LIVE UPDATES
Aktualitet

Turistët që vijnë në Shqipëri, sa “koprracë”!

Në grupin më të madh në rrjetin social Facebook “Visit Albania” që ka 261 mijë ndjekës dhe që shërben si një komunitet i madh që ndihmon turistët me detaje të rëndësishme për destinacionin mund të hasësh mes shumë kërkesave të arsyeshme edhe nga ato të çuditshme.

5 Gusht 2024, 07:26 Nga r.ll
Turistët që vijnë në Shqipëri, sa
foto ilustruese

TIRANË- Kthimi i Shqipërisë në një destinacion, që po bën xhiron e rrjeteve sociale, ka zgjuar interesin e shumë të huajve.

Këta të fundit janë aktivë në grupe të rrjeteve sociale, disa si vizitorë që kanë bërë rezervime konkrete, disa si potencialë pasi po mendojnë seriozisht të vizitojnë Shqipërinë në vijim dhe të tjerë që duket se janë thjesht kureshtarë.

Në grupin më të madh në rrjetin social Facebook “Visit Albania” që ka 261 mijë ndjekës dhe që shërben si një komunitet i madh që ndihmon turistët me detaje të rëndësishme për destinacionin mund të hasësh mes shumë kërkesave të arsyeshme edhe nga ato të çuditshme.

Mënyra sesi funksionon transporti publik, çmimet, plazhet dhe itineraret më të mira për t’u përshkruar janë më të zakonshmet teksa nuk mungojnë pyetjet e kërkesat specifike.

Në forume vihet re që turistët vijnë me idenë për të shpenzuar sa më pak në Shqipëri, si rrjedhojë edhe e reklamimit që i është bërë vendit si një destinacion me kosto të ulët.

P.sh., në forume turistët pyesin nëse mund të ndajnë një taksi drejt Rinasit me tre veta (taksia kushton gjithsej 10-12 euro), si mund të gjejnë ushqim të lirë, apo të udhëtojnë në destinacione të largëta me sa më pak kosto.

Ata pyesin njëri tjetrin në forume se si mund të gjejnë alternativat më të lira. “Do të ulen në aeroportin e Tiranës në mbrëmje vonë (shtator) dhe kërkojmë hotelin më të afërt me mëngjes vetëm për një natë për të fjetur.

Të nesërmen nisemi për në liqenin e Komanit, rezervuam disa net atje. A mund të rekomandoni një bujtinë/hotel/apartament të mirë dhe të lirë pranë aeroportit dhe një mënyrë të lirë për të shkuar në liqenin e Komanit nga Tirana?”, shkruaj Julia nga Polonia.

Ushqimi është ndoshta një nga tematikat ku shumë prej të huajve pyesin nëse ka vende të veçanta për ushqim vegjetarian, gatime pa gluten, ushqim “hallall”.

Po kështu shumë pyesin se ku mund të provojnë ushqim tradicional. Madje i impresionuar nga gatimi në Shqipëri duket se një prej turistëve është i gatshëm të marrë klasa gatimi për tavën e kosit një nga gatimet më të plqyera të të huajve në vendin tonë.

“Përshëndetje! A di ndokush një klasë gatimi në Durrës apo në Tiranë. Do doja të merrja pjesë vetëm në datë 19. Jam më shumë i interesuar për tavën e kosit por gjithashtu edhe për cdo gjë tjetër.

Duhet të kaloj kohën me këtë deri në 0:009 të darkës që niset avioni im por daljen nga apartamenti ku jam do më duhet ta bëj në 10:00 të mëngjesit” shkruan një prej vizitorëve të huaj.

Një tjetër i huaj që po vizitonte Beratin pyeste në grup nëse kishte ndonjë familje të interesuar për të ndarë një pjatë më shumë ushqimi edhe për të, duke e cilësuar këtë si një eksperiencë turistike për të parë nga afër traditën e zonës.

Ndarja e kostove të transportit dhe makinat pa garanci

Pyetja më e shpeshtë ka të bëjë me mënyrën sesi funksionon transporti në vend. Pjesa më e madhe e turistëve pyesin për transportin publik në një tentativë për të kursyer sa më shumë ku komuniteti që bën pjesë në grup poston oraret sipas nisjes së autobusëve në terminale apo kompanitë private.

Një kategori tjetër është gjithmonë të një makine me qira me çmim sa më të ulët dhe brenda mundësive që nuk ka nevojë për kartë krediti dhe as garanci.

Jo të pakta janë rastet kur turistët vendosin të ndajnë udhëtimet me njëri-tjetrin (një praktikë kjo shumë e njohur në Europë përmes disa aplikacioneve si BlaBla Car) për të ulur në maksimum kostot ndonjëherë edhe në formë të ekzagjeruar.

“Përshëndetje! Kemi një fluturim nesër në mëngjes në 06:30. Ndoshta dikush tjetër po fluturon rreth të njëjtës orë dhe do të donte që të merrnim një taksi nga Tirana për në Aeroport. Ne jemi dy persona” thuhet në postimin e një vizitori. Kujtojmë që udhëtimi me taksi nga Tiranë në Aeroport për një person kushton mes 1100-1200 lekë.

Ture individualë dhe sa më të lirë

Një grup tjetër janë aventurierët të cilët logjikisht kërkojnë që të eksplorojnë gjithçka vetëm dhe me një kosto sa më minimale. Të shumtë janë ata që interesohen për shtegun Theth-Valbonë nëse mund të bëhet i vetëm dhe me fëmijë apo për Lumin e Shalës ku brenda mundësive kërkohet që varkat të merren individualisht.

“Përshëndetje a mund të më sugjerojë dikush mënyrën më të lirë për të shkuar në Lumin e Shalës. A ka diçka më të lirë se 25 euro? A ka mundësi që të marrësh varkën vetëm (pa ture)” pyet një turist Italian

Mbetjet nëpër plazhe, lumenj dhe liqene

Një nga elementet më të komentuara nga të huajt janë mbetjet. Nëpër plazhe jo të pakta kanë qenë rastet kur janë postuar foto me “male” mbetjesh apo inertesh fare pranë pikave turistike sidomos në Ksamil. Janë kryesisht bloger dhe influencer të huaj italianë, britanikë por edhe të tjerë që e cilësojnë pjesën e mbetjeve si aspektin më problematik.

Disa prej tyre gjatë një turi në Koman shprehen se mbulimi i sipërfaqes me mbetje do ta shkatërrojë përfundimisht pjesën turistike që po lulëzon në vend teksa të tjerë nuk ngurrojnë ta cilësojnë Shqipërinë si një vend të botës së tretë shumë larg shkëlqimit që përcillet në rrjete sociale me plazhet e kristalta.

Një numër jo i vogël turistësh shprehen të habitur me numrin e madh të kafshëve të braktisura në rrugë duke postuar foto të maceve apo qenve nga kudo ku i hasin.

Në shumë raste bëjnë apel për të tjerë që të kujdesen pas disa ditësh që ata janë kujdesur pasi do të largohen dhe në të tjera kërkojnë kontakte të organizmave rajonalë që kujdesen për kafshët./MONITOR

turistet ne shqiperi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet