LIVE UPDATES
Aktualitet

DW: Paratë më mirë për mirëqenien sociale apo ura në Mitrovicë?

Bashkimi Evropian javën e shkuar i kishte bërë thirrje qeverisë Kurti për përmbajtje nga ky veprim, dhe se çdo vendim duhet të merret me kujdes dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse, me përfshirjen e plotë të të gjitha komuniteteve të preku

2 Korrik 2025, 12:41 Nga N.F
DW: Paratë më mirë për mirëqenien sociale apo ura
Projekti

KOSOVË- Për qeverinë e Kosovës ndërtimi i dy urave të reja mbi lumin Ibër është shenjë e përkushtimit të saj që veriu dhe jugu në Mitrovicë të lidhen sa më shumë. Ambasada gjermane mendon ndryshe.

Kryeministri në detyrë i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në vënien e gur themelit për ndërtimin e dy urave të reja në të dy krahët e urës kryesore mbi lumin Ibër në qytetin e Mitrovicës. Kurti tha se qeveria e tij synon ta lidhë Mitrovicën e veriut dhe atë të jugut.

Pjesa veriore e Mitrovicës banohet me shumicë serbe, ndërsa ajo jugore me shumicë shqiptare. Bashkimi Evropian javën e shkuar i kishte bërë thirrje qeverisë Kurti për përmbajtje nga ky veprim, dhe se çdo vendim duhet të merret me kujdes dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse, me përfshirjen e plotë të të gjitha komuniteteve të prekura.

Paratë të investohen më mirë për nevojat qytetare

Ambasada gjermane në Prishtinë ngriti shqetësimin për veprime të pakoordinuara dhe potencialisht përshkallëzuese. Ndërtimi i dy urave të reja, njëra për automjete dhe tjetra për këmbësorë, që pritet të përfundojnë në vjeshtë, sipas kryeministrit në detyrë Albin Kurti, tregon përkushtimin e qeverisë së tij, "që ndërmjet veriut dhe jugut të ketë sa më shumë komunikim, qarkullim, bashkëpunim e shkëmbime."

Kur u pyet, se a është koordinuar paraprakisht me Bashkimin Evropian për ndërtimin e këtyre dy urave,  ai tha se "gjithçka që bëjmë ne është në përputhje me planet tona, sipas ligjit, dhe për të mirën e të gjithë qytetarëve. Ata që kanë dilema, mund të na kontaktojnë lirisht dhe ne ua shpjegojmë me përpikëri”.

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë shprehet, se do të sillte përfitime shumë më të mëdha riorientimi i burimeve të pakta publike të Kosovës drejt prioriteteve sociale, dhe "në vend të lëvizjeve për ndërtimin e dy urave të reja, paratë mund të investohen në gjëra që e rrisin mirëqenien e qytetarëve”. Kështu është shprehur për mediet lokale, Christian Böttcher zëvendësshefi i Misionit në Ambasadën Gjermane.

Ajo e mbështet plotësisht thirrjen e Bashkimit Evropian drejtuar qeverisë së Kosovës që "të përmbahen nga ndërtimi i dy kalimeve të reja mbi lumit Ibër në Mitrovicë. Në vend të veprimeve të pakoordinuara dhe potencialisht përshkallëzuese, siç është ndërtimi i dy urave të tjera, duhet të adresohen sfida shumë më urgjente”.  

Nisma e dështuar e hapjes së Urës mbi Ibër

Vitin e shkuar Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, kishte ndërmarrë një nismë për të hapur për qarkullim të automjeteve urën kryesore mbi Ibër, e cila që nga përfundimi i luftës ishte simbol i ndarjes së qytetit në dy pjesë, atë veriore e banuar me shumicë serbe dhe atë jugore e banuar me shumicë shqiptare. Kjo nismë u kundërshtua nga banorët e veriut dhe bashkësia ndërkombëtare.

Misioni i NATO-s në Kosovë, përkatësisht karabinierët italianë të KFOR-it,  vazhdojnë të jenë të stacionuar në urën kryesore mbi lumin Ibër. KFOR kishte thënë se "çdo vendim për hapjen e urës, duhet të merret brenda kornizës së dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, dialog ky i cili që nga viti 2011, ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, thotë se qeveria e tij është, "për t'u hapur edhe ura kryesore mbi lumin Ibër”, dhe nga ky synim, siç thotë, "nuk heqim dorë asnjëherë”. "Prej neve është kërkuar t'i bëjmë matjet për ta vlerësuar qëndrueshmërinë e urës. I kemi bërë, ura është e qëndrueshme. Se kur do të hapet ura varet edhe nga karabinierët italianë. Ne nuk duam të krijojmë kurrfarë fërkimesh me askënd, përfshirë karabinierët italianë, prandaj po i presim kur të binden ata, siç jemi të bindur edhe ne se ura ka nevojë për qarkullim edhe të automjeteve, jo për persona të uniformuar", tha Kurti.

Në vitin 2014, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, kishte një dakordim që ura kryesore mbi lumin Ibër të hapet për qarkullim edhe të automjeteve. Sipas një plani, pas rivitalizimit të urës, hapja e plotë duhej të bëhej në janar të vitit 2017. Kjo nuk u zbatua në praktikë për shkak të tensioneve të kohë pas kohshme në veri të Kosovës dhe frikës së bashkësisë ndërkombëtare për përshkallëzim të situatës edhe ashtu të brishtë në veri të Kosovës./DW

ura e ibrit mitrovice

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet