LIVE UPDATES
Aktualitet

Udhëtime që frymëzojnë: Zoica Kafa, rrëfimi i një artisteje pa kufij

Gjatë stinës së verës, që prej 10 vitesh, Zoica ulet çdo mbrëmje krah një pastiçerie dhe nxjerr nga çanta e saj një kambalec të zi, një sërë pikturash të realizuara si model, një kuti me lapsa, dy stola të vegjël dhe një karton ku shkruhet “Portrete live”.

2 Korrik 2025, 10:18 Nga Rafaela Xhaja

Udhëtime që frymëzojnë: Zoica Kafa, rrëfimi i një

DURRËS- Në pjesën më të frekuentuar të zonës së Plazhit në qytetin e Durrësit, shihet tek vjen e ndalet një zonjë me një çantë me rrota, të mbushur plot e përplot. Quhet Zoica Kafa, e lindur në vitin 1966 me origjinë nga qyteti i Elbasanit. 

Gjithçka nisi që prej moshës 4-vjeçare, ku realizoi skicat e saj të para. Zoica ishte ende në kopsht atëherë, kur filloi të vizatonte letrat që mbështillnin ushqimet të cilat nëna e saj shiste në ushqimoren e vogël që ata kishin. Diku një mace, diku një top, diku një frut, diku një imazh që i ishte ngulitur në mend, ajo mbushi plot të gjitha letrat mbështjellëse.

Kështu nisi hapat e parë drejt pikturës, të cilën e ka të trashëguar nga i ati, piktori i mirënjohur Sefedin Xhaferri. Që prej atyre viteve të para të jetës, Zoica u impresionua pas lapsave, bojërave, penelave, pas artit që bënte i ati.

“U rrita duke dëgjuar ‘I madhi Sefa’ për babain tim dhe unë doja të bëhesha si ai”, tregon artistja. Nuk shkoi kurrë pas lodrave që, pavarësisht kohërave të vështira, familja e saj ia ofronte, por gjithmonë pas pasionit të babait të saj.

Udhëtime që frymëzojnë: Zoica Kafa, rrëfimi i një

Në moshën 18-vjeçare, Zoica përfundon gjimnazin në qytetin e Elbasanit me dëshirën për të vazhduar Akademinë e Arteve në Tiranë, por problemet e asaj periudhe nuk e lejuan. Me korrespondencë në qytetin e lindjes, vazhdoi degën e Gjuhë-Letërsisë, por pa fshehur në asnjë moment dëshirën për të ndjekur shkollën e Pikturës, edhe pse leksionet e shumta tashmë i mësoi pranë babait.

Për tre vite me radhë, ajo emërohet piktore në qytetin e Belshit, gjithashtu Anëtare e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë.

Në vitin 1990, përveç pikturës, Zoica Kafa nisi të bënte dekorin e hotelit më të madh në Elbasan asokohe, por 4 vite më pas kjo punë u ndërpre dhe Zoica u nis drejt qytetit të Selanikut. Duke menduar për më mirë, Zoica gjen një banesë me qira që i përkiste një gazetareje të njohur të shtetit grek. Me ndihmën e saj, e cila ishte e motra e piktorit Kostas Loustas, Zoica mundi për një periudhë dyvjeçare të ndiqte mësime arti, teknika të veçanta, truke shpejtësie, stil, ato çka i kishin munguar. Ishte po Kostas Loustas, profesori i saj, që në përfundim të mësimeve, i sugjeron Zoicës të provojë “portretet live”.

“Kisha pak turp të dilja në rrugë dhe profesori më tha: ‘Turp është të kesh aftësi dhe të mos dalësh’”, shton ajo.

Udhëtime që frymëzojnë: Zoica Kafa, rrëfimi i një

Pranë Kullës së Bardhë në Selanik, qëndroi për shumë vite një piktor i njohur grek, i cili nuk pikturonte portrete live. Me këshillën e profesorit të saj, studentja Zoica Kafa shkoi pranë tij dhe i tregoi se nuk do të ndërhynte në stilin e tij, por do të pikturonte vetëm portrete të çastit. Zotëria fillimisht e ndihmon Zoicën në hapat e parë drejt kësaj rruge sot të gjatë, por pas tre ditëve të para ai ndjeu një konkurrencë mes tyre. 

Në ditën e parë, Zoica filloi të pikturonte për së dyti herë një porosi që tashmë e kishte mbaruar. Zgjodhi këtë strategji që kalimtarët të afroheshin rreth saj. Dhe ashtu po ndodhte.

Dy turistë gjermanë paguan 60 euro për pikturën e përfunduar, e gjithashtu i kërkuan një portret me ngjyra, i cili realizohet ndoshta edhe për disa ditë, të mbaronte në 30 minuta që ata kishin kohë. Mes stileve e teknikave të fituara nga profesori i saj, Zoica arrin ta përfundojë pikturën dhe në 5 minutat e fundit ajo hedh firmën.

Udhëtime që frymëzojnë: Zoica Kafa, rrëfimi i një

Për ditë me radhë, puna u shtua. Qytetarët dhe turistët në vendin bregdetar filluan ta njihnin dhe ta rrethonin teksa ajo punonte.

“Simo, dil në pension”, i referoheshin turistët piktorit, tregon ajo.

Edhe pse i vinte keq për të, suksesi ishte i pashmangshëm. Njerëzit u mblodhën çdo ditë aty për ta parë e për të zënë radhën. E ndërkaq Simo, piktori që u ndodh në Kullën e Bardhë prej rinisë së tij, hoqi dorë dhe u largua duke kërkuar vetëm diçka. Në ditët e tyre të para që punuan përbri njëri-tjetrit, artistja Zoica Kafa i realizoi piktorit një skicë të shpejtë të portretit të tij dhe, në momentin e tij të fundit në shëtitore, ai kërkoi që ky portret të varej pikërisht në kambalecin e saj si gjurmë e punës së tij aty.

Zoica Kafa po njihej në mbarë Selanikun, aty ku mundi të hapë dhe studion e saj të parë. E quajti “Art House Sofokli” në nder të babait të saj, Sefedin. Gjatë kohës që njerëzit po fillonin të njihnin studion e hapur, piktori Simo u shfaq sërish. Ai i kërkoi Zoicës t’i realizonte një portret të madh të tijin dhe do ta paguante po njësoj si të gjithë artdashësit. Këtë portret, si mënyrë për të qetësuar ndërgjegjen e tij në raport me momentet e pakëndshme që i shkaktoi artistes, piktori e nisi portretin pa dijeni në një ekspozitë të të gjithë piktorëve të Selanikut.

E ftuar si vizitore, sepse kjo ishte mënyra e vetme që Zoica do të pranonte për të shkuar në ekspozitë, u ndje e surprizuar. Ishte impakti i parë i saj me artistët e Selanikut, edhe pse sot ka raporte shumë të mira me ta. 

“Art House Sofokli” u bë një pikënisje shumë e mirë për Zoicën. Njerëzit shihnin përtej xhamit portretin e babait të saj që artistja kishte realizuar dhe impresionoheshin. Fillimi ishte i vështirë, sepse paragjykimi për shqiptarët nuk mungonte, por puna e palodhur dhe detajiste dha frytet e saj.

Gjatë kohës që hapi studion, u ngushtua ekonomikisht, moment të cilin e vuri re edhe vajza e saj. I kërkoi t’i blinte diçka, por Zoica nuk mundi t’ia jepte. Sot, vajza e saj ka trashëguar artin e gjyshit e rrjedhimisht nënës. Bashkë me të ëmën për vite me radhë ka pikturuar në studion e tyre në Greqi, por kurrë nuk e gjeti veten në artin e rrugës. Po ashtu, vëllai dhe motra e Zoicës kanë aftësi shumë të mira në këtë fushë, por vetëm i vëllai ka dëshiruar ta vazhdojë më tej.

Mirënjohja ka qenë pjesë e rrugëtimit të saj që prej fillimit e deri më tani. Gjatë kohës që baza e jetesës ishte vetëm Selaniku, në shenjë falënderimi për një familje e cila realizonte piktura të vazhdueshme te studio e Zoica Kafës, ajo zgjodhi t’iu pikturonte të gjithë dekorin e Krishtlindjeve në xhamat e dyqanit të tyre. Dekori tek ta ishte një ogur i mirë jo vetëm për Zoicën që “i hapi shumë punë vetes”, por për të gjithë piktorët e Selanikut. Kudo në xhamat e dyqaneve shihje dekore, por dekoret e Zoicës, ku fillesën e kishin në hotelin e Elbasanit, u dalluan qartë.

Prej vitit 2015, Zoica Kafa jeton mes Selanikut, Tiranës dhe Durrësit. Nostalgjia për t’u rikthyer në vendin e saj e bëri atë të shohë si mundësi Shqipërinë. Pas një eksperience 10-mujore në rrugët e Romës, zgjodhi origjinën e saj.

Piktorët në rrugët e Durrësit nuk e pritën me krahë hapur. Diku aty e diku këtu secili e largonte nga zona e tij. Mirënjohja dhe respekti i lënë ndër vite bënë sërish që të gjente miq mes një qyteti që kishte qenë vetëm 1 herë para viteve ‘90. 10 vite më parë ajo u vendos pranë një pastiçerie dhe sot, sërish si çdo verë, është aty. Po i njëjtë është edhe çmimi ndër vite që ajo realizon portretet me laps. Ai mbetet po 20 mijë lekë të vjetra.

Në stinën e vjeshtës i bashkohet vajzës në qytetin e Tiranës dhe qëndrojnë së bashku. Për tre vite me radhë, Zoica Kafa pati galerinë e saj në kryeqytet e dha mësime private pikture për disa fëmijë.

Përveç artit në rrugë, ashtu si edhe më parë, ajo vijon të realizojë edhe portrete me porosi, duke ruajtur një lidhje të vazhdueshme me klientët që e vlerësojnë punën e saj.

Jeta i ndahet mes 3 qytete turistike dhe tashmë kjo ndarje është kthyer në një rutinë. Artistët e vendit tonë i cilëson si përkrahës, por do të donte të kishte relata akoma dhe më të afërta me ta. Ndonëse këtu ka miq, kolegë, kalimtarë që e njohin, ajo nuk harron mikeshat e saj në shtetin fqinj të cilat ishin të parat që e përkrahën.

Leximi e kafshët janë një pjesë e përditshmërisë së Zoicës. Çdo ditë që është në “vendin e saj të punës” mundohet t’i ushqejë kafshët e rrugës e të kujdeset për ta. E ndërkaq nuk lë pas leximin. Edhe pse vitet e punës, oraret e zgjatura si në dimër dhe në verë mund të t’i kufizojnë dëshirat e tjera, artistja nuk fle kurrë pa lexuar diçka nga librat që i ndodhen.

 Zoica Kafa nuk është thjesht një piktore që bën portrete në rrugë. Ajo është një rrëfim i gjallë i durimit, i dashurisë për artin dhe i përpjekjes për të mos u shkëputur kurrë nga rrënjët. Puna e saj nuk matet vetëm me pikturat e realizuara apo me sytë që ndalojnë për ta parë, por me historinë që ajo mbart, një histori që vazhdon të shkruhet çdo ditë mes Selanikut, Durrësit dhe Tiranës. Në kambalecin e saj, mes portreteve dhe kujtimeve, qëndron gjithmonë një vend bosh, gati për fytyrën e radhës, një fytyrë që nuk do të jetë vetëm subjekt arti, por një tjetër dëshmi se ajo vijon të jetë aty, me lapsin në dorë dhe shpirtin gjithnjë në lëvizje.

zoica kafa


Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje