31 Maj 2022, 18:39
Nga DOSJA
ndertesa
TIRANË- Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka reaguar për videot e shpërndara për ngjarjen e Librazhdit. Me anë të një njoftimi për mediat, komisioneri shkruan se pamjet e shpërndara përbëjnë cënimet i jetës private dhe përbëjnë dhunë mediatike.
Reagimi i Plotë:
Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në cilësinë e autoritetit mbikëqyrës të legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave personale, si një e drejtë dhe liri themelore e njeriut, po monitoron me kujdes veprimtarinë e organeve mediatike dhe/ose portaleve online gjatë ditëve të fundit, në lidhje me cenimin e jetës private të qytetarëve.
Duke marrë shkas nga pasqyrimi mediatik i një ngjarjeje familjare në Librazhd, Zyra e Komisionerit vlerëson se publikimi i këtyre pamjeve dhe videove përbën cenim të jetës private me pasoja të rënda, të pariparueshme dhe të pakthyeshme e ku përveç dhunës fizike të ushtruar ndaj individëve të përfshirë në këtë rast, ata mund të përballen me dhunën mediatike, e cila për nga përmasat e pasojave është
Zyra e Komisionerit, në referim të nenit 35 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe në përmbushje të detyrimeve të ligjit nr. 9887/2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar, kërkon nga subjektet e këtij sektori dhe/ose individë/entitete të tjera që përdorin mjete/forma të komunikimit masiv të jenë shumë të vëmendshëm përsa i përket informacionit personal/sensitiv të publikuar
Ushtrimi i të drejtës së lirisë së shprehjes nuk është i pakufizuar dhe duhet realizuar e balancuar e në mënyrë proporcionale me të drejtat dhe liritë e tjera themelore të sanksionuara në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, apo në aktet ndërkombëtare ku vendi ynë është palë: Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut, Konventa 108 “Për mbrojtjen e individëve nga përpunimi automatik i të dhëna automatik i të dhënave personale” të Këshillit të Evropës, etj.
Zyra e Komisionerit tërheq vëmendjen e organeve mediatike për ushtrimin e veprimtarisë së tyre në funksion “të interesit më të lartë publik”, duke përmbushur me përgjegjshmëri, transparencë dhe etikë parashikimet e legjislacionit në fuqi dhe veçanërisht, dhënien fund të transmetimit, qarkullimit, publikimit apo shpërndarjes me çdo formë/mjet të të dhënave personale në cenim të të drejtës për jetë private.
(I.A/dosja.al)
Aktualitet
31 Maj 2022, 18:40
SHKODËR- Vajza e gjetur në Shkodër ka disa ditë që ka vdekur. Kjo gjë është konfimuar paraprakisht nga policia që...
Aktualitet
31 Maj 2022, 17:57
Shkodër, vendi ku u gjet vajza e vdekur
SHKODËR- Dosja.al ju sjell pamjet nga vendi ku u gjet e reja e pajetë në Shkodër. Në...
Aktualitet
31 Maj 2022, 17:45
VLORË- Një grua ka mbetur e plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në...
Aktualitet
31 Maj 2022, 17:12
Shkodër, vendi ku vajza u gjet e vdekur
SHKODËR- Një vajzë, pjesë e komunitetit rom është gjetur e vdekur në nj&eum...
Aktualitet
31 Maj 2022, 17:30
Covid
TIRANË– Asnjë viktimë nuk është shënuar 24 orët e fundit nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri....
Aktualitet
31 Maj 2022, 17:20
Policia
TIRANË- Një makinë është ndaluar ditën e sotme në Tiranë pasi kishte një sasi gjobash pa paguar. ...
Aktualitet
31 Maj 2022, 17:07
Foto ilustruese
GREQI- Një 22-vjeçare është përdhunuar nga një 56-vjeçar shqiptar në një plazh të Hal...
Aktualitet
31 Maj 2022, 17:07
Spanjë
SPANJË- Dy shqiptarë janë vënë në pranga brenda një magazine të mbushur me kanabis ku kultivoheshin 3 m...
Aktualitet
31 Maj 2022, 16:58
Policia italiane
ITALI- Ai u përpoq të shmangte karabinierët duke u strehuar në një dhomë me çarje teksa kalonin, por ...
Aktualitet
31 Maj 2022, 16:58
Foto Ilustruese
ITALI- Një 29-vjeçar shqiptar është identifikuar nga analiza e AND-së që kishte lënë në bane...