Dita e 41-të e protestës/ Qytetarët vijojnë revoltën e tyre kundër qeverisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës
Dita e 41-të e protestës/ Protestuesja: Rama, sulmues i rinisë! Gazetarëve u drejtoht gjithë arrogancë agresivitet...
Dita e 41-të e protestës/ Protestuesja: Rama, sulmues i rinisë! Gazetarëve u drejtoht gjithë arrogancë agresivitet...
Rama sulmon Opozitën: S’mund t’i lemë njerëzit në dorë të fallxhorëve! 10 Korrik, 12:34 ...
EMRI/ Atentati në Kurbin, identifikohet autori që vrau Ilir Likën! Pista kryesore ku po hetohet vrasja 10 Korrik, 08:59 ...
Vrasja në Laç, policia: 40-vjeçari humbi jetën gjatë transportimit në spital 9 Korrik, 23:08 ...
Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të ditës së sotme, ku 32-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve, u plagos rëndë me thikë.
Një tavolinë e shtruar me pak ushqim, i lënë përgjysmë, një arush pelushi mbi divan dhe pllaka të lara në gjak… Këto janë pamjet dramatike nga banesa e 32-vjeçares në Durrës, nënë e dy fëmijëve, e cila u plagos nga ish-bashkëshorti i saj.
Nëna e re ndodhet në reanimacion, ndërsa autori i plagosjes së saj me thikë, në arrati. Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të ditës së sotme, ku 32-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve, u plagos rëndë me thikë.
Detaje mbi ngjarjen ka dhënë një fqinjë e së plagosurës, e cila i ka dhënë asaj ndihmën e parë. E plagosura jetonte me qira në katin e dytë të një godine 3-katëshe në lagjen 16, raporton korrespondentja e Top Channel Vali Qyrfyçi. Sipas dëshmisë së fqinjës, gjithçka ka nisur rreth orës 3:00 të mëngjesit të sotëm, kur është dëgjuar një zë i mbytur që kërkonte ndihmë me dëshpërim.
“Dëgjova një zë të thellë që thoshte “Ndihmë, ndihmë!”. Dola te dera dhe ajo më tha: “Ndihmë se më kanë çarë me thikë”. Nuk po e njihja dot në fillim, ishte e larë në gjak e tëra”, rrëfen fqinja e tronditur.
Sipas saj, e plagosura kishte arritur të zbriste vetë shkallët nga kati ku banonte, duke rënë përtokë pranë derës në katin e parë. Fqinja tregon se pas kësaj kanë njoftuar ambulancën dhe policinë.
E pyetur nëse u godit nga ish-bashkëshorti i saj, fqinja u shpreh se nuk kishte dijeni, po tha se e plagosura ishte e divorcuar dhe se ish-burri i saj jetonte në Elbasan.
Sipas dëshmisë, gruaja jetonte vetëm dhe nuk shoqërohej nga persona të tjerë. Në lagje ajo njihej si një grua e qetë që shkonte çdo ditë në punë, ndërsa fëmijët jetonin te njerëzit e saj.
Fqinja theksoi se në atë shtëpi nuk kishte parë asnjëherë të futej ndonjë mashkull apo ish-bashkëshorti i saj, të cilin nuk e njihte.
Ndërkaq burime policore bëjnë me dije se nga hetimet rezulton se çifti Karaj ishte ndarë, por kanë tentuar të ribashkohen. Nata e kaluar ka përfunduar sërish në konflikt të dhunshëm e më pas në krim.
Forcat e policisë me të marrë njoftim kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë kryer kontrolle, si dhe kanë marrë në pyetje për të zbardhur dinamikën e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë me autor të dyshuar ish-bashkëshortin e të plagosurës Xhoni Karaj 40 vjeç i cili vazhdon të jetë në kërkim policor, pasi dyshohet se u largua nëpër natë nga vendi i ngjarjes./Top Channel
VLORË- Një incident i rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të premteje në qytetin e Vlorës, ku nj&e...
Pamje nga vendngjarja DURRËS- Një zjarr ka rënë në qendër të qytetit të Durrësit, gjë e cila ka shkaktuar...
Foto ilustruse TIRANË- Këshilli i Lartë Gjyqësor ka rrëzuar një kërkesë të dhjetë ish-anë...
Foto ilustruse TIRANË- Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka lëshuar një paralajmërim për qytetarët,...
Foto ilustruse TIRANË- Qindra mijëra qytetarë do të mblidhen sërish sot në ditën e 41-të të protestë...
TIRANË- Policia e Tiranës ka goditur një tjetër rast të shitjes së lëndëve narkotike në kryeqytet, duke finalizua...
TIRANË – Vetëm tri javë pas shpërbërjes së Bordit të Transparencës, tregu i karburanteve në vend ka regjist...
Gjatë protestës para Ministrisë së Bujqësisë në Prishtinë më 6 korrik Në javët e fundit në Koso...
Pamje LUSHNJË- Policia e Lushnjës ka arrestuar një 57-vjeçar, i dyshuar si autor i një zjarri që shkaktoi dëme të...
Kreu i PDK-së, Bedri Hamza KOSOVË- Pas takimit me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, kryeministri në de...