Samiti i NATO-s në Turqi/ Erdogan takime dy palshe me krerët e shteteve, Trump: Armëpushimi me Teheranin ka përfunduar
"Theksoj mbështetjen e Turqisë për Ukrainën"/ Samiti i NATO-s, Erdogan: Jemi të gatshëm të ofrojmë ndihm...
"Theksoj mbështetjen e Turqisë për Ukrainën"/ Samiti i NATO-s, Erdogan: Jemi të gatshëm të ofrojmë ndihm...
"Ajo është një person i mirë"/ Trump për Melonin: E dua shumë, por ajo bëri një gabim... 7 Korrik...
“Ato 4 mln euro në vend të ia japin pensionistëve, i lënë në tallava”/ I moshuari në protestë...
Trafikuan 2,4 tonë drogë nëpër Europë, ja cilat janë tre episodet e trafikut ndërkombëtar të d...
Në letrën e saj, gruaja shpreh zhgënjimin për gjendjen e sistemit shëndetësor, duke pretenduar se nuk mundi të kryente brakiterapinë në Spitalin Onkologjik për shkak të mungesës së shërbimit, çka, sipas saj, çoi në rikthimin e sëmundjes.
TIRANË- Një mesazh i një gruaje që po kurohet nga kanceri në Itali u lexua gjatë protestës para Kryeministrisë nga gazetari Osman Stafa. Në letrën e saj, gruaja shpreh zhgënjimin për gjendjen e sistemit shëndetësor, duke pretenduar se nuk mundi të kryente brakiterapinë në Spitalin Onkologjik për shkak të mungesës së shërbimit, çka, sipas saj, çoi në rikthimin e sëmundjes.
Në të njëjtin mesazh, ajo kritikoi qeverinë për atë që e cilësoi si prioritet të gabuar në përdorimin e fondeve publike, duke përmendur fondet e vëna në dispozicion prej 4 milionë eurosh për koncertin e reperit Kanye West, ndërkohë që, spitalet përballen me mungesa ilaçesh dhe pajisjesh.
"Dua t’ju lexoj një mesazh të një zonje që vuan nga kanceri. Ka kërkuar ta lexoj këtu para jush: “Jam një grua që vuaj nga kanceri, mbarova ciklin e rrezeve në Onkologjik. Kur duhet të bëja brakiterapinë më thanë se nuk ka, nuk punon. E kam me dokument. Nuk kisha para për jashtë shteti, kredi nuk më dhanë.
Çdo mëngjes zgjohesha me shpresën që do të kem trajtimin që duhet. Sëmundja mu rikthye përsëri se nuk e bëra brakiterapinë. Unë sot jam e vdekur për së gjalli. Sot bëj kimiterapinë nga fillimi në Itali. Për Shqipërinë dhe mjekësinë atje do të isha në dhe. Sot mësova se shteti gjeti 4 mln euro për një koncert. Ndoshta për disa jam vetëm një statistikë, por për fëmijët e mi jam e gjithë bota.
Do të doja që shteti të investonte te shpresa ime dhe jo vetëm në një natë spektakli sepse një koncert zgjat vetëm disa orë. Mungesa e trajtimit më kushtoi kthimin e sëmundjes. Skenën e ngritën për një natë, brakiterapinë jo. Njëra sjell duartrokitje, tjetra shpëton nëna, motra e bija. Ju zgjodhët duartrokitjet, turpi ju mbuloftë dhe zoti iu ardhë hakut”., u shpreh Stafa./Dosja.al
Pamje TIRANË- Një protestues i bëri thirrje SPAK që të hetoj 4 mln euro që do ikin në koncertin e Kanye West. ...
TIRANË- Protesta kundër kryeministrit Edi Rama ka vijuar për të 38-ën ditë radhazi para Kryeministrisë, ku prote...
Pamje TIRANË- Një protestues ka deklaruar se protesta i ka zënë si miu në çark Edi Ramën dhe Sali Berishën. ...
Pamje TIRANË- Një protestuese ka deklaruar ditën e sotme se kryeministri Edi Rama ka zhbllokuar fondin e emergjencës për konc...
PAMJE NGA PROTESTA TIRANË- Një protestues ka ngritur akuza gjatë protestës para Kryeministrisë, duke pretenduar se vaj...
Pamje TIRANË- Aktivisti Arbër Lleshi ka bërë me dije se familjarëve të protestuesve të cilët marin pjesë ...
Pamje TIRANË- Një qytetar tha në protestën e ditës së sotme se qeveria përbëhet nga njerëz të p...
Pamje TIRANË- Një qytetar i pranishëm në protestën e ditës së sotme ka deklaruar se qeveria ka gjithë kët...
pamje nga protesta TIRANË- Protesta kundër kryeministrit Edi Rama ka vijuar për të 38-ën ditë radhazi, me qytetarë ...
Sazan Guri TIRANË- Aktivisti Sazan Guri ka deklaruar ditën e sotme se nuk ka qeveri që nuk rrëzohet, por ka qytetarë që t&eum...