LIVE UPDATES
Aktualitet

Strategjia e SPAK për zgjedhjet e 11 majit/ Dumani: Askush s’duhet të ketë frikë sa kohë përmbush detyrën, hetimi i krimit elektoral do të kryhet pa ndikim politik

Dumani tha se zgjedhjet në vend janë të lidhura me shtetin e së drejtës, ndërsa shtoi se hetimi do të kryhet në përputhje me ligjin dhe pa ndikim politik. 

21 Shkurt 2025, 12:43 Nga r.ll
Strategjia e SPAK për zgjedhjet e 11 majit/ Dumani: Askush s’duhet
altin dumani

TIRANË- Kryeprokurori i SPAK, Altin Dumani ka mbajtur fjalën e tij gjatë një prezantimi të strategjisë së Prokurorisë së Posaçme për zgjedhjet e 11 majit dhe parandalimin e krimit elektoral. Dumani u shpreh gjatë fjalës së tij se bashkë zyrën e prokurorit të përgjithshëm është përcaktuar mënyra konkrete për trajtimin e rasteve sipas kompetencave.

Sipas tij zgjedhjet në vend janë të lidhura me shtetin e së drejtës, ndërsa shtoi se hetimi do të kryhet në përputhje me ligjin dhe pa ndikim politik. 

Në tryezën e organizuar nga shoqëria civile lidhur me zgjedhjet elektorale të 11 majit ishte i pranishëm edhe ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato dhe kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi. 

"Zgjedhjet lidhen pazgjidhshmërisht me shtetin e së drejtës, mirëqeverisjen, transparencën dhe llogaridhënien, të cilët janë pjesë e grup kapitullit të parë të negociatave me BE-në. organizata vendase dhe të huaja kanë shprehur shqetësime të vazhdueshme lidhur me veprat penale që lidhen me zgjedhjet në Shqipëri. Gjithashtu, konkluzionet ndërkombëtare për zgjedhjet e zhvilluara në periudhën 2021-2023, evidentojnë probleme si blerjen e votave, keqpërdorimin e burimeve publike dhe presion ndaj votuesve, veçanërisht ndaj administratës shtetërore.

SPAK ka hartuar një strategji, e cila synon të parandalojë dhe hetojë në mënyrë të plotë veprat penale gjatë zgjedhjeve parlamentare të 2025, për veprat penale që janë në juridiksion të kësaj strukture. Së pari, hetimi i krimit zgjedhor është një detyrim ligjor që parashikohet qartë në legjislacionin penal të Republikës së Shqipërisë.

Së dyti, duke vlerësuar mbrojtjen e integritetit të proceseve zgjedhore, Kuvendi i Shqipërisë, në rezolutën e tij të 2024, për SPAK ka rekomanduar që ky institucion të ketë një qasje proaktive duke i kushtuar një vëmendje të veçantë krimeve zgjedhore, në veçanti fakteve të bëra publike në media, para, gjatë dhe pas procesit zgjedhor. Si dhe për rrjedhojë, hetimin kryesisht në raste kur ka njoftime.

Në përgjigje të detyrimit ligjor, por edhe në përmbushje të rekomandimeve të Kuvendit, SPAK, hartoi një strategji, një pan masash, ndër të tjera edhe me grupe në terren, që do të veprojnë duke u koordinuar dhe bashkëpunuar me KQZ, Prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm, Policinë e Shtetit dhe agjenci të tjera ligjzbatuese. Hetimi i veprave penale të krimit zgjedhor do të zhvillohet në përputhje me ligjin, me standardet e proceseve ligjore, pa asnjë lloj ndikimi apo gjykimi  politik.

Kur krimet zgjedhore, përfshirë, ai që lidhet me sjelljet informale në fushatë, efekti publik është i madh. Dhe e kundërta, zgjatja e hetimeve krijon mosbesim. Po të shikohet strategjia, kuptohet që nuk kemi bërë gjë tjetër veçse kemi reflektuar shqetësimet e organizatave ndërkombëtare, shqetësimet e organizatave të shoqërisë civile që monitorojnë proceset zgjedhore dhe kemi miratuar disa masa që do t’i shërbejnë hetimit në kohë reale dhe me objektivitet krimit zgjedhor.", tha Dumani. 

altin dumani spak zgjedhjet e 11 majit

Sondazh

Poll

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend