22 Korrik 2022, 23:41
Nga k.m.
Foto ilustruese
Marash Qerreti banor i Njësisë Administrative Bushat në Bashkinë Vau i Dejës, tërmeti i nëntorit të vitit 2019 i dëmtoi shtëpinë.
Këshilli Bashkiak dhe sektori i emergjencave civile i miratuan akordimin e ndihmës financiare me shumën 1.125.538. Por Bashkia Vau Dejës më datë 20/01/2020 ka trajtuar familjen Qerreti me një fond emergjence 56.294 lekë.
Në vitin 2019 familja Qerreti jetonin në një çadër, por duke qenë se nuk po bëhej asgjë në lidhje me kalimin e dëmshpërblimit financiar u detyruan të ktheheshin në shtëpitë e dëmtuara edhe pse në akt-konstatim, grupi i inspektimit ka deklaruar se shtëpia është e pabanueshme dhe me dëmtime të larta, si pasojë nuk duhet të jetohet në atë shtëpi.
Deri më tani Marash Qerreti nuk ka marrë as bonus qiraje dhe as dëmshpërblimin financiar.
Gazetarët e Fiks Fare bashkë me qytetarin i drejtohen Zyrës së Emergjencave Civile Bashkia Vau i Dejës për të marrë një përgjigje mbi dosjen e qytetarit.
Punonjësja në një bisedë me gazetarët tha se për sa i përket kalimit të dëmshpërblimit financiar nga kjo zyrë janë dërguar të gjithë dokumentet, dhe çdo gjë ishte në dorë të AKMC (Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile). Për bonusin e qirasë është zyra e shërbimit social që merret.
Gazetarët dhe qytetari i drejtohen zyrës së shërbimit social, ku punonjësja thotë se duhet të flasë me zyrën e emergjencave sepse është e paqartë.
Gazetarët bashkë me punonjësen e shërbimit social i drejtohen zyrës së emergjencave ku pas një ore pritje dhe kontroll të imtësishëm të dokumenteve u vu re se formulari i aplikimit nuk ishte plotësuar në rregull.
Ndërkohë që qytetari tregon se ka plotësuar 3 dokumente të ndryshme, aty ndodhet vetëm një. Gazetarët ndihmojnë qytetarin të riplotësojë formularin e aplikimit për bonus qiraje e më pas t’i miratohet nga shërbimi social.
vau i dejes shkoder
Aktualitet
22 Korrik 2022, 23:36
k.m.
Ylli Brahimi
MILOT- Një nga të plagosurit në atentatin e sotëm Ylli Brahimi është marrë në pyetje në drejtori...
Aktualitet
22 Korrik 2022, 23:32
k.m.
Pamje nga zjarri
BERAT- Një zjarr me përmasa të konsiderueshme ka rënë në zonën e ish-Uzinës së Baterive n&eu...
Aktualitet
22 Korrik 2022, 23:10
k.m.
Pamje nga Miloti
MILOT- Atentatorët e Klisman Preçit dhe Ylli Brahimit, mund të jenë treguar shumë të kujdeshëm pë...
Aktualitet
22 Korrik 2022, 22:59
k.m.
Foto ilustruese
KURBIN- Policia e Shtetit ka reaguar pas atentatit me 1 të vdekur dhe një 1 të plagosur në Milot. Po ashtu, Polici...
Aktualitet
22 Korrik 2022, 22:51
k.m.
Mjeti i viktimave
MILOT- Dalin pamjet e para nga makina e blinduar e shënjestrave të atentatit të sotëm, që ndodhi në Milot, ...
Aktualitet
22 Korrik 2022, 22:46
k.m.
Pamje nga Trauma
MILOT- Dalin pamjet e para nga spitali i Traumës ku edhe ndodhet Ylli Brahimi, i cili u qëllua sot në Milot, në prangu...
Aktualitet
22 Korrik 2022, 22:24
k.m.
MILOT- Detaje të tjera janë mësuar lidhur me ngjarjen e sotme, ku dy persona u qëlluan për vdekje në Milot të Kurbinit. Bur...
Aktualitet
22 Korrik 2022, 22:14
k.m.
Klisman Preçi
LAÇ- Personi që shihni në foton e mëposhtme është Klisman Preçi. 28-vjeçari dhe Yl...
Aktualitet
22 Korrik 2022, 22:04
k.m.
Pamje nga vendi i ngjarjes në Milot
KRUJË- E NJËJTA SKEMË në çdo vrasje që ndodh në Shqipëri! Atentati n&eum...
Aktualitet
22 Korrik 2022, 22:03
k.m.
Pamje nga Miloti
LAÇ- Dalin pamjet e para nga vendi ku ka ndodhur atentati me armë zjarri në Milot. Deri më tani raportohet se kan&eu...