31 Maj 2026, 11:19
Nga D.S

TIRANË- Policia e Tiranës ka goditur një tjetër rast të shpërndarjes së drogave të forta në kryeqytet, duke vënë në pranga një 51-vjeçar me iniciale F. B. Mësohet se, gjatë operacionit u sekuestruan 811 gramë lëndë narkotike e llojit kokainë.
Nga hetimet e para dyshohet se 51-vjeçari siguronte sasi të mëdha droge me qëllim furnizimin e shpërndarësve të tjerë, të cilët më pas e tregtonin kokainën në doza në zona të ndryshme të Tiranës.
Deklarata e Policisë:
"Tiranë/Finalizohet faza e dytë e operacionit policor të koduar “Zonat”. Goditet një tjetër rast i furnizimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike të forta. Sekuestrohen 811 gramë kokainë. Vihet në pranga poseduesi.
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe parandalimin e shpërndarjes së lëndëve narkotike në kryeqytet, nga Komisariati i Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, u finalizua me sukses faza e dytë e operacionit policor të koduar “Zonat”. Si rezultat i kësaj faze të operacionit, u arrestua në flagrancë shtetasi F. B., 51 vjeç.
Bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative dhe pas një pune hetimore e operacionale të mirëorganizuar, shërbimet e Policisë lokalizuan dhe ndaluan këtë shtetas në një lokal në zonën e Freskut. Gjatë kontrollit të çantës që ai mbante me vete, shërbimet e Policisë gjetën në brendësi të saj dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 811 gramë lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas do të furnizonte edhe shtetas të tjerë me këtë sasi lënde narkotike, me qëllim shpërndarjen e saj në doza në zona të ndryshme të kryeqytetit. Në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë.
Faza e parë e operacionit “Zonat” u finalizua një ditë më parë nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, ku u sekuestruan mbi 200 gramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë dhe u vu në pranga poseduesi i saj. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.",njofton Policia./Dosja.al
Aktualitet
31 Maj 2026, 10:59
D.S
Avokati i Popullit
TIRANË- Institucioni i Avokatit të Popullit ka vazhduar hetimin kryesisht për ngjarjet në Zvërnec, ku u sh...
Aktualitet
31 Maj 2026, 10:38
D.S
TIRANË- Një qytetar në rrjetin social "TikTok" ka ndezur një valë reagimesh me batuten e tij ndaj kryeministrit Rama.
Me nj&eu...
Aktualitet
31 Maj 2026, 10:27
D.S
Zvërnec
VLORË- Kompania e cila ka marrë përsipër projektin në Zvernec ka reaguar pas arrestimit të rojes private. Në...
Aktualitet
31 Maj 2026, 09:27
D.S
foto nga aksidenti
FIER- Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Lushnje-Fier, pranë rret...
Aktualitet
31 Maj 2026, 09:01
D.S
foto nga protesta
VLORË- Pas pezullimit të drejtorit të Policisë së Vlorës, Elidon Çela, kryepolici Skënder Hita ...
Aktualitet
31 Maj 2026, 08:26
D.S
TIRANË- Sot vendi ynë do të karakterizohet nga një mot kryesisht i qëndrueshëm dhe i kthjellët. Gjatë mesditës dh...
Aktualitet
30 Maj 2026, 23:34
VLORË- Një prej rojeve private të përfshira në dhunimin dhe marrjen zvarrë të protestuesit në Zvërnec ësht&e...
Aktualitet
30 Maj 2026, 22:56
D.S
PEJË- Magjistarët kanë ekzistuar gjithmonë, e një e tillë është edhe një grua me dy identitete, që po b...
Aktualitet
30 Maj 2026, 22:39
D.S
DURRËS- Prej tre javësh Piranjat kanë sjellë rrëfimn e 4 nënave nga qyteti i Durrësit të cilat të alarmuara ...
Aktualitet
30 Maj 2026, 22:28
D.S
TIRANË- Një javë më parë “Piranjat” publikuan historinë e 54-vjeçarit dibran, Fatmir Lakushi, i cili n&e...