LIVE UPDATES
Aktualitet

Nuk hap dot biznesin, OSHEE e nxjerr me gjobë që nuk vërtetohet askund

Në vitin 2013 ka paguar disa detyrime të prapambetura të qiramarrësve dhe kjo bazuar në një kontratë mes tyre dhe ish-CEZ.

30 Qershor 2023, 22:36 Nga I.A
Nuk hap dot biznesin, OSHEE e nxjerr me gjobë që nuk vërtetohet
Qytetari

FIER- Familja Peto ka një pronë dyqan në Fier dhe përherë e ka lëshuar me qira. Në vitin 2013 ka paguar disa detyrime të prapambetura të qiramarrësve dhe kjo bazuar në një kontratë mes tyre dhe ish-CEZ.

Qytetari Peto denoncon në emisionin investigativ “Stop” në Tv Klan se në vitin 2016 i thonë se ka një dëm ekonomik që kap vlerën 9 milionë që i përkiste vitit 2011. Pas shumë ankesave, i hiqen vetëm 2 nga 3 muaj pa mundur t’i hiqet vetëm 1 muaj sepse nuk gjendet asnjë dokument për të vërtetuar këtë gjobë. Në këto kushte, aktiviteti ka mbetur pezull pas për 3 milionë Lekë të një muaji, pa dokumentacion.

Denoncuesi: Problemi im qëndron në vitin 2013 unë kam bërë një aktmarrëveshje me CEZ për disa detyrime të prapambetura dhe me aktmarrëveshjen time, detyrimet unë i kalova të gjitha dhe ishin 3 milionë e ca Lekë. Bëhet fjalë për këtë biznesin që unë e kam dhënë me qira prej disa vitesh. Ishin disa detyrime pa paguar dhe u detyrova unë dhe i pagova me këtë marrëveshjen këtu. Pas 2-3 vitesh, më vijnë këtu dhe më presin dritat dhe më thonë se ti gjobë, ose më saktë dëm ekonomik 3 fatura. Më thonë që ke detyrim në vitin 2011. Vijnë dhe më presin dritat. Nuk kishin as fletë gjobe dhe asgjë. Gjithë këto vite kam shkuar tek CEZ, kam shkuar tek të gjitha dhe para 1 muajsh në Tiranë më kanë hequr 2 gjoba, Korrik-Gusht, pasi u bënë verifikime që këto janë të pavlefshme, por më kanë lënë 1 me gjithë kamat-vonesa. Ka vlerën tek 3 milionë Lekë.

Furnizuesi i Shërbimit Universal në Fier, e drejton qytetarin tek administratori i Tiranës.

FSHU Fier: Nëse kërkoni informacion, drejtohuni zyrtarisht kompanisë sonë. Drejtohuni administratorit në Tiranë dhe merrni përgjigjen e duhur!

Gazetari: Dakord, pra, por duke qenë se ju jeni të shtëpisë, ju e dini më mirë, se ku pikon çatia, në kuptimin figurativ.

FSHU Fier: Edhe njëherë: Zotëria ka shkuar në Tiranë, ka kontaktuar me administratorin dhe ka marrë përgjigjen e duhur.

Nga përgjigja zyrtare nuk vërtetohet në asnjë moment sesi është bërë ky abuzim i pretenduar dhe nuk vihet në dispozicion asnjë dokument.

Denoncuesi: Nuk zgjidhëm asnjë punë. Kjo mund të jetë e 40 herë që vijmë këtu dhe problemi im nuk zgjidhet. Ka ngelur i pezulluar si aktivitet dhe mua më kanë marrë më qafë. Nuk kam çfarë të bëj më dhe prandaj ju drejtova emisionit “Stop” që ta ma zgjidhë këtë problem sepse ka zgjidhur shumë problematika në Shqipëri.

Marrë nga Tv Klan

fshu fier

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet