LIVE UPDATES
Aktualitet

Tregtonte naftë kontrabandë nga Maqedonia/ Arrestohet 54-vjeçari në Korçë, në hetim motra e tij

Motër e vëlla do të përballen me akuzën për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë”.

11 Nëntor 2022, 09:59 Nga a.l
Tregtonte naftë kontrabandë nga Maqedonia/ Arrestohet
foto ilustruese

KORÇË- Një 54-vjeçar është arrestuar nga Policia e Korçës ditën e sotme pasi tregtonte naftë kontrabandë. Policia sqaron se është vënë në pranga personi i identifikuar me iniciale Dh. F., ndërsa ka nisur një hetim edhe ndaj motrës së tij E. Ç., 48 vjeçe. Kjo e fundit sipas policisë, mbante në banesë sasi të naftës së dyshuar të kontrabanduar dhe ushtronte aktivitetin e përpunimit të brumit, në mënyrë të kundërligjshme.

Motër e vëlla do të përballen me akuzën për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë”.

Njoftimi i policisë: 

Operacioni u zhvillua nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë së rrethit, për goditjen e veprimtarive të paligjshme të kontrabandës së mallrave, tregtimit të tyre, fshehjes së të ardhurave dhe prodhimit të kundërligjshëm të artikujve ushqimorë.

Kontrabandoi në mënyrë të vazhdueshme, sasi të konsiderueshme nafte, me qëllim tregtimin e saj, vihet në pranga 54-vjeçari.

Procedohet penalisht edhe motra e tij, pasi mbante në banesë sasi të naftës së dyshuar të kontrabanduar dhe ushtronte aktivitetin e përpunimit të brumit, në mënyrë të kundërligjshme.

Sekuestrohet një sasi nafte e dyshuar e kontrabanduar, që u gjet në banesën e kësaj shtetaseje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Korçë, pas hetimit 1-mujor, nën drejtimin e Prokurorisë së rrethit, finalizuan operacionin e koduar “Siblings”.

Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Dh. F., 54 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, si dhe u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen E. Ç., 48 vjeçe, banuese në Korçë, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë”.

Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasi Dh. F. kontrabandonte sasi të konsiderueshme nafte nga Maqedonia, nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Goricë, me një automjet tip “Benz”, të cilit i kishte modifikuar dhe zmadhuar serbatorin. Sasinë e naftës të kontrabanduar, 54-vjeçari e transportonte në banesën e motrës së tij, shtetases E. Ç., dhe më pas e shiste te persona të tjerë. Gjatë periudhës hetimore, në banesën e kësaj shtetaseje është gjetur një sasi prej 300 litra naftë, e dyshuar e kontrabanduar.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetases E. Ç., u gjetën pajisje për prodhimin dhe përpunimin e brumit. Nga veprimet hetimore rezultoi se kjo shtetase ushtronte aktivitetin e prodhimit dhe përpunimit të brumit, pa dokumentacion dhe pa licencën përkatëse.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme

arrestohet 54- vjecari ne korce nafte kontrabande nga maqedonia

Sondazh

Poll

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria