LIVE UPDATES
Aktualitet

Kamerat kineze në institucionet e Kosovës/ REL: Ku janë zëvendësuar dhe ku jo?

Qeveria e Kosovës ka larguar nga objekti i saj shumicën e kamerave të sigurisë të firmës Dahua, një kompani kineze e sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

21 Shkurt 2025, 10:38 Nga M.B
Kamerat kineze në institucionet e Kosovës/ REL: Ku janë
Foto ilustruese

KOSOVA- Në Qeverinë e Kosovës dhe në sheshin kryesor të Prishtinës, vitet e fundit janë hequr kamerat e kontestueshme të prodhimit kinez, të sanksionuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Disa prej tyre janë zëvendësuar me kamera të tjera, gjithashtu të sanksionuara, por më të pranueshme në aspektin e sigurisë, ndërsa disa me kamera amerikano-kanadeze.

Qeveria e Kosovës ka larguar nga objekti i saj shumicën e kamerave të sigurisë të firmës Dahua, një kompani kineze e sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Në ndërtesën e Qeverisë deri më tani janë zëvendësuar shumica dërrmuese e kamerave të sigurisë, ku përfshihen pikat më kritike të sigurisë të ndërtesës”, tha për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

Radio Evropa e Lirë kishte raportuar në lidhje me prezencën e këtyre kamerave në objektin qeveritar në fillim të vitit 2022. Në atë kohë, Qeveria e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje kishte thënë se do t’i analizojë kontratat nga aspekti i sigurisë, meqë kamerat ishin blerë më herët nga qeverisje të kaluara. Sipas Kryeziut, zëvendësimi i kamerave nisi në fund të vitit 2022.

“Në proces të zëvendësimit është edhe pjesa tjetër e mbetur (e kamerave). Po punojmë që kjo të bëhet sa më parë”, tha tutje ai.

Sipas Departamentit amerikan të Tregtisë, Dahua Technology dhe HikVision gjenden në listën e zezë të SHBA-së qysh nga viti 2019, për shkak të, siç thuhet, ndërlidhjes së tyre me shkeljet e të drejtave të njeriut në Kinë, përkatësisht me represionin që u bën Pekini ujgurëve myslimanë në provincën Ksinjiang.

Përveç sanksioneve tregtare, këto dhe disa kompani të tjera kineze që prodhojnë kamera të sigurisë, konsiderohen me rrezik për përdorim nga institucionet në SHBA. Përkatësisht ato konsiderohen që nuk janë në përputhje me Aktin Autorizues të Mbrojtjes Kombëtare (NDAA) të SHBA-së, i cili përcakton nëse pajisje të caktuara konsiderohen të rrezikshme për sigurinë kombëtare amerikane.

Sipas asaj që REL-i ka parë nga terreni, kamerat e reja të vendosura në objektin e Qeverisë janë të firmës po ashtu kineze, Uniview. Kjo kompani, gjithashtu u përfshi në listën e sanksioneve të SHBA-së në dhjetor të vitit 2024. Megjithatë, deri më tani, kjo kompani dhe produktet e saj nuk llogariten të jenë të ndaluara në bazë të rregullativës NDAA.

Së fundmi, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri blerjen e mbi 2 mijë kamerave të sigurisë, të parapara të mbikëqyrin procesin e zgjedhjeve parlamentare që u mbajtën më 9 shkurt. KQZ-ja, po ashtu, u furnizua me kamera të kompanisë Uniview.

Në dosjen e tenderit, KQZ-ja e kishte futur në listën e kritereve edhe atë që kamerat të jenë në përputhje me NDAA-në e SHBA-së. Deri më tani, ky institucion nuk u është përgjigjur pyetjeve të REL-it se në çfarë legjislacioni apo rregullore të brendshme është e bazuar kjo kërkesë, si dhe cilat janë shqetësimet e sigurisë për produktet që janë të ndaluara me NDAA.

Pse u sanksionuan kompanitë kineze nga SHBA-ja?

Sanksionet ndaj kompanive kineze të teknologjisë nisën nën mandatin e parë të presidentit amerikan, Donald Trump, dhe vazhduan edhe në administratën që pasoi, të Joe Bidenit.

Uashingtoni i ka shënjestruar në veçanti kompanitë kineze të prodhimit të kamerave për shkak të “rolit të tyre në ofrimin e teknologjisë vëzhguese ndaj Partisë Kineze Komuniste”, duke e ndihmuar atë në përndjekjen e minoriteteve myslimane në Kinë si ujgurët.

Reid Standish, korrespondent i Radios Evropa e Lirë në Pragë, i cili fokusohet në çështjet globale që lidhen me Kinën, thotë se sipas vendimeve të SHBA-së, këto kompani dyshohet se kanë projektuar pajisje dhe softuerë të veçantë për vëzhgim të këtyre minoriteteve.

“HikVision, për shembull, u kap duke projektuar softuer për njohjen e fytyrës që mund të identifikojë në mënyrë specifike fytyrat ‘ujgure’”, shpjegon Standish.

HikVision dhe Dahua ende të pranishme në institucione të tjera

Më 2022, REL-i kishte raportuar se kamera të firmave Dahua dhe HikVision po përdoreshin si teknologji vëzhguese edhe në disa institucione të tjera shtetërore. Objekte të vëzhguara nga këto kamera përfshinin Prokurorinë Speciale, Ministrinë e Shëndetësisë dhe atë të Tregtisë.

Kamera të firmës HikVision ende vazhdojnë të jenë prezent në të tri këto objekte derisa këto institucione deri më tani nuk u janë përgjigjur kërkesave të REL-it për koment në lidhje me këtë çështje. Kamera të HikVision, më parë vëzhgonin edhe sheshet kryesore të Prishtinës, ndërsa tani ato janë zëvendësuar me kamera të firmës Avigilon në kuadër të Motorola Solutions.

Produktet e kësaj kompanie prodhohen në Kanada dhe SHBA. Komuna e Prishtinës nuk ka treguar kohën dhe arsyen e zëvendësimit të kamerave. Në vitin 2022, nga Komuna i kishin thënë REL-it se kontrata e mëparshme me të cilën ishin blerë kamerat HikVision, ishte trashëguar nga udhëheqësia paraprake e komunës dhe ishte nënshkruar rreth vitit 2020. Megjithatë, kur bëhet fjalë për kamerat e sigurisë, kjo agjenci nuk ka komentuar në lidhje me firmat specifike apo rregullativat e sigurisë së SHBA-së dhe mënyrën si aplikohen ato në Kosovë.

Kompanitë kineze janë furnizuesit kryesorë të teknologjisë së mbikëqyrjes në botë. Kjo pasi kamerat e tyre janë të lira, të lehta për t’u përdorur dhe për t’u instaluar, si dhe ofrojnë performancë të lartë. Kompanitë si Hikvision dhe Dahua janë pjesërisht në pronësi të shtetit kinez, ndërsa Uniview është një kompani private, por ka marrë pjesë në kontrata të qeverisë kineze për të mbikëqyrur pakicat në Shinxhiang. Deri më tani, SHBA-ja dhe Britania e Madhe kanë vendosur në listë të zezë disa kompani kineze të teknologjisë. Megjithatë, shumica e vendeve evropiane nuk kanë vendosur ndalime të tilla, por kanë zgjedhur të heqin kamerat kineze nga përdorimi në institucione qeveritare apo ushtarake./ REL

kosova

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj