FOTO/ Dalin pamjet nga takimi 15-minutësh mes Trump dhe Zelenskyt në Bazilikën e Shën Pjetrit
26 Prill, 12:21
...
Aktualitet
VIDEO/ Denoncoi listën e PS-së në Shkodër, kërcënohet gazetarja Morava: Paketoj tritola!
Morava ka publikuar edhe foto të mesazheve me gjuhë fyese dhe thotë se stili i përdorur aty është tipik mafioz ku vë në dukje se emri i profilit të porsa hapur në TikTok mban emrin "Paketojmë tritol" ndërsa mesazhi në brendësi përmend macen e gazetares.
14 Mars 2025, 20:59Nga M.B
Kostana Morava
TIRANA- Gazetarja Kostana Morava ka denoncuar sot publikisht kërcënimin me tritol që ka marrë si mesazhe private në rrjetet sociale. Morava ka publikuar edhe foto të mesazheve me gjuhë fyese dhe thotë se stili i përdorur aty është tipik mafioz ku vë në dukje se emri i profilit të porsa hapur në TikTok mban emrin "Paketojmë tritol" ndërsa mesazhi në brendësi përmend macen e gazetares.
Morava rrëfen në rrjetet e saj sociale se këto mesazhe kërcënuese i ka marrë pas publikimit në rrjet të kritikavë ndaj listës se Partise Socialiste në Shkoder, konkretisht ndaj të parës në listë. Kujtojmë se Marjana Koçeku u bë e njohur nga kryeministri Edi Rama i cili e ftoi në podkastin e tij ku e promovoi si një malësore të rikthyer në origjinën e saj për t'ju dedikuar agroturizmit.
Por gjithashtu Koçeku ka qenë e angazhuar më herët në Fondacionet Nderkombetare me spektër politik qe në mosheën 12-vjeçare, ka studiuar Shkenca Politike dhe njihet edhe si analiste politike në Euronews Albania. Morava kritikon Partine Socialiste dhe thote në daljet e saj në rrjetet sociale se reagon ndaj gënjeshtrës së politikes së pisët e cila rekruton të rinjtë pa kontribute reale dhe të parafabrikuar nëpër zyra, të cilët i promovon vetë kryeministri si njerëz jo politik por i rikthen në politikë për ti përdorur si një lavatriçe imazhi.
Morava gjithashtu ngre pyetjen, "Kujt do ti shërbejnë në të vertete këta të rinj të parafabrikuar për te cilët punojnë fuqishëm zyrat e PR-it?" Ajo vë në dukje se rasti i PS në Shkodër është qartazi rasti i katapultimit të genjeshtert në politike dhe sjell Erjon Veliajn si shembullin e ngjashëm me këtë fenomen.