LIVE UPDATES
Aktualitet

Katër nëna në kërkim të fëmijëve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Gjuha e ashpër plot vulgaritet e grupit të minorenëve përcillej vazhdimisht edhe në familje.

30 Maj 2026, 22:39 Nga D.S

Katër nëna në kërkim të fëmijëve/ Bisedat

DURRËS- Prej tre javësh Piranjat kanë sjellë rrëfimn e 4 nënave nga qyteti i Durrësit të cilat të alarmuara kërkonin kthimin e fëmijëve në shtëpi. Gjuha e ashpër plot vulgaritet e grupit të minorenëve përcillej vazhdimisht edhe në familje. Këtë komunikim, aspak normal për moshën, këta  adoleshentë e kishin të përditshëm, ndonjëherë edhe me veprime kërcënuese ndaj prindërve. 

Ndërkohë që edhe ndonjë tentativë për t’i bëre të reflektojnë, duke përfshirë uniformat blu, ishte e kotë. Pas përpjekjeve në bashkëpunim me nënat e adoleshentëve, Piranjat arritën të flasin me njërën nga vajzat, e cila duhet thënë që nuk kishte asnjë dëshirë qoftë të kthehej në shtëpi e qoftë të afrohej me prindërit e saj, që i konsideronte si shkaktarë të situatës në të cilën ndodhej. 

Në çdo përgjigje të saj  vajza 14 vjeçare përmend vetëm një emër si burim të ardhurash të këtij grupi. Por ndërkohë që Piranjat flasin me vajzën,  nëna e vajzës merr telefonin e të bijës dhe aty  kuptojnë për herë të parë se nuk kishim të bënim vetëm me largimin pa adresë të adoleshentëve nga shtëpia. Por me një rrjet prostitutash minorene. 

Ndërsa që vajza u shoqërua nga punonjësit e policisë, për t’ju nënshtruar më pas disa protokolleve për sigurinë e jetës së saj, në telefon u gjetën chate pa fund me klientë të moshave të ndryshme

Por dhe me vajza të tjera të përfshira në këtë rrjet. Frikë që nëna e njërës prej tyre e kishte ndjerë me kohë. Pas shoqërimit për rehabilitim të vajzës 14 vjeçare, u shoqërua edhe 16 vjeçarja e cila e ftonte këtë të fundit të ndanin shumën e fituar në kurriz të një tjetër vajze, por për shkak të disa procedurave ligjore kjo 16 vjeçare u la mën kujdestarinë prindërore, ndërsa që pak ditë më vonë Piranjat arritën ta takonin vetë. 

Në dëshmi, vajza pranon se në biseda përmendej trafikimi i një 14 vjeccareje. Por nga ana tjetër mundohet të justifikohet me këshillat që  i ka dhënë shoqes së saj për të mos i hyrë kësaj rruge.  Por mesazhet e shkëmbyera, na lënë të kuptojmë që ky rrjet i prostitucionit me vajza minorene ka qenë ekzistent shumë kohë më përpara 

Por ky biznes i shitjes së trupit, kërkonte dhe logjistikë. Ndaj këtu në lojë hyn një nga ata personat që zgjidhin gjithccka, që nga gjetja e klientëve, pazaret dhe transporti. Bëhet fjalë për taksistin të cilin më herët një nga nënat e kishte raportuar në polici. 

Taksisti Iri Çapoku, një 32 vjeçar nga Durrësi, ishte njeriu më i besuar i vajzave minorene, i angazhuar në gjetjen e klientëve. Nga bisedat duket qartë që 32 vjeccari është i vetëdijshëm se po kryen një vepër penale.  Por me sa duket tundimi për të nxjerrë lekun e shpejtë në kurriz të vajzave të mitura është më i madh se sa frika. 

Ndaj për të qenë gjithmonë i gatshëm dhe i besueshëm për klientët, Capoku kërkon që këta të fundit t’i informojë me detaje duke i kërkuar vajzave të mitura foto dhe video të trupit të tyre për t’i mbajtur si katalog./Piranjat.al

piranjat

Sondazh

Poll

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!

Amnistia Penale/ Vodhi 500 mijë euro në banesën e Alda Klosit, lirohet nga qelia Rozeta Dobi

Nis zbatimi i amnistisë penale/ I burgosuri në Drenovë lë qelinë: U dënova padrejtësisht

Nis zbatimi i amnistisë penale/ Lënë qelinë 541 të dënuar në të gjithë vendin

Riaktivizohet vatra e zjarrit në Novoselë, rrezikohen disa banesa

Marta Kos: Shqipëria po motivon edhe vendet e tjera kandidate

A do hapen kapituj të tjerë?/ Rama: Jam shumë optimist, deri tani jemi në drejtimin e duhur