LIVE UPDATES
Aktualitet

BBC: Shqiptarët ikin nga korrupsioni dhe cilësia e keqe e jetës, 20% e të rinjve janë pa punë

Nga emigrantët shqiptarë të këtij viti, rreth 10,000 ishin burra beqarë, të rritur. Kjo përfaqëson rreth 1% të meshkujve në moshë pune në Shqipëri, sipas shifrave të popullsisë nga Eurostat.

11 Nëntor 2022, 07:23 Nga F.M
BBC: Shqiptarët ikin nga korrupsioni dhe cilësia e keqe e jetës,
Emigrantët shqiptarë

BRITANI E MADHE- Ministri i Emigracionit Robert Jenrick ka theksuar numrin e emigrantëve shqiptarë që kanë mbërritur në Britaninë e Madhe këtë vit.

"Në disa varka të vogla 80% e individëve vijnë nga Shqipëria,"- u tha ai deputetëve.

Pra, sa persona kanë mbërritur dhe pse po largohen nga Shqipëria, të cilën Jenrick e quan një "vend të sigurt"?

Sa emigrantë shqiptarë vijnë në Britaninë e Madhe?

Ka pasur një rritje të shpejtë të numrit të emigrantëve shqiptarë që kalojnë Kanalin Anglez:

Në vitin 2020, mbërritën 50 persona me gomone.
Në vitin 2021, numri shkoi në 800.
Në 2022, shifra deri më tani shënon 12,000 persona

"Rritja ka qenë eksponenciale dhe ne mendojmë se kjo është kryesisht për shkak të faktit se bandat kriminale shqiptare kanë fituar një bazë në veri të Francës," i tha Komandanti Dan O'Mahoney në Komisionin e Përzgjedhur të Çështjeve të Brendshme javën e kaluar.

Nga emigrantët shqiptarë të këtij viti, rreth 10,000 ishin burra beqarë, të rritur. Kjo përfaqëson rreth 1% të meshkujve në moshë pune në Shqipëri, sipas shifrave të popullsisë nga Eurostat.

Sa emigrantëve shqiptarë u jepet azil?

Në vitin deri në qershor 2022 janë paraqitur 7267 kërkesa për azil nga emigrantët shqiptarë, dyfishi i një viti më parë.
Në përgjithësi, 53% e pretendimeve nga shqiptarët pranohen. Rreth 14% e pretendimeve të suksesshme ishin nga burra beqarë, të rritur. Shumica ishin nga gra dhe fëmijë. Disa emigrantë shqiptarë besohet se bëjnë kërkesa për azil me arsyetimin se janë trafikuar në MB. 

"Në vend që të kërkojnë azil, disa emigrantë shqiptarë zgjedhin të zhduken dhe të punojnë ilegalisht në MB, përpara se të kthehen në vendin e tyre,"- tha O'Mahoney.

Shqiptarët mund të hyjnë në Britaninë e Madhe me vizë. Qytetarët e kualifikuar mund të aplikojnë për viza me gjatësi të ndryshme për turizëm, biznes, studim dhe aktivitete të tjera. Midis korrikut 2021 dhe qershorit 2022, Britania e Madhe mori 30,703 aplikime për viza nga shtetas shqiptarë dhe u dha 20,289 prej tyre, sipas shifrave të Home Office. Vetëm 361 prej tyre ishin viza pune.

Sa shqiptarë janë kthyer?

Në vitin 2022, në gjashtë muajt deri në qershor, 440 persona u kthyen në Shqipëri, pothuajse të gjithë ishin beqarë, burra të rritur. Shqiptarët përfaqësojnë numrin më të madh të të huajve të kthyer mbrapsht në vitin deri në mars 2022.
Një marrëveshje dypalëshe e nënshkruar në vitin 2021 nga sekretarja e atëhershme e Brendshme Priti Patel synonte të përshpejtonte largimin e kriminelëve shqiptarë dhe azilkërkuesve nga Britania e Madhe.

"Më shumë se 1000 shqiptarë, duke përfshirë disa që kaluan Kanalin ilegalisht për të ardhur në MB,"- janë kthyer në bazë të kësaj marrëveshjeje, thotë Home Office.

Çfarë i bën emigrantët të largohen nga Shqipëria?

Tre dekada pas rënies së diktaturës së Enver Hoxhës dhe hapjes së kufijve të Shqipërisë, rreth 60% e popullsisë së rritur të vendit donte të largohej, sipas një sondazhi të Gallup të publikuar në dhjetor 2018. Ata përmendën korrupsionin, pagat e ulëta, kushtet e këqija të punës dhe cilësinë e ulët të jetës si arsyet e tyre kryesore. Të ardhurat mesatare vjetore neto të familjeve në Shqipëri ishin vetëm 1,997 € (1,720 £) në 2018, sipas shifrave më të fundit të disponueshme nga Eurostat, ndërsa në MB ishte 21,464 €. Papunësia e të rinjve shqiptarë (njerëzit e moshës 15-29 vjeç) është 20%.

Shqipëria ka aplikuar për anëtarësim në BE dhe negociatat për këtë u hapën në korrik 2022. Aktualisht, qytetarët shqiptarë mund të hyjnë pa viza në BE dhe të qëndrojnë deri në 90 ditë në çdo periudhë 180 ditore si turistë, por ata nuk kanë të drejtë automatike për të punuar, studiuar apo jetuar atje.

Cilat janë shqetësimet për bandat shqiptare?

Duke informuar deputetët për emigrantët shqiptarë, O'Mahoney tha: Ka padyshim njerëz që kanë nevojë për ndihmën tonë - por ka edhe një numër të madh që po bëjnë lojëra qëllimisht me sistemin!

Ai vazhdoi duke theksuar rolin e bandave kriminale shqiptare në Britaninë e Madhe. Një raport i Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA) i publikuar në fillim të këtij viti tha se këto banda ishin përgjegjëse për importimin e fermave të kanabisit në shkallë industriale në MB. Bandat shqiptare janë gjithashtu lojtarët kryesorë në tregun e kokainës prej 5 miliardë paundësh në Mbretërinë e Bashkuar, thotë NCA. Në vitin 2017, një shtetas shqiptar u burgos pasi drejtoi një operacion kontrabande kokaine me vlerë rreth 60 milionë paund.

Sipas një raporti të Balkan Insight nga gushti i këtij viti, ka pasur një rritje të llogarive anonime që reklamojnë në TikTok. Reklamat ofrojnë mundësi për të çuar njerëzit në MB nga Franca me varka ose nga Belgjika me kamionë, me një kosto prej 2,000-5,000 £ për person. Shqiptarët përbëjnë një nga grupet më të mëdha të shtetasve të huaj në burgjet e Anglisë dhe Uellsit. Kryeministri shqiptar Edi Rama ka thënë në një postim në Twitter : Mbretëria e Bashkuar duhet të luftojë bandat e krimit të të gjitha kombësive dhe të ndalojë diskriminimin ndaj shqiptarëve për të justifikuar dështimet e politikave!

Marrë dhe përshtatur nga BBC

shqiptaret ne britani

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet