LIVE UPDATES
Aktualitet

PAMJE/ Dokumentuesi i gjenocidit serb: Në Kosovë u kryen mbi 400 masakra tek civilët

Fëmijët, ishin viktimat e pafajshme të luftës. Ata, janë ende plaga e hapur që shkaktoi barbaria serbe. Zyrtarisht, janë regjistruar 1133 fëmijë të vrarë dhe të zhdukur, por, shifra reale sipas mbledhësve të fakteve shkon 1432 viktima të mitur.

25 Shkurt 2026, 21:56 Nga E. D
PAMJE/ Dokumentuesi i gjenocidit serb: Në Kosovë u kryen mbi 400
foto ilustuese

KOSOVË- Këto janë pamjet nga parada e 1432 fëmijëve në bulevardin e Prishtinës në kujtim të bashkëmoshatarëve të tyre që u kthyen në martirë të makabriteteve serbe në Kosovë.

Fëmijët, ishin viktimat e pafajshme të luftës. Ata, janë ende plaga e hapur që shkaktoi barbaria serbe. Zyrtarisht, janë regjistruar 1133 fëmijë të vrarë dhe të zhdukur, por, shifra reale sipas mbledhësve të fakteve shkon 1432 viktima të mitur.

Kontribut të madh në këtë çështje, në dokumentimin e luftës së Kosovës dhe pasojat tek fëmijët dhe civilët ka dhe aktivisti Esat Shala. Ky i fundit ia ka dedikuar jetën mbledhjes së kasetave me pamje duke qenë arkivuesi më i madh i Luftës së UCK.

‘Ka dhe pjesë ku fëmijë të masakruar që nuk janë filmuar fare. Numri i fëmijëve të vrarë u zvogëlua gjatë luftës. Shteti e ka bërë 1133, por në fakt janë 1432 ku i kemi argumentuar unë dhe profesori Nusret Pllana. Kemi foto, datën e lindjes dhe datën e vdekjes, me shifër të saktë dhe shteti i Kosovës ka hequr 300 fëmijë, duke e bërë 1133, duke filluar nga presidenti, kryeministri e të gjithë me radhë. Janë bazuar në statistikat e Natasha Kandicit, serbe’- u shpreh Esat Shala, arkivues.

Në fakt, Esati ka dhe filmime të masakrave të tjera që nuk janë shumë të njohura sa i përket luftës së Kosovës, ose që nuk kanë pasur vëmendjen e duhur. Këto masakra të vërtetuara me prova, po i referojmë dhe në këtë dokumentar për të shërbyer si provë për drejtësinë…

Masakra ka pasur mbi 400, por të filmuar të fëmijëve është masakra e Koliqit, shumë e rëndë është, në dalje të Prishtinës. Një oborr me fëmijë i masakruar dhe pak kush ka folur për masakrën e Koliqit”- u shpreh Esat Shala, arkivues

Nga 18 deri më 23 prilli i vitit 1999, në disa fshatra të Podujevës janë vrarë më shumë se 200 persona civilë. Fëmijë, të moshuar, gra, burra. Pamjet që shihni janë siguruar nga arkivisti Esat Shala. Ato, janë fiksuar në fshatin Koliq.

Në oborr, shihen qartë dhe trupat e dy fëmijëve, dy djem të vegjël, që nuk i kanë shpëtuar plumbave të xhelatëve serbë. Barbaria nuk njihte kufij. Madje, për tu siguruar për vdekjen, njëri nga të miturit është qëlluar në kokë. Pamjet janë të tmerrshme për tu transmetuar të pa censuruara. Ato, duhen bërë publike për të shërbyer si provë e përjetshme për gjenocidin që kanë ushtruar serbët ndaj shqiptarëve.

Aktivisti Shala, pjesë e një familje me kontribut në luftën çlirimtare të Kosovës, tregon dhe arsyen se pse ka nisur të merret me arkivimin e dokumenteve.

Ideja ka filluar në 2005, kam qëndruar në mal gjatë kohës së luftës 98-99. Në atë kohë ka ardhur një gazetar norvegjez, me nofkën Peter, emrin Paul. Jam munduar ti gjej fotot dhe videot që na ka bërë mua dhe familjes. Kam pasur babën të arrestuar para viteve 90, xhaxhain. Në 90 vritet në demostrata, Sait Shala, pastaj vjen lufta 97-99, me 10 prill të 98, forcat serbe zhdukin xhaxhain tim, mjekun e parë të UCK, Xhavit Shalën. Po në atë vit, më 14 dhjetor 1998, bie heorikisht motra ime me dhëndrin, Luanin së bashku me 40 ushtarë në Has, gjatë kohës që po ktheheshin nga Shqipëria në Kosovë se kishin shkuar për armatim më modern”- u shpreh Esat Shala, arkivues./Top Channel

kosovë

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet