LIVE UPDATES
Aktualitet

VIDEO- Të maskuar dhe me armë zjarri! Tentuan të grabisnin gjatë natës një banesë, 3 të arrestuar në Lushnje

Gentian Bajrami, Ramazan Troka dhe Volter Alushaj janë tre personat që kishin planifikuar të grabisnin shtëpinë.

1 Korrik 2023, 09:33 Nga A.B
VIDEO- Të maskuar dhe me armë zjarri! Tentuan të grabisnin
Policia

LUSHNJE- Arrestohen tre persona në Lushnje, pasi ishin nisur për të grabitur një banesë në fshatin Bubullimë. Ata ishin të armatosur dhe të masakuar, mirëpo falë njoftimit të banorëve të zonës, u bë e mundur kapja e tyre.

Gentian Bajrami, Ramazan Troka dhe Volter Alushaj janë tre personat që kishin planifikuar të grabisnin shtëpinë. Alushaj transportoi Bajramin dhe Trokën në vendngjarje dhe priste për t’i marrë sërish.

Atyre iu gjetën dhe iu sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë me 1 krehër me municion luftarak, 2 maska, doreza plastike dhe 10 lidhëse plastike të lidhura në formë prangash.

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet falë bashkëpunimit me qytetarët, operacioni policor i koduar “Momenti”, për parandalimin e një ngjarjeje që mund të sillte pasoja për jetën. Të maskuar dhe me armë zjarri, tentuan të vidhnin gjatë mesnatës, në një banesë në fshatin Bubullimë, falë informacioneve të marra nga qytetarët dhe mbërritjes së menjëhershme të Policisë, në vendngjarje, kapen në oborrin e banesës ku synonin të vidhnin dhe vihen në pranga 2 shtetas.

Në pranga edhe një 30-vjeçar i cili transportoi këta shtetas në vendngjarje, dhe priste për t’i marrë sërish, pas kryerjes së krimit.

Policia sekuestron 1 armë zjarri pistoletë me 1 krehër me municion luftarak, 2 maska, doreza plastike, 10 lidhëse plastike të lidhura në formë prangash dhe automjetin që drejtonte 30-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, mesnatën e djeshme, menjëherë pas marrjes së njoftimit, nga banorë të fshatit Bubullimë, se kishin parë disa shtetas të maskuar që po lëviznin në drejtim të një banese në këtë fshat, kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur në vendngjarje për të verifikuar situatën e njoftuar.

Si rezultat i mbërritjes së menjëhershme të shërbimeve, si dhe ndërhyrjes së organizuar dhe profesionale, në kuadër të operacionit “Momenti”, u bë i mundur parandalimi i një vjedhjeje e cila mund të kishte rezultuar me pasoja për jetën e poseduesve të banesës, pasi njëri nga autorët e dyshuar ishte i pajisur me pistoletë.

Për këtë rast, u kapën në flagrancë në oborrin e banesës ku donin të vidhnin, pa hyrë ende në brendësi të saj, dhe u arrestuan shtetasit G. B., 22 vjeç dhe R. T., 29 vjeç, të dy banues në Radostinë, Fier.

Gjithashtu, u kap dhe u arrestua shtetasi V. A., 30 vjeç, banues në Radostinë, Fier, pasi nga veprimet hetimore dyshohet se ka sjellë shtetasit G. B. dhe R. T., në vendngjarje, me automjet, dhe po i priste ata në vendin e quajtur "Rotondoja e Kolonjës", për t’i marrë sërish, pas kryerjes së krimit.

Në cilësinë e provës materiale, shtetasve G. B. dhe R. T. iu gjetën dhe iu sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë me 1 krehër me municion luftarak, 2 maska, doreza plastike dhe 10 lidhëse plastike të lidhura në formë prangash.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Vjedhje me armë", mbetur në tentativë dhe kryer në bashkëpunim, si dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".

gentian bajrami ramazan troka volter alushaj

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim