"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Për këtë arsye, bizneset shqiptare fuqinë punëtore po e sigurojnë nga vendet e tjera të botës.
TIRANË- Sektori i hotelerisë, bareve dhe restoranteve në Durrës ofron mijëra vende pune gjatë sezonit të verës, por këto pozicione pune nuk po preferohen më nga të rinjtë shqiptarë.
“Po gjithmonë e kanë atë maninë që duan të ikin jashtë Shqipërisë. Rinia nga viti në vit largohen prej vendit pasi nuk e shohin të ardhmen këtu” , shprehet menaxheri Albulen Ndrepepaj.
Për këtë arsye, bizneset shqiptare fuqinë punëtore po e sigurojnë nga vendet e tjera të botës.
“Mos pasja e punëtorëve sipas sektorëve që kemi në resortin tonë. Jemi detyruar të marrim punëtor në vende të tjera. 20% e punëtorëve në resortin tonë janë të huaj” , shton Ndrepepaj.
Ndërkohë që të rinjtë shqiptare janë në kërkim të një vendi punë në gjermani, 26-vjeçarja nga Berlini, thotë se në Shqipëri ka gjetur lumturinë.
Kimberly Ugder, recepsioniste: Në Gjermani nuk isha shumë e lumtur dhe erdha këtu dhe po ndjehem shumë mirë.
Ndërsa për Bajramin nga Turqia, Durrësi është vendi ku gjeti dashurinë.
“ Të punosh në kuzhinë është shumë bukur. Mua më pëlqen shumë e kam me pason dhe njohja jonë këtu në kuzhinë filloi.“
“Më parë kam punuar në Qipro, por kur erdha këtu u mësova më pëlqejnë njerëzit , kushtet dhe vendi. Jam shumë mirë këtu. por duhet thënë që këtu më mbajti dhe dashuria. Alda. Nuk e kam menduar që të iki, e kam menduar që ta kaloj këtu jetën. Por gjithsesi kurrë nuk i dihet.”
Serdar Guven, punon si pastiçier ai thotë se këtu paga është më e mirë se sa në Antalia, për këtë arsye 30-vjeçari nga Turqia, ka ftuar kolegët e tij që të braktisin vendlindjen për të punuar në bregdetin shqiptar.
“Kam 4 vite që punoj këtu dhe puna ime është të punoj në vendet ku ka turizëm. Unë kam ftuar dhe bashkëkombësit e mi që të vijnë dhe të punojnë në Shqipëri, vetëm këtë javë pres 25 profesionistë të kuzhinës që të vijnë këtu. Gjithsecili do të shkoj aty ku paga është më e mirë”
Për Listyan nga Idonezia 3 vitet e saj në Shqipëria kanë qenë të shkëlqyera. Por, kjo nuk do të thotë se Shqipëria është vendi ideal për të kaluar jetën.
“Në fillim erdha me agjenci, pasi bëra dokumentat gjithçka ishte e lehtë. Kam qenë edhe në vende të tjera, por këtu për të punuar është më mirë, pasi njerëzit janë shumë pozitiv. Në Durrës, në çdo hotel takon vijnë njerëz të rinj nga vende të ndryshme të botës që duan të punojnë. Këtu paga dhe kushtet e punë janë më të mira. Por nuk e mendoj që ta kaloj jetë time në Shqipëri, sa jam ere do të punoj, më pas do të kthehem tek vendi im në Bali“.
Largimi i të rinjve për bizneset shqiptare përkthehet në kosto, pasi përveç se duhet të paguajnë agjencitë e turizmit gjithashtu punëdhënësi duhet të siguroje akomodimin dhe ushqimin e punonjësve të huaj.
Marrë nga TopChannel
Simon Miraka TIRANË- Këtë të martë, në emisionin “FrontLine”, të gazetares Marsela Karapanço ishte I ...
Foto Ilustruese TIRANË- Politika e qeverisë për pronat e ushtrisë është e qartë, ato nuk mund të menaxhohen dhe duh...
Trupi i Leze Qosajt SHKODËR- Pamjet që po shikoni vijnë nga Shkodra dh tregojnë momentin kur 37-vjeçarja që u gjet sot e vd...
Aksident në Vlorë VLORË- Pamjet që po shikoni vijnë nga Vlora, aty ku u bë një aksident pasditen e sotme. E shtrirë...
Taksistët LEZHË- Taksisti Lek Marlekaj ka përfunduar në polici dhe mësohet se do të ndiqet penalisht pasi akuzohet se ka...
Shkodër, vendi ku u gjet e vdekur Leze Qosaj SHKODËR- Leze Qosaj, 37 vjeçe me origjinë nga Tropoja, por banuese në lagjen Dobra&...
Shkodër, vendi ku vajza u gjet e vdekur SHKODËR- Leze Qosaj, 37-vjeçarja që u gjet e vdekur në Shkodër ishte larguar nga sh...
Çejku, Gjoni dhe Krasniqi Qendra Shqiptare për Qeverisje të Mirë publikoi sot Barometrin social-politik i Shqipërisë 2021, ...
Shkodër, vendi ku u gjet gruaja e vdekur SHKODËR- Leze Qosja është 37-vjeçarja që u gjet e vdekur në Shkodër. Ide...
ndertesa TIRANË- Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka reaguar për videot e sh...