5 Gusht 2024, 10:23
Nga r.ll
foto ilustruese
ELBASAN- Një 55-vjeçar, menaxher karburantesh është arrestuar në Elbasan.
Ai akuzohet se duke shpërdoruar detyrën ka vjedhur në 6 pika karburanti xhiron ditore prej 5.4 milionë lekësh.
Gjithashtu, vijon puna për kapjen e shtetasit e një 25 vjeçari, pasi dyshohet se i ka marrë një shumë parash 55-vjeçarit me anë të mashtrimit.
NJOFTIMI I POLICISË:
Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, operacioni policor i koduar “Grid”. Vodhi një shumë parash duke shpërdoruar detyrën menaxher i 6 pikave për shitjen e karburantit, kapet dhe vihet në pranga 55-vjeçari.
Vijon puna për kapjen e një shtetasi që dyshohet se i ka marrë një shumë parash 55-vjeçarit, me anë të mashtrimit. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën ekonomiko-financiare dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Grid”.
Si rezultat i këtij operacioni, u bë ndalimi me iniciativë i shtetasit S. Zh., 55 vjeç, banues në Elbasan.
Ky shtetas dyshohet se ka vjedhur rreth 5 400 000 lekë (xhirot ditore), duke shpërdoruar detyrën menaxher i 6 pikave për shitjen e karburantit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një shumë parash, që u gjet në ambientet e punës ku qëndronte ky shtetas.
Gjithashtu, vijon puna për kapjen e shtetasit E. B., 25 vjeç, pasi dyshohet se i ka marrë një shumë parash shtetasit S. Zh., me anë të mashtrimit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
policia e elbasanit
Aktualitet
5 Gusht 2024, 10:11
r.ll
leonard duka
TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar masën e sigurisë "arrest n&e...
Aktualitet
5 Gusht 2024, 09:51
r.ll
pamje nga arrestimi
LUSHNJE- Një 60-vjeçar i cili lëvizte i armatosur me pistolet dhe me fishekët në fole gati për qitje &e...
Aktualitet
5 Gusht 2024, 09:03
r.ll
VLORË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku një 64-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e dhunës ...
Aktualitet
5 Gusht 2024, 07:29
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Së paku 10 bashki në vendin tonë ishin të “falimentuara” në vitin 2023, pasi kishin borxh...
Aktualitet
5 Gusht 2024, 07:26
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Kthimi i Shqipërisë në një destinacion, që po bën xhiron e rrjeteve sociale, ka zgjuar interesin...
Aktualitet
5 Gusht 2024, 07:22
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme si rezultat i aktivitetit të...
Aktualitet
4 Gusht 2024, 18:42
r.ll
qsut
TIRANË- Ka ndërruar jetë sot në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, një i paraburgosur. Hekuran ...
Aktualitet
4 Gusht 2024, 18:33
N.F
Foto ilustruese
KSAMIL- Gazetari i njohur i kronikës, Flamur Vezaj për mes një postimi në llogarinë e tij bë "Facebook" ka dh...
Aktualitet
4 Gusht 2024, 17:01
N.F
Aksidenti
LIBRAZHD- Një aksident është regjistruar në aksin e rrugës rurale Mirakë -Polis Vilan. Mësohet se një a...
Aktualitet
4 Gusht 2024, 16:40
N.F
Zjarr
TIRANË-Ministria e Mbrojtjes ka dalë ditën e sotme me një njoftim të ri në lidhje me situatën e zjarreve në v...