2 Qershor 2023, 22:18
Nga k.m.
Gjergj Hani
Më 22 maj u përkujtua 50-vjetori i Revoltës së Spaçit, i burgut famkeq që torturoi qindra të burgosur gjatë periudhës së regjimit komunist. Revolta e burgut nisi më 21 maj të vitit 1973 dhe zgjati deri më datë 23 maj.
Fatkeqësisht u shtyp dhunshëm, me ekzekutimin e 4 personave dhe ridënimin e 66 të burgosurve të tjerë që morën pjesë aktive në qëndrimin kundër drejtuesve të kampit. Pas revoltës në Spaç u shtua doza e dhunës dhe trajtimit çnjerëzor te të burgosurit.
Jo shumë larg Spaçit, ishte dhe burgu i Qaf Barit. Ky kamp u hap me të njëjtin qëllim, për nxjerrjen e mineralit të bakrit dhe piritit nga të burgosurit. Një prej të dënuarve që ka vuajtur mungesën e lirisë 2 herë në këtë kamp është Gjergj Hani. Ai na risjell në kujtesë vuajtjet që ka kaluar nga burgu i Qaf Barit, nga ajo çfarë ka mbetur nga rrënojat e atij vendi.
Kujtimet e Gjergjit janë groteske dhe kanë lënë gjurmë shumë të thella tek ai. Me një memorie të admirueshme ai tregon se çfarë ndodhte me fatkeqët e Qaf Barit.
“Kam qenë 2 herë në këtë burg. Herën e parë 16-vjeçar dhe herën e dytë qëndrova rreth 4 vjet. Torturat ishin të tmerrshme, mundoheshin të të rekrutonin si spiun dhe kur nuk ia dilnin niste agresiviteti."
“Më kanë çuar dy herë në birucë për të më thyer, nuk ia kanë dalë. Ironike ishte se në biruca kishte një traditë, të rrihnin sa herë vinte ushqimi tri herë në ditë, dhe të pyesnin, kur e do dajakun, para apo pas buke.
“Edmond Caja ishte komandanti i tmerrshëm. Ai të rrihte duke qeshur, ndërsa Ludovik Cali ishte “bulldogu” i tij, njeri që nuk qeshte kurrë dhe i tmerrshëm”, tha ai ndër të tjera./Syri
gjergj hani emisioni piranjat
Aktualitet
2 Qershor 2023, 22:13
k.m.
Vasil Ilia, tregon për emisionin investigativ “Stop” në Tv Klan se ka nënën 89 vjeç të sëmurë dhe të...
Aktualitet
2 Qershor 2023, 21:40
k.m.
Foto ilustruese
‘Piranjat’ sjellin historinë 40 vjeçarit me epilepsi të përhershme, nga fshati Plug i Lushnjës, i ci...
Aktualitet
2 Qershor 2023, 21:39
k.m.
Foto ilustruese
Beteja ligjore për zëvendësimin e termave ‘babai’ dhe ‘nëna’, me ‘prindi 1’ dhe &ls...
Aktualitet
2 Qershor 2023, 21:37
k.m.
Foto ilustruese
Vuajtjet e Dallëndyshe Poshnjarit nga Marinza vulosin ashpër dramën e pasojave të rrezikut nga hidrokarburet.
Në ...
Aktualitet
2 Qershor 2023, 21:32
k.m.
Saimir Tahiri
Burime të sigurta të gazetares Anila Hoxha deklaruan se pavarësisht se prokurori i çështjes ka aprovuar lirimin e ...
Aktualitet
2 Qershor 2023, 20:44
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Zbardhen detaje të reja nga arrestimi i sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Shëndet...
Aktualitet
2 Qershor 2023, 20:28
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Laureta Sheto është punonjësja tjetër e arrestuar në Ministrinë e Shëndetësisë n&...
Aktualitet
2 Qershor 2023, 20:24
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro është arrestuar dit...
Aktualitet
2 Qershor 2023, 20:00
I.A
Evgjeni Bashari
TIRANË- Kreu i Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit të Pasurive Evgjeni Bashari ka raportuar punën e IL...
Aktualitet
2 Qershor 2023, 20:04
k.m.
Matilda Fetau
TIRANË- Matilda Fetau është gjyqtarja që liroi nga burgu ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri dhe vendosi që...