Dita e 23-të e protestës/ Shqiptarët e vendosur, vijon revolta qytetare: Rama, jepe dorëheqjen
"Si thoshin derrat e knaqun migjenianë...nuk ka lidhje Irani ë?/ Reagon Rama pas publikimi të pesë kërkesave: Kur prote...
"Si thoshin derrat e knaqun migjenianë...nuk ka lidhje Irani ë?/ Reagon Rama pas publikimi të pesë kërkesave: Kur prote...
Gjyqi për dosjen “Partizani”/ Ish-ministri Pango: Duhet të vras mendjen që ta kujtoj, kanë kaluar 18 vite ...
VIDEO/ Rama tallet me blogerët që dalin të protestojnë: PAK RELAKS me “Shqipërinë e re” të llajke...
Protestuesit grisën flamurin izraelit/ Ambasadorja e Izraelit në Tiranë, Peleg: Ky akt cënon dinjitetin e popullit shqiptar ...
Ardrit Elmazi është emëruar Drejtor i Policisë Kukës, Dashamir Spaho Drejtor i Policisë Shkodër, Xhevahir Karaj Drejtor i Policisë Dibër dhe Armir Gjikolaj Drejtor i Qendrës së Mbyllur të të Huajve.
TIRANË- Policia e Shtetit ka njoftuar një sërë ndryshimesh dhe lëvizjesh në strukturat drejtuese në nivel qendror dhe vendor. Bëhet me dije se pas përfundimit të procesit të konkurrimit për Drejtor Qarku, disa drejtues janë emëruar në krye të drejtorive vendore të policisë, si dhe janë bërë emërime të reja në komisariate dhe poste drejtuese në disa qarqe të vendit.
Ardrit Elmazi është emëruar Drejtor i Policisë Kukës, Dashamir Spaho Drejtor i Policisë Shkodër, Xhevahir Karaj Drejtor i Policisë Dibër dhe Armir Gjikolaj Drejtor i Qendrës së Mbyllur të të Huajve. Në kuadër të këtyre lëvizjeve janë bërë edhe emërime të tjera në nivele drejtuese lokale. Kryekomisar Idris Daulle është caktuar Zëvendësdrejtor për Sigurinë Publike në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës.
Gjithashtu, Kryekomisar Erion Duma është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Shkodër, ndërsa Komisar Klodjan Çeka do të drejtojë Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe. Ndërsa në qarkun e Lezhës, Komisar Sokol Myrta është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Mirditë.
Emërimet:
-Drejtues Ardrit Elmazi, pasi është shpallur fitues në konkurrimin për Drejtor Qarku, emërohet në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës.
-Drejtues Dashamir Spaho, pasi është shpallur fitues në konkurrimin për Drejtor Qarku, emërohet në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.
-Drejtues i Parë Xhevahir Karaj, pasi është shpallur fitues në konkurrimin për Drejtor Qarku, emërohet në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër.
-Drejtues Armir Gjikolaj, me detyrë Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, pasi ka dhënë dorëheqjen nga detyra, me kërkesë të tij, emërohet në detyrën Drejtor i Qendrës së Mbyllur të të Huajve.
-Kryekomisar Idris Daulle emërohet në detyrën Zëvendësdrejtor për Sigurinë Publike, në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës.
-Kryekomisar Erion Duma emërohet në detyrën Shef i Komisariatit të Policisë Shkodër, në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër.
-Komisar Klodjan Çeka emërohet në detyrën Shef i Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër.
-Komisar Sokol Myrta emërohet në detyrën Shef i Komisariatit të Policisë Mirditë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë./Dosja.al
Florian Bieber TIRANË- Në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, mijëra njerëz dolën përsëri në rrug&eum...
foto ilustruese TIRANË- Bumi turistik nuk po arrin të ndihmojë apo të tërheqë pas vete bujqësinë, por përkundr...
foto ilustruese TIRANË- Institucionet financiare jo-bankare të pagesave dhe të huadhënies po kërkojnë me këmbëngulj...
foto ilustruese TIRANË- Kursi i këmbimit mes Euros dhe Lekut e ka nisur në rënie edhe këtë javë, duke prekur një re...
TIRANË- Ndërsa inflacioni dhe rritja e kostos së jetesës vazhdojnë të ushtrojnë presion mbi buxhetet familjare në t&eu...
foto ilustruese TIRANË- Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti paras...
TIRANË- Protesta e 23-të radhazi për largimin e kryeministrit Edi Rama është zhvilluar sot në Kryeqytet. Fillimisht qytetarë...
pamje nga protesta TIRANË- Qytetarët kanë vijuar marshimi e tyre drejt sheshit Nënë Tereza. Me thirrje si: "Rama n’burg...
foto ilustruese VLORË- Një sherr me grushte ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në bulevardin “Ismail Qe...
TIRANË- Janë zbuluar detaje të reja nga dosja hetimore e SPAK, ku u goditën “lordët” shqiptarë të trafikut t&eu...