LIVE UPDATES
Aktualitet

U raportua se efektivi përplasi një person në biçikletë, reagon Policia: 24-vjeçari nuk ishte punonjësi ynë, i riu u gjobit me 58 000 lekë

Në reagim thuhet se menjëherë pas publikimit, janë kryer verifikimet në lidhje me rastin, në përfundim të të cilave ka rezultuar se rreth orës 23:00 të datës 04.07.2025, në rrugën “Myslym Shyri”, një 24-vjeçar me inicialet banues në Tiranë (jo punonjës policie), me automjetin që drejtonte, ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte 29-vjeçari me inicialet D. B., banues në Tiranë.

8 Korrik 2025, 14:23 Nga M.B
U raportua se efektivi përplasi një person në
Automjeti

TIRANA- Policia e Tiranës ka bërë një reagim në lidhje me një lajm të publikuar nëpërmjet të cilit pretendohet se më datë 04.07.2025, në rrugën “Myslym Shyri”, një automjet me drejtues punonjës policie, ka përplasur një biçikletë dhe kryen manorva të rrezikshme në rrugë.

Në reagim thuhet se menjëherë pas publikimit, janë kryer verifikimet në lidhje me rastin, në përfundim të të cilave ka rezultuar se rreth orës 23:00 të datës 04.07.2025, në rrugën “Myslym Shyri”, një 24-vjeçar me inicialet banues në Tiranë (jo punonjës policie), me automjetin që drejtonte, ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte 29-vjeçari me inicialet D. B., banues në Tiranë.

Bëhet me dije si pasojë është dëmtuar 29-vjeçari, i cili ka marrë asistencë mjekësore dhe është larguar në banesë, jashtë rrezikut për jetën. Policia thotë se rasti është trajtuar administrativisht nga punonjësit e Policisë, dhe 24-vjeçari është ndëshkuar me masat administrative: gjobë 58 000 lekë, bllokim të automjetit dhe tërheqje të lejes së drejtimit.

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë:

Në lidhje me një lajm të publikuar në një rrjet social, nëpërmjet të cilit pretendohet se më datë 04.07.2025, në rrugën “Myslym Shyri”, një automjet me drejtues punonjës policie, ka përplasur një biçikletë dhe kryen manorva të rrezikshme në rrugë, sqarojmë se:

Menjëherë pas publikimit, janë kryer verifikimet në lidhje me rastin, në përfundim të të cilave ka rezultuar se rreth orës 23:00 të datës 04.07.2025, në rrugën “Myslym Shyri”, shtetasi S. Sh., 24 vjeç, banues në Tiranë (jo punonjës policie), me automjetin që drejtonte, ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi D. B., 29 vjeç, banues në Tiranë. Si pasojë është dëmtuar 29-vjeçari, i cili ka marrë asistencë mjekësore dhe është larguar në banesë, jashtë rrezikut për jetën.

Në lidhje me këtë aksident, specialistët e Policisë Rrugore të Tiranës, më datë 05.07.2025, kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë, për shtetasin S. Sh., për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Gjithashtu, rasti është trajtuar administrativisht nga punonjësit e Policisë, dhe 24-vjeçari është ndëshkuar me masat administrative: gjobë 58 000 lekë, bllokim të automjetit dhe tërheqje të lejes së drejtimit, për shkelje të neneve 72, 79, 152/1/a, 191/1, 191/2 dhe 203/1 të Kodit Rrugor.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon qytetarët dhe mediat, për bashkëpunimin, si dhe i fton të vijojnë të denoncojnë çdo rast abuzimi apo shkeljeje të ligjit, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm, të drejtë dhe të paanshëm.

 

tirana

Sondazh

Poll

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!