira. Nga kontrolli në banesë policia ka gjetur një armë zjarri pistoletë, një celular, municion luftarak dhe një detektor frekuencash.
Njoftimi i Policisë:
Krujë/Operacion në fshatin Zallë, për kapjen e një shtetasi të shumëkërkuar. Operacioni, mbi bazën e informacionit të siguruar në rrugë operative, për vendndodhjen e 49-vjeçarit. Në operacion DVP Tiranë, Komisariati i Policisë Krujë dhe Forcat Speciale “RENEA”. I shumëkërkuari, kur ka konstatuar shërbimet e Policisë, ka mundur të largohet dhe të futet në pyll, duke përfituar nga errësira.
Gjatë operacionit në banesën e shtetasit Y. Z., në fshatin Zallë, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe kanë arrestuar shtetasin F. A., 55 vjeç, banues në të njëjtin fshat, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”, pasi dyshohet se kur ka konstatuar shërbimet e Policisë, ka njoftuar dhe ka ndihmuar të shumëkërkuarin, për t’u larguar nga banesa.
Në banesën e të shumëkërkuarit Y. Z., Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me fishekë në fole gati për qitje, një celular që dyshohet se shtetasi Y. Z. nuk mundi ta merrte me vete, si dhe në vijim të kontrollit gjetën municion luftarak dhe një detektor frekuencash.
Gjithashtu, në banesë u gjet edhe vëllai i 49-vjeçarit, i cili ishte shpallur në kërkim policor nga DVP Lezhë, shtetasi E. Z, 35 vjeç, i cili do ndiqet në gjendje të lirë nga DVP Lezhë, i dyshuar si bashkëpunëtor në ngjarjen e ndodhur më datë 10.06.2026, ku në një ambient të hapur tokë, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse. Vijon intensivisht puna për kapjen e shtetasit Y. Z. Materialet procedurale do t’u referohen Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Dosja.al
ylli zalla
Aktualitet
23 Qershor 2026, 13:55
E. D
Ylli Zalla
TIRANË- Policia e Tiranës së bashku me forcat RENEA kanë zhvilluar një tjetër operacion në fshatin Zall&...
Aktualitet
23 Qershor 2026, 13:46
G.M
Pamje
FIER- Banorët e lagjes Koçiaj në Varibop kanë ngritur zërin në formë proteste për pakënaqësit&eum...
Aktualitet
23 Qershor 2026, 12:58
G.M
Pamje
KRUJË- Një operacion policor është zhvilluar në Krujë për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bim&...
Aktualitet
23 Qershor 2026, 12:52
G.M
Pamje
FIER- Një aksident është regjistruar mesditën e sotme në autostradën Fier-Vlorë, shumë pranë fshatit Mif...
Aktualitet
23 Qershor 2026, 12:37
G.M
Foto ilustruese
ELBASAN- Një ngjarje e rëndë ka troinditur ditën e sotme qytetin e Elbasanit ku një 69-vjeçar ka lyer me be...
Aktualitet
23 Qershor 2026, 12:26
G.M
Foto ilustruese
DURRËS- Një 41-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi është akuzuar për tentativ&eum...
Aktualitet
23 Qershor 2026, 12:05
E. D
Simon Zereci
TIRANË- Simon Zereci është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Gardës së Republikës së Shqip&eu...
Aktualitet
23 Qershor 2026, 11:18
G.M
Jan Prenga
TIRANË- Mbahet sot në Gjykatën e Posaçme seanca e radhës në ngarkim të Dritan Rexhepit dhe 6 të pandeh...
Aktualitet
23 Qershor 2026, 11:00
Elton Qyno
TIRANË- Janë zbuluar detaje të reja nga dosja penale Nr.4099 që flet për një grup Call-Centerash të pozicionuar tek komplek...
Aktualitet
23 Qershor 2026, 10:52
E. D
Van Cleve
TIRANË- Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Van Cleve i ka dhë një mesazh të fortë Kryeministrit E...