LIVE UPDATES
Aktualitet

Fëmijët vazhdojnë të lypin në rrugë, drejtoresha e “ASHMDF” shet dështimin për sukses

Janë fëmijë të familjeve në nevojë të cilët shpesh detyrohen nga prindërit të bëjnë diçka jashtë dëshirës së tyre, edhe me koston e humbjes së vitit shkollor. Në raportin e fundit të publikuar nga Agjensia Shtetërore për të drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve, për vitin 2023 janë raportuar 1027 raste reja të fëmijëve në situatë rruge...

14 Mars 2025, 21:44 Nga b.z.
Fëmijët vazhdojnë të lypin në rrugë, drejtoresha e
Foto ilustruese

TIRANË - Kushdo nga ne sapo del në mëngjes, apo kur kthehet në darkë në shtëpi, përballet me pamje të tilla kur fëmijë të pashoqëruar kërkojnë lëmoshë, pastrojnë xhama makinash apo shësin facoleta, fara, kikirikë dhe lule.

Janë fëmijë të familjeve në nevojë të cilët shpesh detyrohen nga prindërit të bëjnë diçka jashtë dëshirës së tyre, edhe me koston e humbjes së vitit shkollor. Në raportin e fundit të publikuar nga Agjensia Shtetërore për të drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve, për vitin 2023 janë raportuar 1027 raste reja të fëmijëve në situatë rruge...

Ndërkohë për vitin 2024, nuk janë bërë ende publike shifrat zyrtare.

Po çfarë ndodh çdo ditë në rrugët e Tiranës? Piranja Luela Gaxhja kreu një investigim rrugëve të kryeqytetit, ku fëmijë të grupmoshave të ndryshme dalin rrugëve të makinave duke kërkuar lëmoshe. Sapo I afrohemi njëres prej tyre, ajo sheh kamerën dhe nuk jep asnjë përgjigje, por fakti që në orën 8 te mëngjesit është aty, tregon qartë se as ky fëmijë nuk shkon në shkollë, ashtu si bashkëmoshatarët e saj të intervistuar më përpara.

Po cilat janë autoritetet që duhet të kujdesen për këtë kategori fëmijësh të cilët në vend që të shkojnë në shkollë kërkojnë lëmoshë rrugëve të Tiranës? Në majë të piramidës për gjithë këto detyra në mbrojtje të fëmijëve, është një institucion i veçantë që quhet Agjensia Shtetërore për Mbrojtjen dhe Të Drejtat e Fëmijëve.

Por sa realisht funksionon ky zinxhir institucionesh me në krye Agjensinë Shtetërorë Për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve Telefonata e parë me operatorët linjës kombëtare të këshillimit për fëmijë na rezulton e pasuksesshme, por siç thonë këmbëngulja paguhet.

Por ky vetëm fillimi i punës. Pasi operatorët e linjës së këshillimit, marrin telefonatën, detyra e tyre është të raportojnë tek skuadrat e terrenit në njësitë e mbrojtjes së fëmijëve pranë bashkisë. Dhe këtu vjen pjesa e vështirë, ajo e largimit të fëmijëve nga rruga. Për këtë do vijnë punonjëset e bashkisë... Të paktën kështu shpresuam...

Pasi pritëm rreth 45 minuta askush nuk erdhi. Duket se skuadrat e terrenit kanë shumë punë për të bërë, po ashtu edhe supervizorët e tyre në Agjensinë Kombëtarë të Mbrojtjes së Fëmijëve të cilët me sa duket se kanë aspak idenë e kësaj indiference institucionale.

Por le të vazhdojmë, sepse kjo kategori fëmijësh që braktisin shkollën dhe kalojnë gjithë paraditen duke lypur rrugëve të Tiranës, në darkë zëvendësohën nga një tjetër grupim... Shitësit e qendrës. Një grup i madh fëmijësh mblidhen çdo mbrëmjë në  sheshin Skenderbej, nga ku më pas shpërndahen nëpër lokalet e zonës.

Por ka edhe nga ata që janë rritur para kohe, dhe kanë nisur veset e para. Si këto dy 10 vjeçarë të cilët po kërkojnë të djegin çdo etapë të jetës. Fëmijë të pjekur përpara kohë, të cilët dalin çdo ditë në punë, njëlloj si të rriturit.

Pjesa më e madhe e tyre kanë këtë orar pune. Imagjinoni pak, fëmijë që po rriten por që mjaftohen me 6 orë gjumë. Është e kuptueshme që një shumë e tillë prej 30 apo 50 mijë lekësh në natë, është tepër e lakmueshme për një familje në nevojë, por a mund të përfitohet kjo me çmimin e humbjes së shkollës dhe të ardhmes të fëmijës?

Është momenti të telefonojmë edhe njëherë Alo 116-tën me shpresën se kësaj radhe skuadrat e terrenit nuk do të jenë aq të zëna sa paradite.

Se kush janë skuadrat e terrenit nuk e kemi aspak idene, por ajo që dimë është që i ndoqëm këta dy fëmijë për më shumë se një orë rrugëve të Bllokut, dhe asnjë skuadër nuk u pa përreth. Prandaj provojmë të telefonojmë sërish 116-tën por kësaj radhe me sa duket orari për ta ka përfunduar. Numri është përkohësisht jashtë shërbimit.

Gjithsesi në këtë situatë të papreçedent të nxjerrjes në rrugë dhe shfrytëzimit të fëmijëve, është dikush që ka përgjegjësinë kryesore, dhe që ne e thamë më lart. Agjensia e Mbrojtjes së të Drejtavbe të Fëmijëve, është pjesa e fshehur e një aisbergu që i duket vetëm maja.

Dhe për këtë vendosim të takojmë drejtoreshën e agjencisë shtetërore për mbrojtjen dhe të drejtat e Fëmijëve , Zonjën Alma Tandili. Kjo e fundit në përballjen me ne shprehet sejanë duke bashkëpunuar me instancat e tjera si Policia dhe Prokuroria për identifikimin e këtyre fëmijëve. Ndërsa për sa I përket situatës së evidentuar nga ne, kjo e fundit duket e painformuar.

Për të dalë nga situate zonja Tandili përpiqet t’I hedh fajin qytetarëve për lëmoshen e dhënë e jo të marrë masa për institucionet që duhej të kujdesej vetë.

Dhe kjo ndoshta e ka një arsye, që lidhet me mosprezencën saj në institucionin që duhet të drejtojë.

Drejtoresha me gjithë këto punë, me netë pa gjumë, me kosto shëndetësore dhe me fansa që i vijnë në mbrojtje, vazhdoi deri në fund të mos na sqaronte për pyetjen tonë të thjeshtë:

Pse cep më cep shqipërisë ka me qindra fëmijë të cilët jo vetëm që kalojnë 365 ditë të vitit në rrugë, duke lypur, të keqyshqyer dhe të keqveshur, por mbi të gjitha, kanë braktisur përfundimisht shkollën, duke shtuar armatën e analfabetëve në këtë vend.

Por ky refuzim i përgjigjes e ka një pse. Fundja drejtoresha e shumë sukseseve brenda dhe jashtë vendit, e cila organizon takime e seminare duke furnizuar mediat me statistika, duket se nuk pranon t’i thuhen disa gjëra që nuk i shkojnë për shtat dhe për këtë tregon dhëmbët në formën më agresive, duke akuzuar gazetarët për situata për të cilat është vetë përgjegjëse./Piranjat

ashmdf femije

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet