LIVE UPDATES
Aktualitet

Flamur Gjuzi, i dënuar për "shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?!

Pas këtij investimi, 32-vjeçar asokohe Fatmiri u largua sërish në emigrim dhe kur u kthye nga Kanadaja në vitin 2009, plotësoi letra për rrethim prone, por aty topografi i tha që nuk ishte ajo prona e tij në certifikatë, por një pronë më poshtë

30 Maj 2026, 22:28 Nga D.S

Flamur Gjuzi, i dënuar për "shpërdorim detyre" sot

TIRANË- Një javë më parë “Piranjat” publikuan historinë e 54-vjeçarit dibran, Fatmir Lakushi, i cili në vitin 2004 bleu në zonën e Shkallnurit një sipërfaqe toke 300 m2, për vlerën 33 milionë lekë të vjetra. Pa e menduar se kjo pronë do të bëhej shumë shpejt një mollë sherri mes tij dhe familjes së Muhamet Hersit, zotërisë që ia shiti asokohe, dhe që sot nuk jeton më.

Pas këtij investimi, 32-vjeçar asokohe Fatmiri u largua sërish në emigrim dhe kur u kthye nga Kanadaja në vitin 2009, plotësoi letra për rrethim prone, por aty topografi i tha që nuk ishte ajo prona e tij në certifikatë, por një pronë më poshtë. Dhe aty në vitin 2009 kishte përfunduar ndërtimi i një vile 3-katëshe me papafingo.

Kjo banesë kishte zaptuar plot 100 m2 të tokës që Fatmiri kishte blerë. Institucionet përkatëse vendosën prishjen e objektit, por për shumë arsye ky vendim nuk u zbatua asnjëherë dhe shtëpia jo vetëm që nuk u prish, por në vitin 2016 me firmë të drejtorit asokohe Flamur Gjuzi, u legalizua e më pas zonja Sofije Hersi u pajis edhe me certifikatë pronësie. 

Në një komunikim me gazetarin Freard Rista, ish-drejtori i ALUIZNI-t, Flamur Gjuzi, pretendoi se ka zbatuar detyrën pasi shkresat për moslegalizimin dhe më pas prishjen e objektit nuk janë depozituar asnjëherë në zyrën e ALUIZNI-t. Me mburrje, Gjuzi tha para gazetarit Rista, se në atë periudhë ka bërë plot 30 mijë legalizime, për të cilat ju kujtojmë se më 24 shtator 2019, zëvendës drejtoresha e Kadastrës së Durrësit, Lusiena Kola u arrestua, ndërsa vetë z.Gjuzi u shpall në kërkim, pasi kishte dyshime të forta se në bashkëpunim edhe me zyrtarë të tjerë, kishin shpërdoruar detyrën në legalizimin dhe regjistrimin e disa pronave të paluajtshme, kryesisht në bregdet. Për zëvendës drejtoreshën Lusiena Kola prokuroria asokohe kërkoi “arrest me burg”, por Gjykata vendosi detyrim paraqitje, ndërsa z.Gjuzi, i fshehur një Zot e di se ku, iu mbush mendja e në mars të vitit 2020, pas 6 muajsh në arrati, vetëdorëzohet në Policinë e Durrësit dhe Gjykata i caktoi masën “arrest shtëpie”.

Por problemet e z.Gjuzi nuk mbarojnë këtu. Në redaksinë e emisionit “Piranjat” mbërriti një denoncim nga një qytetar anonim i zonës së Xhafzotajt, i cili na informoi se aty ka blerë shumë prona z.Gjuzi, por nuk i ka regjistruar në emër të tij, dhe jo vetëm kaq, por ka nisur të sheshojë tokën me dhe dhe inerte, të cilat dyshohet se merren në Portin e Durrësit. Lidhur me këtë fakt, z.Gjuzi mohoi gjithçka, madje u bë tepër agresiv, duke kërkuar të largojë kamerën dhe mikrofonin.

Ai mohoi që të ishte prona e tij, madje na siguroi që me një grup inspektimi do të niseshim për të verifikuar gjithçka, por nuk e mbajti premtimin. Ai pretendoi se ato prona mund të jenë në emër të familjarëve të tij, një skemë e njohur kamoflimi pasurish për ata që ushtrojnë funksione publike./Piranjat.al

flamur gjuzi fatmir lakushi

Sondazh

Poll

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!

Amnistia Penale/ Vodhi 500 mijë euro në banesën e Alda Klosit, lirohet nga qelia Rozeta Dobi

Nis zbatimi i amnistisë penale/ I burgosuri në Drenovë lë qelinë: U dënova padrejtësisht

Nis zbatimi i amnistisë penale/ Lënë qelinë 541 të dënuar në të gjithë vendin

Riaktivizohet vatra e zjarrit në Novoselë, rrezikohen disa banesa

Marta Kos: Shqipëria po motivon edhe vendet e tjera kandidate

A do hapen kapituj të tjerë?/ Rama: Jam shumë optimist, deri tani jemi në drejtimin e duhur