LIVE UPDATES
Aktualitet

"Problemi kryesor papunësia e rinisë", publikohet 'Barometri social-politik i Shqipërisë 2021'

Autorët pohuan se të gjithë anketat bashkohen në pritshmërinë e lartë të qytetarëve për punësim, ndëshkim të korrupsionit dhe fuqizim të institucioneve demokratike.

31 Maj 2022, 18:50 Nga DOSJA
"Problemi kryesor papunësia e rinisë", publikohet
Çejku, Gjoni dhe Krasniqi

Qendra Shqiptare për Qeverisje të Mirë publikoi sot Barometrin social-politik i Shqipërisë 2021, bazuar në sondazhet e pesë viteve të fundit në të gjithë vendin.

Autorët pohuan se të gjithë anketat bashkohen në pritshmërinë e lartë të qytetarëve për punësim, ndëshkim të korrupsionit dhe fuqizim të institucioneve demokratike.

“Barometri Social-Politik i Shqipërisë 2021” rendit si problem kryesor e të vazhdueshëm të vendit në 5 vitet e fundit papunësinë e rinisë, vështirësitë e rritura ekonomike të familjeve për shkak të pakësimit të burimeve financiare, pensionet e ulëta, minimumin jetike, përfshirë këtu edhe reduktimin e remitancave dhe mbështetjes financiare nga emigracioni.

Drejtuesi i Qendrës dhe një nga autorët e studimit, Arben Çejku, thotë se qytetarët kërkojnë veting ndaj politikanëve njëlloj si ndaj gjykatësve, pritshmëria e të anketuarve ndaj drejtësisë për të ndëshkuar korrupsionin në nivelet e larta të administratës vazhdon të jetë e lartë.

“Një problem tjetër shumë i madh është korrupsioni, kryefjala e shqetësimit publik të qytetarëve. Kur zbret në qytetet e vogla pesha e korrupsionit është më e madhe, sepse mundësia për të mbijetuar dhe për ta tejkaluar këtë problem është më e vogël. Qytetarët kërkojnë ndëshkim të korrupsionit, ndërsa pandëshkueshmëria është burimi i dëshpërimit për një pjesë të madhe qytetarësh” - thotë zoti Çejku.

Autorët pohuan se emigrimi i të rinjve po ashtu është një problem, që buron nga padrejtësia, varfëria, korrupsioni, papunësia dhe mungesa e perspektivës, si dukuri të lidhura zinxhir.

Qytetarët pohuan që më shumë besojnë tek faktori ndërkombëtar në përmirësimin e gjendjes se sa në aktorët e brendshëm.

Studiuesja Edlira Gjoni nënvizoi mungesën e besimit të qytetarëve tek institucionet, tek procesi zgjedhor dhe tek vlera e votës, ndërsa theksoi se duhen dëgjuar zërat e qytetarëve që vijnë nga sondazhet profesionale.

“Situata mbetet po e njëjta dhe një ndër arsyet kryesore është mosmarrja në vlerësim e studimeve të tilla të rëndësishëm. Kriza e opozitës u thellua, raportet me parlamentin mbeten po aq të dobëta, zbatimi i reformës në drejtësi është po aq problem dhe puna e kanabizimit të vendit është ende e pazgjidhur, mosbesimi i qytetarëve ndaj politikës dhe institucioneve mbetet i lartë” - thotë zonja Gjoni.

Ndërsa studiuesi Afrim Krasniqi shtoi se në Shqipëri mungon kultura e sondazheve, kur në vendet demokratike perëndimore publikohen cdo javë sondazhe me tema të rëndësishme për të kuptuar se cfarë mendojnë qytetarët për cështjet kritike të vendit.

Zoti Krasniqi thotë se në Shqipëri mungon edhe kultura e llogaridhënies nga politikanët para qytetarëve.

“Në dallim nga demokracitë funksionale ne nuk kemi llogaridhënie. Politikanët nuk shkojnë nëpër zona zgjedhore për të folur mbi premtimet dhe mbajtjen e tyre, por shkojnë të sulmojnë kundërshtarët, dhe për t’u shfaqur si e keqja më e vogël. Qytetarët nuk kanë mundësi për llogari-dhënie, ndaj ata i përdorin këto sondazhe për të nxjerrë në publik zemërimin dhe pakënaqësinë e tyre. Prandaj ne shohim një hendek të madh midis asaj që mendojnë qytetarët dhe asaj që mendojnë politikanët në Shqipëri. Ndryshimet janë ekstremisht të kundërta në përparësitë që renditin qytetarët dhe atyre që përmendin politikanët” - thotë zoti Krasniqi.

Sipas sondazheve të Qendrës për Qeverisje të Mirë më shumë se gjysma e të anketuarve pohuan se të ardhurat familjare pësuan rënie gjatë vitit 2021, mbi 70 për qind e tyre ishin skeptikë që gjendja do të përmirësohej në krahasim me vitin e kaluar.

Afro tre të katërtat e të anketuarve pohuan se nuk morën ndonjë ndihmë financiare gjatë pandemisë, dhe se nga partitë politike kërkojnë t’u rregullojnë punësimin, ekonominë dhe shëndetësinë./VOA/

Sondazh

Poll

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi