LIVE UPDATES
Aktualitet

BIRN: Bashkia e Fierit krijon një kompani për menaxhimin e inceneratorit që nuk djeg

Këshilli Bashkiak i Fierit votoi pas dyersh të mbyllura krijimin e një kompanie publike që do të marrë përsipër menaxhimin e fushës së mbetjeve dhe inceneratorit jofunksional, ndërsa shkarkoi nënkryetarin nga opozita me pretendimin se “po filmonte mbledhjen”.

15 Prill 2024, 21:24 Nga r.ll
BIRN: Bashkia e Fierit krijon një kompani për menaxhimin e
Foto ilustruese

FIER- Me një praktikë të paprecedentë, ku medias dhe publikut iu mbyllën dyert, Këshilli Bashkiak i Fierit miratoi vendimin për themelimin e një kompanie publike, e cila pritet të menaxhojë mbetjet e qarkut dhe inceneratorin ende të papërfunduar të Fierit. Mbledhja u shoqërua me tension dhe u pasua me shkarkimin e nënkryetarin e Këshillit, Endri Jaupaj – një përfaqësues i opozitës. Motivacioni për këtë shkarkim ishte filmimi prej tij i mbledhjes së Këshillit Bashkiak, e cila duhet të jetë e hapur për publikun.

Sipas vendimit të miratuar me limitin e kuorumit të nevojshëm prej 31 votash,  Bashkia e Fierit do të jetë aksionerja kryesore e shoqërisë me 51 për qind të aksioneve. Në projekt-vendimin që BIRN e disponon thuhet se është e domosdoshme regjistrimi i shoqërisë me qëllim që kur gjyqi për inceneratorin të përfundojë, të bëhet kalimi te bashkitë. Por përfaqësues të opozitës akuzuan se ky ishte vijim i skandalit dhe se vendimi po merrej në errësirë, pa informuar Këshillin mbi situatën në të cilën ndodhej fusha e mbetjeve dhe i ashtuquajturi incenerator i Fierit.

“Ne kemi disa muaj që kërkojmë informacion mbi gjendjen e inceneratorit. Madje u kemi propozuar me shkresë zyrtare ngritjen e një grupi pune për të vlerësuar gjendjen e impiantit, pasi ky do të jetë vendi i grumbullimit të mbetjeve për gjashtë bashki. Na është thënë se nuk mund të bëhet një vlerësim i tillë, pasi është objekt nën sekuestro,” tha për BIRN Endri Jaupaj, nënkryetar i Këshillit Bashkiak dhe përfaqësues i opozitës.

Kërkesa e Jaupajt dhe këshilltarëve të tjerë të opozitës u përball me indiferencë nga shumica. Kjo e fundit madje votoi një vendim shkarkimi për Jaupaj, të cilin ironikisht e akuzoi se po filmonte mbledhjen.

Jaupaj thotë se ky është një krim mjedisor dhe i hap rrugë aferave të tjera me paratë e taksapaguesve, ndërsa tenton të fshehë problemet e krijuara nga ndërtimi i të ashtuquajturit incenerator.

“Unë kam folur me zyrtarë të bashkisë, të cilët më kanë sqaruar se ajo që ne i themi landfill, në fakt janë katër gropa të cilat u ndërtuan me kapacitet të kufizuar dhe do të shërbenin për depozitimin e mbetjeve vetëm në raste emergjence, kur inceneratori të mos punonte dhe kjo për një periudhë kohe jo më shumë se gjashtë muaj”, tha Jaupaj.  Ai tha se për shkarkimin e tij do të ankohej në gjykatë dhe e cilësoi vendim “hakmarrës”.

Kryetarja e Këshillit Bashkiak pranoi shkarkimin e Jaupajt pasi sipas saj “ai po filmonte”.

“Satuti u miratua me 31 vota. Nënkryetarin Jaupaj e shkarkuam nga detyra e nënkryetarit sepse vazhdimisht në mbledhjet e këshillit bënte video dhe i shpërndante në Facebook,”, tha për BIRN kryetarja e Këshillit Bashkiak, Antoneta Çuni.

Çuni mohoi gjithashtu përgjegjësinë për mbledhjen me dyer të mbyllura.  “Unë nuk di gjë për këtë, nuk e kisha idenë që media ishte jashtë. Unë menxhoj sallën e mbledhjeve, jo godinën e bashkisë”, shtoi znj Çuni.

Këshilltarë të tjerë të opozitës, përfshi ata të Partisë së Lirisë apo grupit të PD-së që njihet si “Rithemelimi”, kundërshtuan vendimin.

“Ne na u vendos përpara projekt statuti që e bën bashkinë zotëruese të 51% të aksioneve të inceneratorit, kur ky i fundit të përfundojë si investim. Deri tani, inceneratori nuk punon, por na u tha që shteti do investojë për ta vëne ne punë. Ne nuk e miratuam si këshilltarë të djathtë, por ata kanë shumicën e duhur për vendime të tilla,” tha Ilia Fili për BIRN, anëtar i këshillit që përfaqëson grupin e rithemelimit të PD.

Në një deklaratë për mediat menjëherë pas mbledhjes se Këshillit, kryetarja e grupimit të PD që drejtohet nga Lulzim Basha, Eriselda Çelaj ngriti një sërë pyetjesh që sipas saj nuk kanë marrë përgjigje, përfshi kostot e menaxhimit të mbetjeve, lejet mjedisore dhe kostot e incneratorit.

Por nënkryetarja e bashkisë e cilësoi procesin formalitet.

“Është vetëm regjistrimi i shoqërisë, akti i themelimit dhe regjistrimi. Ne nuk e marrim në dorëzim impiantin pa pasur një raport, por raportin nuk e hartojmë ne,” tha për BIRN Adela Hysenaj, nënkryetare e bashkisë së Fierit.

Vendimi parashikon që bashkia e Fierit do të kontrollojë si aksionere në shumicë shoqërinë që u pagëzua si “Shoqëria e trajtimit të mbetjeve urbane të qarkut Fier”.  Sipas këtij vendimi, Bashkia Fier zotëron 50.78% të vlerës së aksioneve, në kapitalin themeltar të kësaj shoqërie, do të paguajë me 5.1 milionë lekë. Bashkia Lushnjë,  zotëron 25% të vlerës së aksioneve, në kapitalin themeltar të kësaj kompanie, me vlerë 2.5 milionë lekë. Bashkia Patos, zotëron 7.03% të vlerës së aksioneve, me vlerë 700 000 lekë. Bashkia Roskovec, zotëron 5.47% të vlerës së aksioneve, me vlerë  500 000 lekë. Bashkia Divjakë, zotëron 7.03% të vlerës së aksioneve, me vlerë 700 000 lekë. Bashkia Mallakastër,  zotëron 4.69% të vlerës së aksioneve,  me vlerë 500 000 lekë.

Në vendim thuhet se për ta zbatuar atë do duhet të pritet gjykata.  “Aktualisht Impianti i Përpunimit të mbetjeve Urbane te Qarkut Fier, është i sekuestruar dhe administrohet nga ana e Agjensisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe KonfiskuaraTiranë (AAPSK), mbi bazën e Vendimit nr 134 dt.28.03.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës se Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për administrimin e shoqërisë  së sekuestruar “Integrated Technology Waste Treatment Fier”sh.p.k”, thuhet në vendim.

Afera e inceneratorëve, në Tiranë, Fier dhe Elbasan, u ka kushtuar deri më sot taksapaguesve shqiptarë rreth 150 milionë euro, ndërsa një numër i lartë zyrtarësh publikë janë nën akuzë ose janë shpallur fajtorë për veprat penale të korrupsionit, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të produkteve të veprës penale.

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ish-deputeti socialist, Alqi Bllako si dhe tre administratorët e kompanive të inceneratorëve, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja janë dënuar për disa vepra penale të lidhura me aferën e inceneratorëve, ndërsa ish.zv.kryeministri Arben Ahmetaj ndodhet në arrati./BIRN

inceneratori i fierit

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale