27 Maj 2023, 10:49
Nga k.m.
Habib Rexha
DURRËS- Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë "arrest me burg" për Habib Rexhën, vrasësin e Arjan Gosës në Kavajë, i cili akuzohet për vrasje me dashje për gjakmarrje. Në seancën e sotme, Gjykata vendosi "arrest shtëpie" për Ervis Kurtin, i cili ndihmoi Rexhën për t’u larguar pas vrasjes. Edhe sot në Gjykatë ai tha se nuk kishte asnjë ide për vrasjen e ndodhur. Shoku i tij, para gjyqtarit Olti Skrame, Habib Rexha ka deklaruar se nuk e vrau për gjakmarrje por se ndjehej i kërcënuar prej tij, ndaj edhe vendosi që ta vriste ai i pari, para se Arjan Gosa t'i sulmonte familjen.
“Arjani kur u kthye nga Italia kishte thënë se do të na e shuante familjen. Shoku im nuk kishte dijeni se çfarë kisha bërë,”-tha i arrestuari në fjalën e tij, duke pranuar edhe njëherë krimin.
Pasi e qëlloi me pistoletë, Habib Rexha u largua për në vendlindjen e tij, në Kukës, por u vetëdorëzua në Polici. Ndërsa shoku i tij u prangos disa ditë më pas, pasi akuzohet për bashkëpunim në krim.
HASMËRIA MES FAMILJEVE
Sherri mes dy familjeve ka nisur në muajin mars të këtij viti kur u përplasën Edmond Gosa dhe Altin Rexha. E gjitha pasi Gosa e shau për origjinën dhe i tha "malokët nuk kanë vend në Kavajë" dhe më pas nisi ta qëllonte me thikë edhe pse kishte të birin e mitur për dore. Rexha e qëlloi me armë zjarri, e si përfundim të dy ndërruan jetë në vend. Por situata nuk është qetësuar! Kur familja Gosa mendonte se hasmëria ishte mbyllur sepse të dy të përfshirët në ngjarje kishin vdekur, kishin harruar djalin e mitur. Familja Rexha e konsideronte edhe atë si një viktimë të mundshme, ndaj edhe Habib Rexha u kthye nga Gjermani për të marrë hakun dhe më pas u largua në drejtim të Kukësit. Deri në vetëdorëzimin që bëri dje.
habib rexha vritet arjan gosa
Aktualitet
27 Maj 2023, 10:02
k.m.
Foto ilustruese
LEZHË- Policia e Lezhës ka finalizuar fazën e pestë të megaoperacionit të koduar “Imazhi”, e gjit...
Aktualitet
27 Maj 2023, 09:57
k.m.
Foto ilustruese
VLORË- Një konflikt banal mes dy personave ka ndodhur pranë shkollës "Ismail Qemali" në Vlorë. Nga të dh...
Aktualitet
27 Maj 2023, 08:54
f.i
BERAT- Katër persona janë shpallur në kërkim nga policia, pasi dyshohen se janë autorët e plagosjes me armë zjarri të ...
Aktualitet
27 Maj 2023, 08:33
f.i
Autorët janë larguar nga vendngjarja me një makinë të tipit 'Toyota Yaris' me targa 'Ab 243 DC'. Mësohet se drejtuesi i mjetit i...
Aktualitet
27 Maj 2023, 07:47
f.i
TIRANË- Shqipëria sot do të jetë nën pushtimin e një moti të paqëndrueshëm. Pjesa e parë e ditës paraqite...
Aktualitet
27 Maj 2023, 07:26
f.i
pamje nga vendngjarja
KUÇOVË- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në mesantë në Kuçovë, ku autori ...
Aktualitet
26 Maj 2023, 22:34
m.s
foto nga vendngjarja
TIRANË- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë pranë ish-Ekspozitës, ku raportohet se ...
Aktualitet
26 Maj 2023, 22:21
m.s
grabitje banke
KOPLIK- ‘Piranjat’ publikuan në puntatën e parë të këtij sezoni në Syri Televizion temën e g...
Aktualitet
26 Maj 2023, 21:56
TIRANE- Rrjetet sociale, krahas një dritareje informimi, komunikimi dhe njohjeje, prej kohësh janë kthyer në një hapësirë k...
Aktualitet
26 Maj 2023, 21:55
A.B
TIRANË- Janë të shumta deklaratat optimiste për ujin e pijshem në Tiranë, por sa të sigurt jemi që mund ta konsumojm&e...