LIVE UPDATES
Aktualitet

Sistemi shëndetësor në Lushnje me ‘pikatore’, pacientët mbeten pa bërë analizat

Mjeku i familjes thotë se nuk ka mundur të kapë linjën në sistem sepse sa e kanë hapur, e kanë mbyllur sërish.

14 Mars 2025, 21:07 Nga B.Z
Sistemi shëndetësor në Lushnje me ‘pikatore’,
Foto ilustruese

LUSHNJE - Thëllënza Langa nga Çerma e Lushnjes, prej 10 vitesh vuan me diabet dhe duhet të bëjë analizat dy herë në vit në laboratorin e poliklinikës Lushnje. Për këto kontrolle i duhet që të marrë kodin nga sistemi që nxjerr mjeku i familjes. Por ajo thotë në emisionin “Stop” në Tv Klan se prej kohësh, mjeku Thoma Biti nuk po e pajis me kod ndaj nuk po bën dot analizat.

Mjeku i familjes thotë se nuk ka mundur të kapë linjën në sistem sepse sa e kanë hapur, e kanë mbyllur sërish.

Mjeku i familjes Thoma Biti: Për ditë të premte hapet, por siç futem unë, futen të gjithë!

Gazetarja: Në sistem po thua?

Mjeku i familjes Thoma Biti: Në sistem pra, në sistem po flasim, në kompjuter dhe unë s’arrij dot të bëj një. Të premten, aty për shembull, aty 2 minuta, 5 minuta dhe zhduket, unë si pleqëri s’e arrij dot, s’kap asnjë! Dhe të tjerët që ashtu 5 minuta rri hapur se mbyllet komplet pastaj, mbaruam të gjithë. Pyet dhe mjekë të tjerë! Ku je, në Lushnjë? Pyet mjekë të tjerë atje!

Gazetarja pyet edhe mjekë të tjerë, disa prej të cilëve e kishin kapur për pak momente sistemin e të tjerë jo sepse fondet për të hapur kodet janë të limituara dhe në ato pak minuta nuk ishte e mundur që të mbuloheshin të gjithë pacientët.

Mjekja e familjes: Përshëndetje!

Gazetarja: Përshëndetje! Mjek familjeje keni këtu?

Mjekja e familjes: Unë jam!

Gazetarja: Keni pasur sistem?

Mjekja e familjes: Vjen vetëm një herë në javë.

Gazetarja: Po sa zgjat, kush e përcakton atë fashën orare, sa kohë rri sistemi?

Mjekja e familjes: Kërkoje tek Drejtori i Spitalit, te specialisti i IT-së, bëhet një buxhet për të gjithë këto. Është një fond i përcaktuar për pjesën e analizave. Në bazë të atij fondi përcaktohen, me një fjalë për këtë javë hapen kaq, edhe ne punojmë! Jo të gjithë zgjidhen, por pacientët problematikë ia kemi zgjidhur! Jo 100% e pacientëve mund të zgjidhet me këtë formë, që është e planifikuar nga…

Gazetarja: Kjo rrezik është te…

Mjekja e familjes: Është tek 1%.

“Stop” kontakton drejtorin e NJVKSH, Denis Korreshin.

Denis Korreshi: Unë këtë problematikë nuk e di! Ma shkruaj diku që ta ndjek dhe të kthej një përgjigjie!

Gazetarja: S’po e kupton arsyen e telefonatës sime. Unë dua interesim për rastin. Unë dua që ti si titullar të vësh në dijeni drejtorin e spitalit, kush është përgjegjës për këto sistemet, të hapë sistemin që ai mjek Thomai i Çermës të hapë sistemin, t’i japë zonjës kodin dhe zonja meqenëse ka bërë rrugë disa herë këtë javë nga Çerma në Lushnje, të paktën të bëjë analizat në laborator. A mund ta bëjmë këtë gjë sot?

Denis Korreshi: Të komunikoj edhe po ju telefonoj mbrapsht!

Pas komunikimit me Denis Korreshin i cili kontaktoi drejtorin e spitalit dhe polilinikës në Lushnje, Roland Ziun.

Denis Korreshi: Të drejtohet tek mjeku dhe e ka zgjidhjen tek mjeku po të them! Është zgjidhur situata.

Pas interesimit të emisionit “Stop”, Thëllënza drejtohet te laboratori i spitalit ku ajo bën menjëherë analizat./TvKlan.al

denoncim paciente analiza

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet