Dita e 50-të e revoltës qytetetare/ Shqiptarët vijojnë qëndresën në shesh: Rama në burg, Berisha në burg
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Gjyqi përfundoi, por duket se ndasitë mes dy palëve kundërshtare do të vazhdojnë për një kohë të gjatë.
Beteja ligjore për zëvendësimin e termave ‘babai’ dhe ‘nëna’, me ‘prindi 1’ dhe ‘prindi 2’ përfundoi pak ditë më parë, në Gjykatën Administrative në Tiranë. Maratona gjyqësore, që zgjati dy vjet kishte si protagonistë pastorin Akil Pano dhe pjesëtarët e Komunitetit LGBTQIA+. Ishte Pastor Akil Pano, i cili shpërndau menjëherë lajmin, duke e konsideruar vendimin si një fitore të madhe të familjes.
Gjyqi përfundoi, por duket se ndasitë mes dy palëve kundërshtare do të vazhdojnë për një kohë të gjatë. Emisioni ‘Piranjat’ vuri përballë të dyja palët. Pjesëtarët e komunitetin LGBTQIA+ këmbëngulin se nuk ka ekzistuar asnjë proces për çështjen e ‘prindit 1’ dhe ‘prindit 2’ dhe se gjyqi ishte një ankimim ndaj vendimit të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi.
Shkak për këtë ankimim ishte gjuha e urrejtjes e përdorur nga pastori Akil Pano kundrejt personave të këtij komuniteti. Në fakt, ky debat tejet i ndjeshëm për opinionin publik nisi pikërisht në ekranet tona televizive.
Fillimisht termat ‘prindi 1’ dhe ‘prindi 2’ u sollën në diskursin publik nga dy prindër në Britaninë e Madhe dhe më pas u përhapën në shumë vende. Por në vendin tonë, debati mori përmasa të mëdha dhe përfshiu figura publike, njerëz të ekranit dhe përfaqësues të komuniteteve fetare.
Debati u ndez akoma më tepër pas shpërndarjes së një formulari nëpër kopshtet e kryeqytetit, ku nëna dhe babai futeshin në kllapa, për t’u zëvendësuar me fjalët prindi 1 dhe prindi 2. Pas padisë së komunitetit, ndaj pastor Panos hapet një çështje e re. Kësaj herë nga Komisioneri për Mbrojtjen kundër Diskriminimit.
Pastori thekson se e gjithë maratona gjyqësore nisi pas diskurseve të tij publike, në mbrojtje të lirisë së fjalës. Sipas tij, vendimi i Komisionerit erdhi si pasojë e një skenari të qëllimtë, kundër individëve që mbrojnë familjen tradicionale. Ndërsa për aktivisten Karaj beteja e pastorit është një fushatë dezinformuese, që nxit urrejtjen ndaj personave të komunitetit. Beteja e madhe mes konservatorizmit përballë liberalizmit duket se do të jetë e gjatë, ashtu sikurse dhe paqja nga të dyja palët./Syri
Foto ilustruese Vuajtjet e Dallëndyshe Poshnjarit nga Marinza vulosin ashpër dramën e pasojave të rrezikut nga hidrokarburet. Në ...
Saimir Tahiri Burime të sigurta të gazetares Anila Hoxha deklaruan se pavarësisht se prokurori i çështjes ka aprovuar lirimin e ...
Foto ilustruese TIRANË- Zbardhen detaje të reja nga arrestimi i sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Shëndet...
Foto ilustruese TIRANË- Laureta Sheto është punonjësja tjetër e arrestuar në Ministrinë e Shëndetësisë n&...
Foto ilustruese TIRANË- Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro është arrestuar dit...
Evgjeni Bashari TIRANË- Kreu i Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit të Pasurive Evgjeni Bashari ka raportuar punën e IL...
Matilda Fetau TIRANË- Matilda Fetau është gjyqtarja që liroi nga burgu ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri dhe vendosi që...
Autobusi i Freskut TIRANË- Një tjetër autobus është aksidentuar ditën e sotme në Tiranë. Sot, autobusi i zonë...
Zamira Vyshka TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 4 vite burg për ish-gjyqtaren e Elbasanit Zamira Vyshka, e cila akuzohet p...
Saimir Tahiri TIRANË- Saimir Tahiri, ish-ministri i Brendshëm gjatë mandatit të parë qeverisës “Rama 1”, një...