LIVE UPDATES
Aktualitet

Skandali i mbivendosjes me tokat në Nikoliq të Hasit/ Banorët: I ka marrë drejtori i Kadastrës!

Banorët shprehen se kanë kërkuar disa herë zgjidhje nëpër institucione, por fatkeqësisht e kanë gjetur derën mbyllur përballë hallit që i ka zënë. Sipas tyre që prej vitit 1993 ata kanë kërkuar vazhdimisht që të pajisen me certifikatë pronësie, për pronat që kanë, por asnjëherë nuk i kanë marrë, duke i futur madje dhe në konflikt me njëri-tjetrin.

14 Mars 2025, 22:43 Nga B.Z
Skandali i mbivendosjes me tokat në Nikoliq të Hasit/ Banorët: I
Banorët

HAS - Jemi në Nikoliq të Hasit, rreth 120 kilometra nga kryeqyteti pas një denoncimi të ardhur nga dhjetëra banorë të fshatit Nikoliq, të cilët akuzojnë kreun e Kadastrës së Hasit, Fadil Mazrekun se po u merr pronat. Ata shprehen se pronat që u janë dhënë atyre në vitin 1993 nga Komisioni i Ndarjes së Tokave, janë tjetërsuar nga Mazreku dhe iu janë dhënë njerëzve të afërt me të, madje dhe nipit të tij.

Ata shprehen se kanë kërkuar disa herë zgjidhje nëpër institucione, por fatkeqësisht e kanë gjetur derën mbyllur përballë hallit që i ka zënë. Sipas tyre që prej vitit 1993 ata kanë kërkuar vazhdimisht që të pajisen me certifikatë pronësie, për pronat që kanë, por asnjëherë nuk i kanë marrë, duke i futur madje dhe në konflikt me njëri-tjetrin.

Madje lëshojnë akuza të forta dhe ndaj Policisë së Shtetit, që sipas tyre i kanë telefonuar kur mes tyre ishte ndezur konflikti dhe nuk kanë ardhur, duke shtuar se në vend që ti ndihmonin, ata kanë lajmëruar kreun e Kadastrës, Fadil Mazrekun dhe njerëzit e tij për atë që po ndodh. Kryetari i fshatit Nikoliq, Enver Amati shprehet se për këtë ka telefonuar dhe Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm të Policisë së Shtetit, por një zyrtare atje në vend që të ndihmonte banorët, e ka kërcënuar me burg. Kjo mbetet për tu vërtetuar nga organet kompetente të Policisë pasi përbën një rast të paprecedentë dhe skandaloz.

Ndërsa mosfunksionimin e sistemi të Kadastrës së Hasit, e pranon dhe vetë kryebashkiaku, Miftar Dauti, i cili siç shprehet dhe vetë e ndjen veten të pafuqishëm për ti dhënë zgjidhje problemit duke u shprehur se është një kryebashkiak i djathtë dhe në mandatin e tij të parë. Sipas tij, bashkia është e pafuqishme përballë pushtetit.

Ndërkohë gjatë kohës që ne ishim në Nikoliq, fjala kishte mbërritur tek zoti Mazreku, i cili për të iu shmangur përgjegjësisë ishte larguar nga qytetit. Të gjendur në këtë situatë vendosëm që ta telefonim me shpresën për të lënë një takim, por me të marrë vesh se kush jemi, na fiku telefonin dhe na bëri bllok.

Por as ne nuk e lamë me kaq. U nisëm sërish drejt Hasit, me shpresën se këtë herë do të kishim mundësinë të takojmë zotin Mazreku, por ky i fundit kërkesën tonë për sqarim e ktheu në një film aksion në mes të qytetit të Hasit.

Jo vetëm që nuk pranoi të përgjigjej për akuzat e drejtëpërdrejta që vijnë ndaj tij nga banorët e Nikoliqit, por nxitoi të largohej me makinë, madje duke shkelur dhe rregullat e qarkullimit rrugor vetëm e vetëm që ti shmangej Piranjave dhe përgjegjësisë që ka si kreu i Kadastrës së Hasit. Zoti Mazreku iu shmang dhe njëherë tjetër përgjegjësisë së tij duke mos dhënë asnjë sqarim për veprimet e tij si kreu i Kadastrës së Hasit.

Tashmë kjo çështje duhet hetuar jo vetëm nga organet ligjzbatuese por dhe nga vetë Agjencia Shtetërore e Kadastrës, e cila ka për detyrë të zbardhë çdo veprim të ndërmarrë nga kreu i ASHK-së Has, pasi jemi përballë akuzave të rënda, që minojnë jo vetëm besueshmërinë e qytetarëve tek ky institucion, por krijojnë një rast skandaloz, ku një drejtor kadastre në vend që të zbatojnë ligjin rrëmben dhe tjetërson pronat./Piranjat

kadaster has

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet