LIVE UPDATES
Aktualitet

VOA: Bie 64% migrimi parregullt në Ballkanin Perëndimor, në Shqipëri rritet kontrabandimi migrantëve

Në raport referohen të dhëna nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) sipas të cilave 476 persona janë raportuar të zhdukur në Mesdhe në tre muajt e parë të këtij viti. Shumica dërrmuese e tyre, sipas të dhënave të IOM po lundronin në rrugën e rrezikshme të Mesdheut Qendror.

15 Prill 2024, 21:28 Nga r.ll
VOA: Bie 64% migrimi parregullt në Ballkanin Perëndimor, në
foto ilustruese

EUROPË- Kalimi i migrantëve të parregullt në rrugën e Ballkanit Perëndimor shënoi një rënie të ndjeshme tre muajt e parë të këtij viti thuhet në raportin më të fundit të Organizatës policore europiane të Ruajtjes së Kufijve, FRONTEX.

Sipas raportit gjatë periudhës janar-mars, autoritetet raportuan rreth 5500 kalime të parregullta kufitare në rrugën e Ballkanit Perëndimor, 64% më pak se një vit më parë. Sipas FRONTEX, migrantët më të shumtë në numër ishin nga Siria, Turqia dhe Afganistani.

Kalimet detare mbeten jashtëzakonisht të rrezikshme për njerëzit që ndërmarrin migrime të parregullta, thotë FRONTEX.

Në raport referohen të dhëna nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) sipas të cilave 476 persona janë raportuar të zhdukur në Mesdhe në tre muajt e parë të këtij viti. Shumica dërrmuese e tyre, sipas të dhënave të IOM po lundronin në rrugën e rrezikshme të Mesdheut Qendror.

Bien prurjet e migrantëve të parregullt edhe në Shqipëri, por rritet kontrabandimi

Të dhënat e policisë kufitare shqiptare flasin se tre muajt e parë të këtij viti ra ndjeshëm prurja e migrantëve të parregullt edhe në Shqipëri. Në dy rajonet më të mëdha kufitare me Greqinë atë të Korçës dhe Gjirokastërs u evdientuan në këtë periudhë rreth 270 migrantë të parregullt. Policia në të dy rajonet ka goditur rreth 10 raste të kontrabandimit të migrantëve të cilat kanë dëshmuar një rritje të këtij aktiviteti. Pak ditë më parë gjatë një aksidenti rrugor 7 migrantë nga Pakistani dhe shoferi shqiptar që i transportonte humbën jetën në segmentin e rrugës Këlcyrë Përmet, në jug të Shqipërisë.

Hetimet paraprake treguans e migrantët ishin marrë në Pikën e Tri Urave në kufirin me Greqinë dhe po transportoheshin për në Shkodër për të kaluar drejt Malit të Zi me destinacion final vendet europiane. Krahas organizimit të kontrabandimit të migrantëve të parregullt nga pikat kufitare me Greqinë një tjetër formë konrabandimi është shfaqur me futjen në Shqipëri të migrantëve nga Bangladeshi me viza për “arsye punësimi” dhe më pas për organizimin e daljes së tyre nga Shqipëria kundrejt përfitimit të shumave të mëdha financiare.

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) dhe Prokuroria Speciale të Republikës së Kosovës kanë vënë nën hetime në Shqipëri, 26 persona, nga të cilët javëne shkuar 21 persona janë lënë në arrest me burg, tre në arrest shtëpie dhe dy me masën e detyrimit për paraqitje para Policisë Gjyqësore. Mes personave rezultojnë 11 sipërmarrës në fushën e fasonerisë, agjencive të ndërmjetësimit dhe punësimit, dhe 4 punonjës policie.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë shqipatre Mehmet Rrumbullaku tha se “hetimet kishin nisur pasi gjatë vitit 2023, nga struktura të ndryshme të Policisë së Shtetit, ishte konstatuar rritja e numrit të të huajve, të pajisur me leje qendrimi dhe leje pune, të kapur në tentativë për t’u larguar drejt vendeve të tjera”.

Sipas hetimeve skema e ngritur dyshohet se përdorte si mbulesë disa agjenci ndërmjetësimi e agjensi punësimi si dhe sipërmarrje tregtare, të cilat i tërhiqnin të huajt me leje të rregullta qëndrimi dhe pune në Shqipëri. Nga hetimi ka rezultuar më pas se këto praktika janë kryer në mënyrë fiktive, pasi qëllimi nuk ka qenë punësimi i migrantëve, por pajisja me vizë, në mënyrë që ata të mund të hynin lirshëm në territorin shqiptar, për t'u larguar më pas në mënyrë të paligjshme drejt vendeve të Bashkimit Europian. Të dhënat paraprake të hetimeve flasin se gjatë aplikimeve për punësim dhe për vizë, janë paraqitur kontrata qiraje fiktive banimi, certifikata profesionale dhe njohjes të gjuhëve të huaja të falsifikuara, etj./VOA

voa migrimi ne ballkanin perendimor shqiperi frontex

Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari