LIVE UPDATES
Aktualitet

OFL në Kushtetuese, pranohet kërkesa e Flamur Hakës, 'i forti' i Niklës kërkon t'i kthehen pasuritë

Flamur Haka nuk ka marrë pjesë personalisht, por ka qenë i përfaqësuar nga mbrojtësit e zgjedhur me prokurën e posaçme.

23 Qershor 2022, 17:40 Nga k.m.

OFL në Kushtetuese, pranohet kërkesa e Flamur Hakës, 'i

TIRANË- Subjekti i OFL, Flamur Haka, ka kërkuar shfuqizimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar  që i konfiskoi pronat, si dhe aktin normativ si antikushtetues në tërësi. Sot, Gjykata Kushtetuese ka vendosur që të pranojë padinë e tij. Nw arsyetimin e vendimit shkruhet se gjatë gjykimit të ankimit në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO-ja e Apelit), Haka nuk ka marrë pjesë personalisht, por ka qenë i përfaqësuar nga mbrojtësit e zgjedhur me prokurën e posaçme.

"Në seancën e datës 29.03.2021, GJKKO-ja e Apelit, pasi ka konstatuar mungesën e prokurës së posaçme, ka vendosur shtyrjen e seancës në datën 08.04.2021, me qëllim dhënien e mundësisë mbrojtësve ligjorë të kërkuesit për të rregulluar këtë të metë. Në kushtet kur edhe në seancën e datës 08.04.2021, nga mbrojtësit ligjorë nuk u arrit të paraqitej prokura e posaçme, GJKKO-ja e Apelit, bazuar në nenin 10 të aktit normativ nr. 1/2020, të ndryshuar dhe nenin 450, pika 1, shkronja “ç”, të Kodit të Procedurës Civile (KPC), me vendimin nr. 99, datë 08.04.2021, ka vendosur mospranimin e ankimit. Kundër këtij vendimi ka ushtruar rekurs kërkuesi nëpërmjet njërit prej mbrojtësve ligjorë të tij,"-shkruhet në vendim. 

DEKLARATA E PLOTË:

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, e përbërë nga: Vitore Tusha, Kryetare, Marsida Xhaferllari, Elsa Toska, Altin Binaj, Përparim Kalo, Sonila Bejtja, Sandër Beci, Fiona Papajorgji, anëtarë, me sekretare Belma Lleshi, në datën 24.05.2022 mori në shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh çështjen nr. 4 (F) 2021 Akti të Regjistrit Themeltar, që u përket:

KËRKUES: FLAMUR HAKA

SUBJEKTE TË INTERESUARA:
KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, KËSHILLI I MINISTRAVE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PROKURORIA E POSAÇME KUNDËR KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TË ORGANIZUAR

Pritet dhënia e statusit të vendit kandidat për Ukrainën, sa kohë mund të zgjasin negociatat për anëtarësimin në BE
OBJEKTI: Shfuqizimi i vendimeve nr. 87, datë 29.01.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 99, datë 08.04.2021 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 00-2021-449, datë 22.06.2021 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Shfuqizimi i aktit normativ nr. 1, datë 31.01.2020 “Për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit e sigurisë publike”, i ndryshuar, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

BAZA LIGJORE: Nenet 17, 27, 28, 31, 33, 42, 101, 131, pika 1, shkronjat “c” dhe “f”, 134, pika 1, shkronja “ï”, 135, pika 2, 145, pika 2 dhe 148, shkronja “dh”, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë; nenet 5 dhe 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ); nenet 27, 50, pika 4 dhe 71/a, pika 1, shkronja “b”, të ligjitnr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar (ligji nr. 8577/2000).

GJYKATA KUSHTETUESE,
pasi dëgjoi relatoren e çështjes Fiona Papajorgji, shqyrtoi parashtrimet me shkrim të kërkuesit, i cili ka kërkuar pranimin e kërkesës dhe prapësimet me shkrim të subjekteve të interesuara, Kuvendit të Republikës së Shqipërisë (Kuvendi i Shqipërisë) dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë (Këshilli i Ministrave), qëkanë kërkuar rrëzimin e kërkesës për pjesën e pretendimeve që lidhen me antikushtetutshmërinë e aktit normativ nr. 1/2020 dhe Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (Prokuroria e Posaçme), e cila ka kërkuar refuzimin e kërkesës, si dhe diskutoi çështjen në tërësi, vëren:

Gjatë gjykimit të ankimit në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO-ja e Apelit), kërkuesi, për shkak të aplikimit të masës parandaluese të kufizimit të perimetrit të lëvizjes, nuk ka marrë pjesë personalisht, por ka qenë i përfaqësuar nga mbrojtësit e zgjedhur me prokurën e posaçme të datës 16.02.2021. Në seancën e datës 29.03.2021, GJKKO-ja e Apelit, pasi ka konstatuar mungesën e prokurës së posaçme, ka vendosur shtyrjen e seancës në datën 08.04.2021, me qëllim dhënien e mundësisë mbrojtësve ligjorë të kërkuesit për të rregulluar këtë të metë. Në kushtet kur edhe në seancën e datës 08.04.2021, nga mbrojtësit ligjorë nuk u arrit të paraqitej prokura e posaçme, GJKKO-ja e Apelit, bazuar në nenin 10 të aktit normativ nr. 1/2020, të ndryshuar dhe nenin 450, pika 1, shkronja “ç”, të Kodit të Procedurës Civile (KPC), me vendimin nr. 99, datë 08.04.2021, ka vendosur mospranimin e ankimit. Kundër këtij vendimi ka ushtruar rekurs kërkuesi nëpërmjet njërit prej mbrojtësve ligjorë të tij.

Flamur Haka, i cili njihet në zonë me emrin Tuku, mendohet se është ‘koka’ e grupit kriminal të Niklës, që vepron në këtë zonë që prej 1998-ës. Flamur Haka nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi në vitin 2008 ai u dënua me burg për 7 grabitje me dhunë, atentat si dhe rrëmbim personi.

Për këto vepra ai u dënua me 16 vjet burg. Sakaq, vazhdon bastisja e shtëpive të fisit Haka dhe familjeve të tjera, anëtarë të cilave dyshohet se janë pjesë e grupit të Niklës. Në aksionin e policisë janë përfshirë edhe snajpera, për të parandaluar kështu precipitimin e situatës.

flamur haka ofl ne kushtetuese

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet