LIVE UPDATES
Aktualitet

“U therën për një vajzë”/ Si u vra me thikë 24-vjeçari shqiptar në Gjermani, flet miku i tij: E mori plagën në zemër

Dëshmitari shprehet se Blerimi e ka njohur vajzën në biznesin e pronarit të tij, i cili prej xhelozisë, por edhe prej një borxhi të mbartur ndaj 24-vjeçarit shqiptar, i ka marrë këtij të fundit jetën.

23 Qershor 2022, 17:58 Nga k.m.
“U therën për një vajzë”/ Si u vra me thikë
Blerim Kola

Në emisionin “Me Zemër të Hapur” të gazetares Evis Ahmeti janë zbardhur detaje nga vrasja e 24-vjeçarit shqiptar Blerim Kola gjatë një përleshje me thika me një shtetas maqedonas në Hamburg të Gjermanisë. Kujtojmë se Kola mbeti i pajetë prej goditjeve të njëpasnjëshme me thikë që mori nga një 36-vjeçar maqedonas, me të cilin njihej prej shumë kohësh dhe ishte takuar për të sqaruar një konflikt të mbartur në kohë.

Sipas mikut të ngushtë të Kolës, një  shqiptari nga Podujeva të quajtur Agan Mehmeti, sherri ka ndodhur për shkak të një vajze, e cila ishte e dashura e Blerimit, por më parë kishte qenë në një lidhje me shqiptarin e Maqedonisë që i mori jetën. Dëshmitari shprehet se Blerimi e ka njohur vajzën në biznesin e pronarit të tij, i cili prej xhelozisë, por edhe prej një borxhi të mbartur ndaj 24-vjeçarit shqiptar, i ka marrë këtij të fundit jetën.

“Vajza ka qenë e dashura e Blerimit, por më parë ka qenë e dashur e pronarit ku ka ndodhur sherri. Nuk e  dimë nëse ka raportuar në polici dhe nuk e njohim vajzën nga afër. Nuk e kanë publikuar në gazetë. Janë njohur bashkë dhe kanë vendosur të jenë bashkë, ndoshta si ka ardhur mirë atij pronari. Nuk dihet a ia ka pas Blerimi atij apo ai Blerimit. Përpara katër muajsh ata kanë pasur një problematikë dhe kanë qëndruar 24 orë të arrestuar në polici, e cila i ka liruar më pas me idenë se ishte mbyllur ky sherr. Sipas informatave e kanë pasur të ndaluar t’i afrohen njëri-tjetrit në distancë 500 metra. Por e kanë thyer urdhrin e mbrojtjes”, tha Mehmeti.

Sipas mikut të 24-vjeçarit, ditën kur ka ndodhur sherri Blerimi ka pasur në xhep një thikë të cilën e përdorte në profesionin e tij si bojaxhi, me të cilën është vetëmbrojtur ndaj dy shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, të cilët i kanë dalë zot problemit të mikut të tyre që ishte personazhi kryesor i konfliktit.

“Atë ditë që janë therur kanë ardhur ndihmat e shpejtë. Thuhet se Blerimi ka vdekur ditën tjetër (e premte) në mëngjes. Ditën tjetër ka dhënë shpirt Blerimi në spital. Një goditje me thikë e ka marrë afër zemrës dhe dy të tjera në bark. Daja i vetë ka shkuar atje por nuk ishte kryer hala autopsia dhe merren autoritetet me këtë. Procedurat do zgjasin edhe një javë tjetër, derisa t’i bëjnë autopsinë,"- rrëfeu miku i 24-vjeçarit.

Sipas tij personi tjetër, pra 36-vjeçari që e ka goditur me thikë është në gjendje shumë të rëndë shëndetësore prej kundërpërgjigjes së Blerim Kolës.

“Thuhet që është hala në rrezik për jetën, pasi është i therur në fyt, në pozicion të keq. Blerimi i ka shkaktuar njërit në krye plagë për vetëmbrojtje dhe tjetrit në fyt. Këta janë ata që i kanë ndihmuar atij shefit nga Maqedonia e Veriut. Vetëm ata shokët e tij kanë plagë. Ajo thika është përdorur në ndërtim si bojaxhi. E ka pasur me vete për punë dhe ka qenë me uniformë pune kur ka shkuar në lokal”, tregoi Mehmeti.

Më tej ai rrëfeu se ai është mik i afërt i viktimës dhe dajës së tij, me të cilin është duke mbledhur edhe fonde për të bërë të mundur transportin e trupit të të ndjerit për në Shqipëri.

“Daja i Blerimit është i tronditur, po mbledhim paret për të sjellë trupin. Jemi organizuar me njerëzit që njohim. Por kanë dhënë pare shtetas të huaj si kurd dhe boshnjakë. Më së shumti ka dhënë para e dashura jeme që është polake që e ka njohur Blerimin dhe i ka ardhur keq. Unë jam organizatori, kemi mbledhur më shumë se dy mijë euro për dy ditë për ta sjellë trupin. 3400 euro i ka thënë ai personi që ka firmën, i ka thënë dajës së tij se i do paret sa të mbërrijë në Shqipëri”, tha ai./BW

blerim kola

Sondazh

Poll

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime