Dita e 24-të e protestës/ Qytetarët vijojnë rezistencën në shesh: Kryeministri të dorëhiqet
Dita e 24 e protestës/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama 23 ...
Dita e 24 e protestës/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama 23 ...
Dokumenti hedh poshtë deklaratat e Ramës/ Ja vërtetimi i lëshuar nga Qeveria e Kosovës që vërteton Dritan Gox...
"Sillet si padrino i Shqipërisë"/ Berisha komenton deklaratat e Ramës për protestuesit: Sharja e tij shokuese, urrejtje pa k...
"Si thoshin derrat e knaqun migjenianë...nuk ka lidhje Irani ë?/ Reagon Rama pas publikimi të pesë kërkesave: Kur prote...
Zereci është një oficer karriere me mbi tre dekada përvojë në strukturat e sigurisë dhe në Gardën e Republikës, ku ka shërbyer në disa pozicione drejtuese dhe operacionale, përfshirë edhe drejtimin e Njësisë Speciale.
TIRANË- Simon Zereci është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Gardës së Republikës së Shqipërisë, pas dorëheqjes së drejtuesit të mëparshëm Ermal Onuzi. Zereci është një oficer karriere me mbi tre dekada përvojë në strukturat e sigurisë dhe në Gardën e Republikës, ku ka shërbyer në disa pozicione drejtuese dhe operacionale, përfshirë edhe drejtimin e Njësisë Speciale.
Ai e ka nisur karrierën ushtarake në vitin 1986 në Ministrinë e Mbrojtjes dhe më pas iu bashkua Gardës së Republikës, ku ka kaluar nga detyra të nivelit bazë deri në poste të larta komanduese. Gjatë karrierës së tij, Zereci ka mbajtur edhe gradën “Drejtues i Lartë” dhe është trajnuar në disa programe brenda dhe jashtë vendit, të fokusuara në sigurinë e personaliteteve dhe mbrojtjen e institucioneve shtetërore.
Njoftimi i plotë
Në zbatim të nenit 17 të ligjit 33/2021 “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, Z. Simon Zereci është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Gardës së Republikës dhe mban gradën Drejtues Madhor.
Drejtues Madhor Simon Zereci është lindur në Tiranë. Ka përfunduar shkollën e mesme ushtarake “Skënderbej” dhe më pas ka ndjekur studimet e larta në Shkollën e Lartë të Bashkuar të Oficerëve, në specialitetin “Gjithëarmësh”.
Karrierën ushtarake e nisi në vitin 1986 në strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes, fillimisht si Komandant Toge në Repartin Ushtarak Zadrimë, më pas si Shef Stërvitjeje e të tjerë. Në vitin 1988 iu bashkua Gardës së Republikës, ku shërbeu në një sërë funksionesh, si: Komandant Toge; Specialist për Ruajtjen Fizike në Drejtorinë e Sigurisë së Personaliteteve të Larta Shtetërore; Komanant Toge në Kompaninë Operative; Zëvendëskomandant i Kompanisë Operative; Përgjegjës i grupit të shoqërimit të Ministrit të Rendit Publik; Oficer shoqërues pranë Zyrës për Mbrojtjen e Personaliteteve; Shoqërues në grupin mbështetës në Degën e Ruajtjes dhe Mbrojtjes së Personaliteteve të Larta Shtetërore; Komandant Grupi në Njësinë Speciale; e të tjerë.
Që nga viti 2013 e në vijim, ka mbajtur funksionin e Komandantit të Njësisë Speciale në Gardën e Republikës.
Gjatë karrierës së tij të gjatë ushtarake, është dalluar për përkushtimin dhe profesionalizmin e lartë, duke rrezikuar edhe jetën në krye të detyrës. Në shtator të vitit 1998 është plagosur gjatë shërbimit, në krye të detyrës, teksa mbante funksionin e Zëvendëskomandantit të Kompanisë Operative.
Z. Zereci ka kryer një sërë trajnimesh dhe kualifikimesh brenda dhe jashtë vendit në fushën e sigurisë, si: kurs për mbrojtjen e personaliteteve (VIP) në Egjipt; trajnim për sigurimin e personaliteteve të larta shtetërore me instruktorë amerikanë; program ndërkombëtar sigurie i zhvilluar nga specialistë të sigurisë amerikane; trajnim në teknikat e avancuara të vetëmbrojtjes “Krav Maga Maor”, e të tjerë.
Gjatë karrierës së tij në Gardën e Republikës ka patur vlerësime shumë të mira pune./Dosja.al
Jan Prenga TIRANË- Mbahet sot në Gjykatën e Posaçme seanca e radhës në ngarkim të Dritan Rexhepit dhe 6 të pandeh...
TIRANË- Janë zbuluar detaje të reja nga dosja penale Nr.4099 që flet për një grup Call-Centerash të pozicionuar tek komplek...
Van Cleve TIRANË- Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Van Cleve i ka dhë një mesazh të fortë Kryeministrit E...
Besnik Koldreu LEZHË- Bashkëpunëtori në vrasjen e çiftit të bashkëshortëve Kreshnik dhe Gentiana Mujeci, i ë...
Policia e Shtetit TIRANË- Policia e Shtetit ka njoftuar një sërë ndryshimesh dhe lëvizjesh në strukturat drejtuese...
Florian Bieber TIRANË- Në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, mijëra njerëz dolën përsëri në rrug&eum...
foto ilustruese TIRANË- Bumi turistik nuk po arrin të ndihmojë apo të tërheqë pas vete bujqësinë, por përkundr...
foto ilustruese TIRANË- Institucionet financiare jo-bankare të pagesave dhe të huadhënies po kërkojnë me këmbëngulj...
foto ilustruese TIRANË- Kursi i këmbimit mes Euros dhe Lekut e ka nisur në rënie edhe këtë javë, duke prekur një re...
TIRANË- Ndërsa inflacioni dhe rritja e kostos së jetesës vazhdojnë të ushtrojnë presion mbi buxhetet familjare në t&eu...