LIVE UPDATES
Aktualitet

UNDER 30 në parkingun nëntokësor të Sheshit Skënderbej, Muzhaqi: “Mundësi dhe argëtim për të rinjtë”

Nga ora 12 e drekës dhe deri në orën 5 të pasdites, të rinjtë u prezantuan me mundësi të pafundme edukimi, trajnimi e punësimi, si edhe ndoqën më tej panele interesante diskutimi.

13 Dhjetor 2023, 12:17 Nga Dosja.al

UNDER 30 në parkingun nëntokësor të Sheshit Skënderbej,

Një event special u organizua me rastin e Ditës Kombëtare të Rinisë nga Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët. Qindra organizata, institucione, startup-e, biznese, universitete që punojnë me të rinjtë ose që drejtohen prej tyre, “u parkuan” ditën e djeshme, datë 9 dhjetor, në parkingun nëntokësor të Sheshit Skënderbej. Eventi “Under 30” (<30), nën kujdesin e veçantë të ministres Bora Muzhaqi dhe me partneritetin e aktorëve më të rëndësishëm në fushën e shërbimeve për të rinjtë, mblodhi qindra syresh nën 30 vjeç, të cilët vizituan stendat me informacione të vlefshme për ta, duke krijuar një hapësirë për ndërveprim dhe bashkëpunim.

Nga ora 12 e drekës dhe deri në orën 5 të pasdites, të rinjtë u prezantuan me mundësi të pafundme edukimi, trajnimi e punësimi, si edhe ndoqën më tej panele interesante diskutimi. Gjatë eventit nuk munguan arti, ekspozitat, aktivitetet e performancat artistike, por as sportet, si climbing, bilardo, basket, palestër, padel, shah e ping pong. Dhe për ta mbyllur eventin me po aq energji dhe entuziasëm sa filloi, të rinjtë e pranishëm shijuan performancat e dixhejve më të dashur e më në zë të momentit, si Ad Disha, Leo Ciko, Tatu, dhe DJ J.

UNDER 30 në parkingun nëntokësor të Sheshit Skënderbej,

Eventi synon të nxisë aktivizimin dhe fuqizimin e të rinjve si dhe të rrisë përfshirjen e tyre në proceset vendimmarrëse në përputhje me Strategjinë Kombëtare të Rinisë 2022-2029. Në fjalën e saj përshëndetëse dhe gjatë paneleve të diskutimit ministrja Muzhaqi theksoi rëndësinë e angazhimit të të rinjve në aktivitete të tilla dhe bashkëpunimin me ndërkombëtarët, për të ofruar më të mirën për të rinjtë.

“Gëzuar Ditën Kombëtare të Rinisë”, uroi ministrja Muzhaqi, e cila vijoi: “Sot kemi mbledhur ndër aktorët më të rëndësishëm që ofrojnë shërbime për të rinjtë për t’i njohur ata me mundësitë reale, por njëkohësisht në çdo kënd zhvillohen aktivitete interesante për të rinjtë. Sot kemi të ftuar edhe aktorë ndërkombëtarë për të folur rreth rëndësisë së bashkëpunimit të vazhdueshëm që ne kemi dhe si ndikon ajo në mirëqenien e të rinjve.”

Delegacioni i Bashkimit Evropian, mbështetës i këtij eventi, ishte përfaqësuar mirë me programe dhe projekte të shumta. BE po krijon mundësi të reja për të rinjtë shqiptarë përmes arsimit, shkëmbimeve e përmirësimit të aftësive, zbatuar kryesisht nga projekte si “BE për Përfshirjen Sociale në Shqipëri”. Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, i pranishëm në këtë event, vizitoi stendat dhe iu drejtua qindra të rinjve shqiptarë, duke theksuar shumëllojshmërinë e programeve të BE-së në mbështetje të rinisë së vendit. “Shumë krenar kur shoh se mbështetja jonë për brezat e ardhshëm të Shqipërisë është duke patur ndikim. Ne synojmë të sjellim përfitimet e të qenit pjesë e BE-së këtu dhe tani. #EvropaËshtëKëtu dhe do të vazhdojë të qëndrojë me të rinjtë e këtij vendi. Mezi pres të takoj më shumë të rinj shqiptarë për të dëgjuar idetë dhe shqetësimet e tyre”, u shpreh ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato.

GIZ, një tjetër mbështetës i këtij eventi, ishte i përfaqësuar nga Drejtoresha e Përgjithshme, Sonja Kurz. Të rinjtë e Programit Supershkollat të GIZ dhe RYCO, që realizon Programin në të gjithë Ballkanine Perëndimor, vendosën në skenë një shfaqje për barazinë gjinore me temë “Cili është roli im?”.

Prezent në diskutime e panele ishin edhe ambasadori gjerman, Drejtori i Bankës Botërore, Nënkryetarja e Bashkisë, përfaqësues nga UNDP, UNICEF, GIZ dhe RYCO duke plotësuar ofertën e informacionit për të rinjtë.

“Under 30” rezultoi, siç edhe e kishin parashikuar ideatorët dhe organizatorët e tij, një spektakël idesh e një event jashtë kornizave, energjik e dinamik, ashtu siç janë edhe vetë të rinjtë.

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet