LIVE UPDATES
Aktualitet

“Të më varin”/ Lidhje jashtëmartesore me Pajollarin? I akuzuari për vrasjen e Martin Çeços thyen heshtjen nga burgu

Të tre u arrestuan pas dëshmisë së Tina Pajollarit, 18-vjeçares që u konsiderua si “mollë sherri”, pasi në telefon u gjetën biseda të saj me Martin Çeçon.

15 Shtator 2022, 17:50 Nga DOSJA
“Të më varin”/ Lidhje jashtëmartesore me Pajollarin?
Tina Pajollari dhe Valter Mollaj

TIRANË- Valter Mollaj së bashku me kushëririn Edlir Mollaj dhe çobanin e tyre Bledi Angjo janë të arrestuar si të dyshuar për vrasjen 26-vjeçarit Martin Çeço, ngjarje e ndodhur në fshatin Kolanec të Maliqit në Qershor 2022.

Të tre u arrestuan pas dëshmisë së Tina Pajollarit, 18-vjeçares që u konsiderua si “mollë sherri”, pasi në telefon u gjetën biseda të saj me Martin Çeçon.

Por Tina, në intervistën për emisionin Uniko nga Spartak Koka tha se ishte e frikësuar dhe prandaj në dëshmitë e para në polici përmendi emrat e Valter e Edlir Mollaj dhe Bledi Angjo, dhe sipas këtij varianti, ajo kishte lidhje intime me Valter Mollajn e ky i fundit ishte i interesuar për të vrarë Martinin. Por të gjitha këto deklarime Tina Pajollari i ka rrëzuar.

Për emisionin Uniko ka folur nga burgi i Peqinit vetë Valter Mollaj, i cili mohon çdo akuzë të ngritur ndaj tij dhe hedh poshtë pretendimet se ka patur lidhje intime me Tina Pajollarin. Ai bën thirrje që të zbardhet e vërteta dhe të lihet i lirë.

Spartak Koka: Ju jeni personi kryesor i akuzuar për vrasjen e Martin Çeços.

Valter Mollaj: Unë nuk kam asnjë lidhje fare me këtë ngjarje.

Spartak Koka: Çfarë ju lidh ju me Tina Pajollarin?

Spartak Koka: Me Tina Pajollarin çfarë lloj lidhje keni?

Valter Mollaj: Asnjë fare, të ka sqaruar gruaja, po bëj 1 vit pa folur…asgjë, këtu e 1 vit që s’kam patur fare as telefon, asgjë.

Spartak Koka: Ajo ka përmendur për një lidhje dashurie?

Valter Mollaj: Në botë… Edhe jetën time, dhe fëmijët e gruaja, në botë lidhje dashurie. Jam i sinqertë edhe mbaj shumë përgjegjësi në këtë që ka thënë ajo. Në qoftë se unë i kam thënë vetëm një llaf asaj, as telefon as kështu… fare, fare, fare…

Spartak Koka: Përse duhet t’ju implikonte Tina Pajollari juve personalisht?

Valter Mollaj: Nuk e di, edhe vetes ia bëj pyetje përse. Unë nuk flisja, po bënte afro 1 vit me të. Se ç’pruri një lopë edhe i thashë unë ik mos hajde më.

Spartak Koka: Po Bledi Angjo përse duhet të rrëfente kundër jush?

Valter Mollaj: Nuk e di, ai është i pavetëdijshëm. Në ka thënë, po s’e besoj të ketë thënë.

Spartak Koka: Më datën 12, duam të dimë të vërtetën tuaj, ku keni qenë? A keni udhëtua ju drejt Kolanecit? A e keni marrë ju peng Martin Çeçon? A e keni vrarë ju Martin Çeçon? Këto janë pyetjet kryesore.

Valter Mollaj: Asnjëherë në botë, se dhe unë ia bëj pyetje vetes pse te mua janë drejtuar. Unë s’kam qenë në atë fshat asnjëherë në jetën time. Nuk e di ku është.

Spartak Koka: Në datën 12 a e keni marrë ju fuoristradën tuaj, Bledi Angjon kushëririn tuaj dhe keni vajtur në Kolanec?  

Valter Mollaj: Asnjëherë në botë, asnjëherë në botë. Makina ime ka qenë aty në shtëpi dhe kam qenë në shtëpi. Asnjëherë në botë.

Spartak Koka: Në Kolanec më parë keni qenë ndonjëherë?

Valter Mollaj: Asnjëherë në jetën time, asnjëherë, asnjëherë, asnjëherë…

Spartak Koka: Mbani përgjegjësi për këto që thoni?

Valter Mollaj: Mbaj përgjegjësi penale… dhe them kështu, të më varin ku të dua në qoftë se unë kam qenë në jetën time atje dhe unë kam gisht në atë ngjarje, një fije peri në atë ngjarje. Edhe ia bëj pyetje vetes pse mua m’u drejtuan… si bombë më erdhi, nuk… jam i shokuar, i dërrmuar.

Spartak Koka: Po si ka mundësi z.Valter, edhe Tina Pajollari komshia juaj, edhe bariu që ju e paguanit, kanë përmendur emrin tuaj?

Valter Mollaj: Nuk e di! Këtë nuk e di. Bariu s’ka lidhje, s’ka thënë. Me bindje të plotë s’e di, po që nuk ka thënë gjë. Nuk e di.

Spartak Koka: Çfarë kërkoni sot?

Valter Mollaj: Unë vetëm drejtësi, asgjë tjetër nga juve. Vetëm drejtësia të vihet në vend. Asgjë tjetër.

Spartak Koka: Në çdolloj rrethane ju do t’i qëndroni të njëjtit version që nuk keni lidhje me ngjarjen?

Valter Mollaj: Absolutisht. Fare, fare, s’kam asnjë lidhje fare fare.

Spartak Koka: Me Martin Çeçon keni folur ndonjëherë në telefon?

Valter Mollaj: Asnjëherë, unë nuk e njoh këtë. As e njoh, them se s’më ka njohur. Unë nuk e kam idenë fare, s’e kam idenë.

Spartak Koka: Në rast se s’keni folur ju, s’ka folur Tina Pajollari, atëherë kush ka folur me Martin Çeçon? Sepse ju e keni parë intervistën e babait të Martinit.

Valter Mollaj: S’e kam parë.

Spartak Koka: Babai i Martinit thotë që djali ka folur me një vajzë që ne pretendonim që ishte Tina Pajollari dhe pastaj ka dalë një person tjetër që e ka kërcënuar. Në rast se s’keni qenë ju, s’ka qenë kushëriri juaj…

Valter Mollaj: Mbaj përgjegjësi në rast se kam qenë unë. Unë s’kam folur, s’e kam idenë, nuk kam folur fare. Unë dua nga juve vetëm drejtësi, asgjë tjetër.

Marrë nga TVKLAN

martin ceco valter mollaj

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës