LIVE UPDATES
Aktualitet

Shtëpia e kthyer në muze që ruan provat e gjenocidit serb: Ruajta rrobat dhe sendet e fëmijëve të masakruar

Sidomos, plaga e pashërueshme janë vogëlushët e tij, që u masakruan pa mëshirë nga xhelatët serbë.

25 Shkurt 2026, 22:17 Nga E. D

Shtëpia e kthyer në muze që ruan provat e gjenocidit serb: Ruajta

KOSOVË- Në shtëpinë-muze të kujtesës së civilëve të rënë të luftës mbeten hapësira të tjera mjaft të rëndësishme që i kujtojnë Fadil Muqollit dhe anëtarët e tjerë të familjes. Sidomos, plaga e pashërueshme janë vogëlushët e tij, që u masakruan pa mëshirë nga xhelatët serbë.

“Dhoma ku është gjithçka ka pasur në shtëpi. Këtu janë librat e fëmijëve, motrës, cikës së djalit të xhaxhait. Ata janë librat e motrës, Hafisë. Ka qenë studente, ka ardhur një javë para se të ndodhte gjenocidi dhe është vrarë. Librat e vajzës, Shehidës, Ylberit të djalit të dytë, librat e Naserit, djalit të madh. Këtu është gjithçka që ka pasur në shtëpi, është plisi i babës. Atë transmetuesin e ka mbajtur familja deri sa është vrarë, për të dëgjuar lajmet”, u shpreh familjari i viktimave,  Fadil Muqolli.

Dhimbja e Fadilit tregon se si ka ekspozuar sendet personale të familjarëve të rënë në muze dhe çfarë vlerë ka për secilin. Fëmijët e tij ishin të shtyrë nga librat dhe shkolla, por fatkeqësisht u përballën me agresorin e pamëshirshëm nga Beogradi.

Një tjetër dhomë e rëndësishme e muzeut, në të cilën Fadili ndalet gjatë, është ekspozimi i veshjeve që kanë pasur anëtarët e familjes. Ai ka refuzuar t’i lajë që në krye të herës dhe i ka ruajtur ashtu siç kanë qenë pas rikthimit të familjes nga Drenasi, ku nuk janë lejuar të futen brenda.

“Janë rrobat e 14 anëtarëve të familjes atë ditë që janë kthyer, që i ka lagur shiu dhe i kanë ndërruar në banjo. Këto rroba janë në atë gjendje siç i kanë lënë, nuk kam pranuar t’i pastroj. Kam dashur t’i ruaj ashtu siç i kanë lënë 14 anëtarët e familjes së ngushtë”, u shpreh Fadil Muqolli, familjar i viktimave.

Fadili, me një forcë mbinjerëzore, shpjegon dhe paraqet të gjithë anëtarët e vrarë të masakrës së Poklekut në dhomën ku kujtohen të gjithë së bashku.

Në dhomë janë të shfaqura dhe detaje makabre të gjendjes së mureve dhe dyshemesë pas ngjarjes, që vërtetojnë fjalët e këtij luftëtari të UÇK-së. Gjaku i fëmijëve, që ka rrjedhur lirshëm nga dhoma në bodrum, është dëshmia më e fortë e kësaj masakre.

“Jemi në dhomën ku janë fotografitë e të gjithë atyre që janë vrarë, masakruar dhe djegur. Këtu janë fotot e bodrumit. Kur kemi hyrë, toka ka qenë vetëm gjak, muret me gjak. Këtu janë fotot e eshtrave siç i kemi gjetur; këto foto i ka bërë Nehat Sulejmani, para se t’i tërhiqte. Vendi ku janë vrarë baba dhe Ymerl Elshani. Arkivoli ku janë eshtrat e 51 personave, e pamundur t’i ndash, sepse më i madhi ka qenë sa një paketë cigare”, u shpreh Fadil Muqolli.

“Kjo është familja e ngushtë: baba, nana, motrat, bashkëshortja, vajza, 3 djemtë. Bashkëshortja e vëllait, dy vajzat e vëllait. Liria ka lindur në luftë, i ka pasur vetëm 6 muajsh. Axha, shpjegimi, me pas i personave të vrarë. Emrat që kanë humbur jetën”, u shpreh familjari i viktimave.

Fadil Muqolli ka dhënë gjithçka për lirinë e Kosovës. Jeton mes dhimbjes dhe kujtimit për familjarët e humbur. Është dëshmi e gjallë e sakrificës dhe forcës, dhe motivi se pse sot gëzojmë lirinë, për shkak të vetmohimit që ai dhe të ngjashmit e tij në UÇK kanë bërë.

Sot, në një kohë kur drejtësia ndërkombëtare duket se ka humbur qëllimin dhe rrugën, ku betimi i Solonit duket i largët sa vetë prejardhja e emrit të tij nga Athina e lashtë, viktima po gjykohet si agresor. Autorët e masakrës së Poklekut jo vetëm që nuk janë dënuar, por nuk ka pasur asnjë lëvizje minimale për identifikimin e tyre. Kjo është hipokrizi dhe turp i magjistratëve në Hagë, që nga zyrat e tyre, të ndikuara nga influenca ruso-serbe, nuk kanë marrë mundimin të shkelin në Poklek.

Nëse do të dëgjonin këshillën e ish-sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Lord George Robertson, sot nuk do të dukeshin aq qesharakë dhe të gërditshëm sa duket kur akuzojnë ish-liderët e UÇK-së se kanë mbajtur armë në kohë lufte./Top Channel

kosove serbi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet