Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Aktualitet
E NJËJTA SKEMË! Atentati në Milot, gjendet një makinë duke u djegur në Krujë (PAMJE)
Brenda mjetit që po digjet është gjetur dhe një armë tip kallashnikov që mendohet se është përdorur në vendin e krimit.
22 Korrik 2022, 22:04Nga k.m.
Pamje nga vendi i ngjarjes në Milot
KRUJË- E NJËJTA SKEMË në çdo vrasje që ndodh në Shqipëri! Atentati në Milot, gjendet një makinë tip Audi duke u djegur në fshatin Gramzë të Krujës. Brenda mjetit që po digjet është gjetur dhe një armë tip kallashnikov që mendohet se është përdorur në vendin e krimit.
Siç duket edhe nga pamjet e mësipërme, makina që dyshohet se është përdorur nga autorët është braktisur mes kallamave, ndërkohë që vihet re se është shkrumbuar e gjitha. Pa lënë asnjë shenjë pas për hetuesit, që mund të sjellë më pas zbulimin e autorëve të vrasjes.
Vrasja e 28-vjeçarit Klisman Preçi dhe plagosja e Ylli Brahimit, 46 vjeç këtë të premte ne Milot tronditi edhe një herë vendin pas masakrës së Fushë Krujës me 3 të vrarë. Pas ngjarjes, në fshatin Gramës është gjetur një makinë duke u djegur, e cila dyshohet se i përket autorëve të ngjarjes. Brenda në mjet janë gjetur 2 kallashnikovë, ndërsa hetimet kanë nisur për të zbuluar identitetin e autorëve. Që dyshohet se janë 3, por asgjë nuk është e konfirmuar.