Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tre persona të armatosur hynë brenda bankës me armë dhe morën 10 mijë euro, 1 mijë dollarë dhe 4 milionë lekë të vjetra
KOPLIK- ‘Piranjat’ publikuan në puntatën e parë të këtij sezoni në Syri Televizion temën e grabitjes së filialit të bankës, BKT, në Koplik. Ngjarja e ndodhur më 9 maj 2022, në orën 14:06, i ngjante një filmi hollivudian.
Tre persona të armatosur hynë brenda bankës me armë dhe morën 10 mijë euro, 1 mijë dollar dhe 4 milionë lekë të vjetra. Ata më pas u larguan me makinën e tyre ‘Golf 3’ të vjedhur dhe e dogjën pak kilometra më pas.
Policia pas 1 muaji zbardhi ngjarjen dhe arrestoi Bekim Gurrajn, Armir Shabaj dhe Admir Shabaj. Ky i fundit ishte vetëm 19-vjeçar dhe pretendonte se nuk kishte marrë pjesë në këtë ngjarje kriminale.
Babai i Admirit, Kujtimi, në bashkëpunim me ‘Piranjat’ vendosi të jepte detaje të pakundërshtueshme se djali i tij nuk ishte pjesë e grabitjes. Ai tregoi se 19-vjeçari ishte sëbashku me shokun e tij, Ralfin dhe nuk ishte prezent gjatë ngjarjes.
Deklarata e tij mbështetet dhe nga varianti i Ralfi Malajt dhe një video të publikuar nga ai në rrjetet sociale që tregon se Admiri dheRalfi kanë qenë së bashku në orën 14:00, duket qartë se i akuzuari nuk mund të arrinte për 6 minuta në bankë.
Për të përforcuar idenë se Admiri nuk ka marrë pjesë në grabitjen e bankës, mjafton të dëgjohet biseda me Klevis Gurrajn.
Vëllai i Bekimit e pranon hapur se Klevisi nuk ka qenë gjatë grabitjes. Bekimi po ashtu nga burgu i Reçit i pranon Kujtimit, se Admiri nuk ishte pjesë e grupit.
Kaq mjaftoi që Gjykata e Shkodrës dhe Prokuroria të viheshin sërish në lëvizje dhe të rimerrnin në pyetje dëshmitarët e ngjarjes. Bekimi e pranoi dhe përpara hetuesve që Admiri nuk ka marrë pjesë në grabitje.
Avokatja e Admirit, Sonila Deliallisi, vendosi të kërkonte ndryshimin e masës dhe më 8 maj, Gjykata e Shkodrës liroi nga burgu Admirin. 19-vjeçari doli dhe tashmë po shijon lirinë në pritje të përfundimit të hetimeve, por akuzat ndaj tij kanë rënë.
‘Piranjat’ e takuan gjatë daljes të riun dhe ai shumë i emocionuar u shpreh: ‘Ju falenderoj për punën që keni bërë. Tashmë do të vazhdoj shkollën dhe do të fokusohem te jeta ime. U mërzita në burg’.
Në të njëjtën linjë ishte dhe babai i tij, Kujtimi, që bashkëpunoi me ‘Piranjat’. ‘Jam shumë i kënaqur, ndihem mjaft mirë. Faleminderit dhe prej jush për gjithçka çfarë keni bërë’, është shprehur ai. /SYRI.net
TIRANE- Rrjetet sociale, krahas një dritareje informimi, komunikimi dhe njohjeje, prej kohësh janë kthyer në një hapësirë k...
TIRANË- Janë të shumta deklaratat optimiste për ujin e pijshem në Tiranë, por sa të sigurt jemi që mund ta konsumojm&e...
Hoxha dhe gazetarja TIRANË- Një javë me parë emisioni ‘Piranjat’ tregoi se si feja mund të kthehet në biznes. Pe...
TIRANË- Emisioni investigativ ‘Piranjat’ ka pasyruar se sa thjeshtë aplikohet kjo metodë në kryeqytet nëpërmjet disa...
foto ilustruese KUÇOVË- Sikundër në Tiranë, e njëjta situatë me përmbytjet nga reshjet e shiut ka qenë edhe...
Foto ilustruese TIRANË- Në Shqipëri dhe kryesisht në kryeqytet janë parë shpesh të huaj që kanë gjetur në...
Foto ilustruese BRITANI E MADHE- Flamur Dedja është dënuar me 1 vit burg në Britani, pasi është kapur duke punuar si ‘k...
Altin Bamllari TIRANË- Mbrëmjen e kaluar, në stadiumin 'Air Albania' performoi këngëtari grek Nikos Vertis. Stadiumi u mbush plot ...
Protestueset DURRËS- Ditën e sotme, shoqata e paraplegjikëve doli në protestë në Durrës, për shkak të pagesave...
Laert Haxhiu GREQI- Laert Haxhiu, një nga 5 personat më të kërkuar në Shqipëri, i dënuar për vrasjen e d...