LIVE UPDATES
Aktualitet

Mazhoranca s'e kaloi, Miraka: S’më propozoi Berisha, Alibeaj u kërkoi deputetëve të mos firmosin

Këto deklarata, Miraka i cilësoi si të njëjta me mendësinë komuniste. Ai tha se Berisha për të është thjesht deputet i Parlamentit shqiptar dhe shtoi se është propozuar nga Shoqëria Civile.

31 Maj 2022, 20:27 Nga DOSJA
Mazhoranca s'e kaloi, Miraka: S’më propozoi Berisha, Alibeaj u
Simon Miraka

TIRANË- Këtë të martë, në emisionin “FrontLine”, të gazetares Marsela Karapanço ishte I ftuar Simon Miraka. Emri i tij është lakuar së fundmi në media, pasi maxhoranca nuk pranoi që ai të ishte një prej anëtarëve të dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit.

Në arsyetimin e tij, kreu i grupit socialist, Taulant Balla, tha se Mirakën se kanë votuar pasi kandidatura është firmosur nga Sali Berisha. Nëse ajo firmë hiqet, sipas tij, do të rimendohen. Këto deklarata, Miraka i cilësoi si të njëjta me mendësinë komuniste. Ai tha se Berisha për të është thjesht deputet i Parlamentit shqiptar dhe shtoi se është propozuar nga Shoqëria Civile.

Miraka: Vazhdojmë me periudhën e diktaturës. E ndoqa Komisionin e Ligjeve. Ligji për autoritetin e dosjeve, ka pesë anëtarë. Tre zgjidhen nga kryeministri dhe dy të tjerë zgjidhen, një nga Shoqata e Ish të Përndjekurit Politikë dhe një nga Shoqëria Civile. Që të futet emri në Komisionin e Ligjeve duhet mbështetja e 28 deputetëve. Kontaktin e parë e kam pasur me Alibeajn. Prisja vendimin. Ngaqë dyshova mora kontakt me deputetët.

Si ishte komunikimi me Alibeajn?

Miraka: Kam pasur kofidencë me të. Bisedat kanë qenë normale. Të gjithë më thanë që kanë nder të më firmosin. Një nga deputetët që kanë firmosur më tha që kam nisur të mbledh firmat, por Alibeaj ka thënë që mos mblidhni firmat. Grupi tjetër nuk iu bind Alibeajt dhe firmosën, mes tyre ishte edhe firma e Berishës. Ajo që më shqetësoi ishte mënyra arrogante e këtij ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi. Si ka mundësi një djalë I ri, ish-ministër, funksionar i lartë kishte atë fjalor. Alibeaj u tregua më i zgjuar, nuk doli direkt siç doli Bardhi. Nuk më erdhi keq mosaprovimi. Më trishtoi gjuha, mënyra histerike e Gaz Bardhit që fliste përballë kolegëve. Firma e zotit Berisha ishte si e gjithë deputetëve të tjerë, ai është deputet i parlamentit. Balla u nxitua me atë deklaratë. Duhet të jenë më të qetë, urrejtja mbjell përçarje. Nuk shkohet në Evropë me këtë fjalor. Njeriu duhet të frenojë veten, të dijë se çfarë flet. Berisha për mua është deputet si të gjithë.

Emri juaj nga kush është propozuar?

Miraka: Unë s’jam propozim i Sali Berishë, por i Shoqërisë Civile. Ndër firmat është dhe ajo e Berishës. Bardhi ka dalë e ka thënë që se kemi me zotin Miraka, por në fakt me mua e kanë. Zhgënjimi nga palët është nga deputetët që e quajnë veten se vijnë nga shtresa e të përndjekurve. Ka një mungesë personaliteti. Ata e hodhën firmën, janë deputetë dhe mandatin nuk ua heq askush. Ka mungesë serioziteti, personaliteti, karakteri. Më vjen keq se kam kofidencë me ta, por faktet janë fakte. E vërteta është e hidhur. E vërteta duhet thënë, duhet pasur kurajo.

A jeni mjaftueshëm për punën që bëhet në atë institucion?

Miraka: Është një staf i zgjedhur. Nuk jemi mjaftueshmërisht duke krahasuar me institucionet analoge. Një njeri që ka vuajtur vetë është më i ndjeshëm nga problemet. Ata kur më shohin mua, shohin veten e tyre. Dhuna ka qenë e tmerrshme, askush s’ka dashur t’i dalë shokut dëshmitar. Unë me aftësitë e mia jam munduar të fus frymën e tolerancës. Unë e shpreh dhe e përsëris që cdo njeri të shkojë atje ku gjen veten. Secili ka të drejtën e këndvështrimit të vet. Shoqëria ka ndryshuar shumë. Më kërkuan shoqatat që të isha edhe në mandatin e dytë. Nuk është puna se vijnë ish të burgosurit, por edhe qytetarë që duan të dinë nëse janë ndjekur nga ish-Sigurimi. Ka intelektualë, shkrimtarë, këngëtarë, të gjitha shtresat. Ka edhe 17-vjeçarë që kanë bashkëpunuar.

Marrë nga TopChannel

Sondazh

Poll

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi