LIVE UPDATES
Aktualitet

Tejkalohen afatet/ KLP dhe KLGJ nuk kanë përfunduar zgjedhjen e anëtarëve

Komisioni i ngritur nga Avokati i Popullit ka përmbyllur fazën e parë të përzgjedhjes së kandidatëve që plotësojnë kriteret ligjore, duke kualifikuar 4 kandidatë për 2 vende vakante nga radhët e shoqërisë civile dhe 13 kandidatë për 4 vende vakante nga radhët e avokatisë.

13 Dhjetor 2023, 15:44 Nga h.k
Tejkalohen afatet/ KLP dhe KLGJ nuk kanë përfunduar zgjedhjen e
Foto nga asambleja e gjyqtarëve

TIRANË-Procesi i përzgjedhjes së kandidatëve për 6 vende vakante në Këshillin e Lartë Gjyqësor, KLGJ dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë, KLP, nuk do të përmbyllet sipas afatit ligjor nga Avokati i Popullit dhe zgjedhja e tyre nga Kuvendi pritet të shtyhet në sesionin e ardhshëm parlamentar.

Komisioni i ngritur nga Avokati i Popullit ka përmbyllur fazën e parë të përzgjedhjes së kandidatëve që plotësojnë kriteret ligjore, duke kualifikuar 4 kandidatë për 2 vende vakante nga radhët e shoqërisë civile dhe 13 kandidatë për 4 vende vakante nga radhët e avokatisë.

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca i tha BIRN të martën se procesi i plotë pritet të përfundojë brenda këtij viti. Sipas Ballancës, vonesa e përmbylljes lidhej me procesin e hetimit dhe verifikimit që ky institucion bën për integritetin e figurës së kandidatëve që kanë aplikuar.

Ka qenë një punë voluminoze hetimi i plotë nëpërmjet bashkëpunimit me institucionet e tjera,” tha Ballanca ndërsa shtoi se procesi do të marrë kohën e nevojshme për t'u bërë sipas kritereve ligjore.

E pyetur se çfarë ndodhte në rast të tejkalimit të afatit ligjor, ajo tha se do zgjatet mandati i anëtarëve që janë deri në zgjedhjen e të rinjve.

“Procesi është kompleks,” shtoi Ballanca dhe sipas saj “nuk mund të mbyllej brenda 45 ditëve”.

Aplikimi për vendet vakante u shpall nga Kuvendi në 20 korrik dhe puna për përzgjedhjen e tyre nisi në gusht.  Sipas Ballancës, faza aktuale është ajo e intervistimit të kandidatëve që kanë kaluar fazën e parë dhe renditja e tyre sipas pikëzimit në listën përfundimtare që i dorëzohet Kuvendit.

Kandidatët që kaluan fazën e parë të përzgjedhjes nga shoqëria civile janë Altin Hazizaj, Erjon Fejzulla, Juelda Lamçe dhe Violanda Theodhori.

Nga radhët e avokatësisë të përzgjedhurit janë;  Alban Alimema, Albana Tushe, Albens Tabaku, Artan Reçi, Bledar Bajri (Boshnjaku), Entela Shehaj (Memishaj), Erind Gërmenji, Erind Merkuri, Eris Hysi, Fatos Lazimi, Klodian Gjermeni, Përparim Kalo dhe Saimir Visha.

Në praktikën e ndjekur për procesin, Avokati i Popullit ka publikuar letërkëmbime me institucione si Prokuroria e Përgjithshme, Shërbimi Informativ Shtetëror, Autoriteti i Dosjeve të Ish-Sigurimit, etj., ku kërkon verifikimin e kandidatëve sipas ligjit për dekriminalizimin, lidhje me ish-Sigurimin e Shtetit apo për probleme të tjera me figurën.

Sipas përcaktimeve ligjore, Kuvendi do të zgjedhë nga listat e filtruara të Avokatit të Popullit,  2 anëtarë midis kandidatëve nga avokatia dhe 1 anëtar nga shoqëria civile për secilin këshill. Në qoftë se Kuvendi nuk e arrin shumicën prej 2/3, kandidatët e renditur më lart në vlerësimin e organeve që bëjnë përzgjedhjen e kandidatëve konsiderohen të emëruar.

KLGJ dhe KLP përbëhen nga 11 anëtarë, gjashtë prej të cilëve vijnë nga radhët e magjistratëve, dy nga avokatia, dy nga akademia dhe një nga radhët e shoqërisë civile./BIRN

zgjedhja e anetareve te drejtesise

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale