25 Shkurt 2026, 21:01
Nga E. D
foto ilustuese
KAVAJË- Policia ka ndaluar një 38-vjeçar në Kavajë, pasi kishte thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpie”. Blutë bëjnë me dije se personi me iniciale A.B., është ndaluar për verifikim dhe nuk i është bindur policisë kur mësoi se do të shoqërohej në komisariat.
Gjithashtu 38-vjeçari ka qenë i shoqëruar nga kunati, një 23-vjeçar me iniciale A.Sh dhe familjarët, të cilët kanë kundërshtuar me forcë. Si pasojë, punonjësi i policisë ka qëlluar në ajër për t’i zmbrapsur dhe me mbërritjen e forcave të tjera policore, janë arrestuar.
Ndërkohë, veprimet hetimore po kryhen nga Oficeri i Policisë Gjyqësore së Durrësit, ndërsa është njoftuar edhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 19:10, Patrulla e Përgjithshme e Postës së Policisë Golem, bashkë me Ndihmësspecialistin e zonës që ishte i gatshëm, gjatë patrullimit në territor, në Golem, kanë konstatuar në rrugë shtetasin A. B., 38 vjeç, i cili ishte i shoqëruar me persona të tjerë, dhe e kanë ndaluar për verifikim, pasi njihej nga Policia që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
Punonjësit e Policisë, gjatë verifikimit, i kanë kërkuar arsyen e thyerjes së masës së sigurisë dhe i kanë komunikuar se do të shoqërohej në ambientet e Komisariatit të Policisë Kavajë për veprime të mëtejshme.
Shtetasi A. B. dhe kunati i tij, shtetasi A. Sh., 23 vjeç, kanë kundërshtuar me forcë shërbimet e Policisë, të ndihmuar edhe nga persona të tjerë, familjarë të tij. Punonjësi i Policisë me detyrë Ndihmësspecialist në Postën e Policisë Golem ka qëlluar me armën e shërbimit, pistoletë, një herë në ajër, me qëllim zbrapsjen e tyre.
Në ndihmë të punonjësve të Policisë kanë shkuar shërbime të tjera policore, të cilat kanë bërë shoqërimin e shtetasve të përfshirë në kundërshtim të veprimeve të Policisë. Gjithashtu, është shoqëruar në Komisariat edhe shtetasi A. B., i cili kishte thyer masën e sigurisë.
Veprimet hetimore për këtë rast po kryhen nga Oficeri i Policisë Gjyqësore i Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës. Ndërkohë, është njoftuar edhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore për rastin./Dosja.al
kavajë
Aktualitet
25 Shkurt 2026, 19:16
E. D
KOSOVË- Dhjetë organizata të shoqërisë civile në Kosovë u kanë bërë thirrje përmes një letre parti...
Aktualitet
25 Shkurt 2026, 18:05
E.d
Foto ilustruse
SKRAPAR- Rruga Skrapar-Përmet, ka pësura dëmtime. Siç shikohet edhe nga fotoja e shfaqur në ekran, p&eu...
Aktualitet
25 Shkurt 2026, 17:53
E.d
Foto ilustruse
DURRËS- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës. Një foshnje ka ndërruar jetë pak ç...
Aktualitet
25 Shkurt 2026, 17:46
Biznesi brenda partisë është shndërruar në një plaçkitje të madhe të pronës publike, aq sa zyrtarët a...
Aktualitet
25 Shkurt 2026, 17:13
E.d
Pamje nga vendngjarja
GRAMSH- Qarkullimi i automjeteve është rënduar në aksin rrugor Lozhan-Moglicë-Gramsh. Kjo ka ardhur si pasoj...
Aktualitet
25 Shkurt 2026, 17:05
E.d
Foto ilustruse
KORÇË- Një aksident rrugor ka ndodhur në qytetin e Korçës. Aksidenti ka ndodhur në zonë...
Aktualitet
25 Shkurt 2026, 16:23
E.d
Foto ilustruse
ITALI- Policia italiane ka arrestuar një 47-vjeçar shqiptar. Ai është arrestuar nga policia, pasi është...
Aktualitet
25 Shkurt 2026, 16:02
E. D
Banorët e Baks Rrjollit
VELIPOJË- Banorët e Baks Rrjollit kanë hyrë sot në ditën e 24-të të pr...
Aktualitet
25 Shkurt 2026, 15:52
E.d
Foto ilustruse
GREQI- Policia greke zhvilloi një operacion në burgun e Domokos, aty ku vuajnë dënimin shqiptarët Alket R...
Aktualitet
25 Shkurt 2026, 10:10
Klodian Braho
TIRANË- Kreu i SPAK, Klodian Braho, është thirrur më 3 mars në Bruksel në një takim ku diskutohen ç...