Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Mjetet e bllokuara janë 18 jet ski, 7 skafe, 3 gomone dhe 2 varka metalike me motor uji të instaluar. 12 mjete lundruese janë konstatuar duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve.
TIRANË- Policia ka bërë me dije se gjatë monitorimit të sigurisë detare janë bllokuar 30 mjete lundruese nga Komani në Ksamil. Bllokimi i tyre ka ardhur pasi janë kryer kontrolle të 431 mjetesh lundruese. Mjetet e bllokuara janë 18 jet ski, 7 skafe, 3 gomone dhe 2 varka metalike me motor uji të instaluar. 12 mjete lundruese janë konstatuar duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve.
Më tej bëhet me dije se janë shpëtuar 13 persona në det. Policia apelon për respektimin e rregullave për përdorimin e mjeteve lundruese, që të mos shkelin perimetrin e sigurisë, të lundrojnë vetëm në zonat e lejuara dhe të jenë të pajisur me mjetet e shpëtimit.
Njoftimi:
Monitorim intensiv nga Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë detare. Si rezultat i monitorimit dhe kontrolleve nga Ksamili në Koman janë bllokuar 30 mjete lundruese. 12 prej tyre për shkelje të perimetrit të sigurisë.
13 shtetas (shqiptarë dhe të huaj) u shpëtuan në det, përmes ndërhyrjes së Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare. Në kuadër të operacionit “SIGURIA DETARE”, Policia Kufitare, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, po kryen monitorime dhe kontrolle intensive në hapësirën detare nga Ksamili në Velipojë, si dhe në hapësirat liqenore dhe lumore, me qëllim evidentimin e shkelësve të rregullave të lundrimit, të perimetrit të sigurisë, apo të përdorimit të mjeteve lundruese pa dokumentacion përkatës.
Përgjatë kësaj jave janë kontrolluar 431 mjete lundruese, nga të cilat 30 janë bllokuar për shkelje të perimetrit të sigurisë detare, ushtrim aktivitetesh jashtë zonave të miratuara dhe pa dokumentacion përkatës.
Mjetet e bllokuara janë 18 jet ski, 7 skafe, 3 gomone dhe 2 varka metalike me motor uji të instaluar. 12 mjete lundruese janë konstatuar duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve. Drejtuesit e tyre janë ndëshkuar me masë administrative 100,000 lekë secili.
Ndërkohë, nga Ksamili në Velipojë, Policia Kufitare ka ndërhyrë në 7 raste për t’u ardhur në ndihmë 13 shtetasve, të cilët ndodheshin në rrezik për shkak të dallgëve të forta apo defekteve në mjetet e tyre lundruese.
Policia Kufitare apelon për respektimin me rigorozitet të rregullave për përdorimin e mjeteve lundruese, që të mos shkelin perimetrin e sigurisë, të lundrojnë vetëm në zonat e lejuara dhe të jenë të pajisur me mjetet e shpëtimit.
Policia e Shtetit fton qytetarët dhe pushuesit të denoncojnë çdo rast të shkeljes së perimetrit të sigurisë detare apo të masave të sigurisë, në numrin pa pagesë 112, duke u garantuar reagim të menjëhershëm dhe masa konkrete ndaj çdo shkelësi.
Pamje nga vendi i ngjarjes QAFË BOTË- Pushimet e verës dhe rikthimi ose dalja jashtë vendit shoqërohet me pritje të gjat...
Foto DIMAL- Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në fshatin Kutalli në Dimal. Një 51-vje&c...
Foto ilustruese TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK ka goditur së fundmi nj&eum...
Marjeta Karaj dhe Menduh Kurtdeda TIRANË- Gjykata e Tiranës ka marrë vendimin dhe zhbëri dënimin prej 22 vitesh burgim pë...
Foto TIRANË- Emigracioni dhe rënia e lindshmërisë ndër vite janë faktorë kyç që po ndikojnë te mplakja ...
Foto BAJRAM CURR- Një 18-vjeçar është plagosur me thikë ditën e djeshme nga një 25-vjeçar në Bajram Curr. ...
Foto TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK përmes një njoftimi ka bëre ...
Foto VELIPOJË- Drejtori i IKMT-së në Shkodër, Emiljano Nika kallëzuar në polici një rast kërcënimi që...
Foto ilustruese SARANDË- Policia e Sarandë përmes një njoftimi ka bërë me dije se ka vënë në pranga 43-vj...
Foto TALE- Një 60-vjeçar ka ndërruar jetë në ditën e sotme në Tale. Viktima mësohet se po lahej në plaz...